Kuriozitete

Si e dimë se sa e vjetër është Toka?

Published

on

Toka është krijuar afro 4.54 miliardë vite më parë. Në fillim janë formuar dhe zhdukur disa kontinente, zgjeruar dhe zvogëluar shtresat e mëdha prej akulli, dhe jeta ka evoluar nga organizmat njëqelizore në balenat blu. Por si e dimë moshën e vërtetë Tokës? Analizat nisin nga brendësia e saj.

“Kur je një shkencëtar i Tokës që analizon një shkëmb, në fakt ai nuk është thjesht një shkëmb, por një objekt që bart me vete një histori, të cilën mund të përpiqesh ta deshifrosh” thotë Beki Flauer, gjeologe në Universitetin e Kolorados.

Kur mineralet formohen nga magma ose llava, ato shpesh përmbajnë gjurmë të materialit radioaktiv, si uraniumi. Me kalimin e kohës, këta elementë radioaktivë shpërbëhen, pra emetojnë rrezatim, duke i transformuar përfundimisht në elementë të rinj më të qëndrueshëm që mbeten të bllokuar brenda mineralit.

Uranium radioaktiv-238, është një formë e zakonshme e uraniumit. Atomet e tij do të lëshojnë energji derisa përfundimisht të kthehen në plumb. Ky proces ndodh me një shpejtësi fikse të njohur si ‘gjysmë jetë’, që përputhet me sasinë e kohës që i duhet gjysmës së atomeve për t’u zbërthyer.

Gjysma e jetës së uranium-238 është më shumë se 4 miliardë vjet, që do të thotë se duhen më shumë se 4 miliardë vjet që gjysma e uranium-238 të bëhet plumb. Kjo e bën atë të përsosur me objekte që janë shumë, shumë të vjetra. Duke e njohur këtë proces, ne mund të llogarisim se sa i vjetër është një shkëmb bazuar në raportin e elementit radioaktiv “prind” dhe elementit të qëndrueshëm “bijë”, një metodë e quajtur datim radiometrik.

Flauers thotë se për këtë përcaktim moshor përdoret zakonisht minerali zirkon, sepse ai përmban një sasi relativisht të madhe uraniumi. Datimi përmes plumbit të uraniumit, është vetëm një lloj mënyre e datimit radiometrik. Llojet e tjera përdorin elementë të ndryshëm; për shembull, datimi me radiokarbon, një nga metodat më të zakonshme, që përdor një izotop radioaktiv të karbonit, i cili ka një gjysmë jetëgjatësie prej mijëra vjetësh, dhe është i dobishëm për përcaktimin e moshës së lëndës organike.

Duke përdorur këto metoda, gjeologët kanë gjetur minerale në Tokë që datojnë deri në 4.4 miliardë vjet, që do të thotë se planeti ynë është krijuar përafërsisht në atë kohë. Por nëse shkencëtarët thonë se Toka është më shumë se 4.5 miliardë vjet e vjetër, nga erdhën këto rreth 100 milionë vjet shtesë?

Siç u përmend më lart, Toka s’ka ndryshuar shumë gjatë miliarda viteve, veçanërisht përmes proceseve të tilla si tektonika e pllakave, të cilat e zhvendosin koren, që kanë krijuar kontinente të reja nga magma apo që i kanë zhytur nën ujë kontinentet e vjetra.

Ndaj është e vështirë të gjenden shkëmbinjtë që datojnë që nga fillimi i historisë së planetit. Sepse ata mund jenë gërryer apo shkrirë prej kohësh. Por shkencëtarët mund të përdorin datimin radiometrik për të përcaktuar moshën e shkëmbinjve nga pjesë të tjera të sistemit diellor.

Disa meteorë përmbajnë materiale që janë më shumë se 4.56 miliardë vjet të vjetra. Edhe shkëmbinjtë e marrë nga Hëna dhe Marsi datojnë rreth 4.5 miliardë vjet më parë. Këto data janë shumë afër kohës kur shkencëtarët mendojnë se nisi të merrte formë sistemi diellor nga reja e gazit dhe pluhurit që rrethonte Diellin e porsa-krijuar.

Dhe duke ditur të gjitha këto epoka relative, ne mund të nisim të hartojmë një plan kohor se si filluan të formohen Toka, Hëna, Marsi dhe të gjithë shkëmbinjtë e tjerë të vegjël që notojnë përreth në hapësirën e afërt. Megjithatë, kalimi nga reja e pluhurit primordial në planetin Tokë nuk ndodhi menjëherë, por përkundrazi gjatë miliona viteve, thekson Rebeka Fisher,  shkencëtare e Tokës dhe planetarëve në Universitetin e Harvardit.

Kjo do të thotë se kuptimi ynë mbi moshën e Tokës, do të jetë gjithmonë më pak mbi vitin e saktë se kur u formua planeti, dhe më shumë mbi një ndjenjë të përgjithshme të epokës kur filloi të merrte formë planeti ynë. / LiveScience – Bota.al

Kuriozitete

25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!

Published

on

By

Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.

Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.

  1. Muhammad – 133,349,300
  2. Maria             – 61,134,526
  3. Jose – 29,946,427
  4. Wei -17,145,807
  5. Ahmed -14,916,476
  6. Yan -14,793,356
  7. Ali -14,763,733
  8. John -14,323,797
  9. David -13,429,576
  10. Li -13,166,162
  11. Abdul -12,163,978
  12. Ana -12,091,132
  13. Ying             -12,047,080
  14. Michael -11,471,765
  15. Juan -11,372,603
  16. Anna -11,350,336
  17. Mary -11,303,767
  18. Jean             -11,024,162
  19. Robert -10,170,794
  20. Daniel             -10,026,181
  21. Luis             -9,757,245
  22. Carlos             -9,618,779
  23. James             -8,807,695
  24. Antonio -8,659,274
  25. Joseph -8,630,833

Continue Reading

Kuriozitete

Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht

Published

on

Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.

Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.

Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.

Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.

Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.

Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.

Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash

Published

on

Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.

Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.

Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.

Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.

Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kuriozitete

Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë

Published

on

Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.

Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.

Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.

Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.

Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara