Lajmet

Si do të zhduket Universi?

Kjo sipas një studimi të ri.

Published

on

Zgjerimi i pafund, Kërcitja e Madhe, singularitet, staticitet (dhe shumë më tepër): Hipotezat se cili do të jetë fati përfundimtar i Universit janë të shumta, dhe shumë të ndryshme nga njëra-tjetra (dhe për fatin tonë të mirë e përcaktojnë fundin shumë larg në kohë nga tani).

Tani kësaj liste i shtohet një studim i ri, i cili bazohet mbi teorinë e avullimit të Vrimave të Zeza të formuluar nga i ndjeri Stephen Hawking. Sipas këtij modeli, të zhvilluar nga Michael Wondrak, Walter van Sujlekom dhe Heino Falcke, astrofizikanë në Universitetin Radbaud në Holandë, Universi ynë po “avullon” ngadalë para syve tanë dhe do të zhduket kur të mbarojë ky proces avullimi.

Le të përpiqemi ta kuptojmë çështjen në terma më të thjeshtë. Teoria e Avullimit të Vrimave të Zeza u formulua nga Stephen Hawking në vitin 1974. Ajo parashikon se ndonëse këto objekte kanë një fushë gravitacionale aq të fuqishme, sa që nuk mund t’u shpëtojnë as lënda dhe as drita, ekzistojnë disa efekte kuantike dhe kushte të  veçanta, ku Vrimat e Zeza mund të  avullojnë ngadalë, duke emetuar vazhdimisht një rrezatim termik (i ashtuquajturi Rrezatimi Hawking).

Siç shpjegohet nga Instituti Kombëtar i Astrofizikës në SHBA, ky avullim do të çonte në ngushtimin e horizontit të ngjarjeve të një Vrime të Zezë, një proces ende i pavërejtur, faza përfundimtare e të cilit përfaqëson nga ana tjetër, një nga misteret e mëdha të fizikës teorike.

Me pak fjalë jemi ende në fushën e hipotezave, mbi të cilat shkencëtarët kanë punuar prej shumë kohësh. Në një studim të botuar në prill të këtij viti, sërish në “Physical Review Letters”, e nënshkruar nga një grup studiuesish nga departamenti i fizikës së  Universiteti Sapienza i Romës, Instituti Kombëtar i Fizikës Bërthamore në Itali dhe Instituti Niels Bohr në Danimarkë, ka treguar përmes simulimeve komplekse numerike disa “fate” të mundshme për procesin e avullimit të Vrimave të Zeza, përfshirë shfaqjen e të ashtuquajturave “singularitete” (pikat në të cilat dendësia e materies arrin vlera kaq të larta, sa të shkaktojë një kolaps gravitacional të hapësirë-kohës) edhe jashtë vetë Vrimës së Zezë.

Kjo do të shkelte parimin e “censurës kozmike” të formuluar nga fizikanti Roger Penrose, sipas të cilit singularitetet janë gjithmonë brenda Vrimës së Zezë, dhe nuk mund të jenë në komunikim me botën e jashtme. Por në një skenar alternativ, parashikohet që Vrimat e Zeza mund të kthehen në “krimba”, pra në struktura (deri tani vetëm hipotetike) që janë në gjendje të lidhin pika të ndryshme të hapësirë-kohës .

“Ne kemi treguar se përveç rrezatimit të mirënjohur Hawking, mund të ketë edhe një rrezatim tjetër të panjohur deri më tani”- thotë Wondrak. Pra analogjia është kjo:nga Vrimat e Zeza mund të “avullojnë” në mënyrë spontane grimcat që u shpëtojnë atyre (Rrezatimi Hawking); grimcat mund të “avullojnë” spontanisht nga fusha elektrike dhe ta shkatërrojnë atë (Efekti Schwinger). Më pas ndoshta edhe nga hapësira-koha, grimca të tjera mund të “avullojnë” spontanisht, në kushte të caktuara gravitacionale. / Galileonet – Bota.al

Continue Reading

Lajmet

UBT shënon arritje historike: Renditet përsëri ndër institucionet më të mira në botë dhe i pari në rajon, sipas GreenMetric

Published

on

UBT është renditur ndër institucionet më të mira në botë nga UI GreenMetric World University Ranking, një ndër vlerësimet globale më prestigjioze për qëndrueshmërinë universitare dhe kampuset e gjelbra. UBT është institucioni i parë në rajon që pozicionohet me sukses në këtë renditje të rëndësishme ndërkombëtare.

Nga mbi 1,800 institucione pjesëmarrëse nga e gjithë bota, UBT është renditur në 50% e institucioneve më të mira, duke konfirmuar angazhimin e tij për krijimin e kampuseve të gjelbra, të qëndrueshme dhe inovative.

Në veçanti, në kategorinë e kampuseve inovative, në mesin e mbi 500 institucione të përfshira globalisht, UBT u rendit në vendin e 169, duke treguar përkushtimin e vazhdueshëm të institucionit ndaj standardeve ndërkombëtare dhe inovacionit në mjedis.

UI GreenMetric përdor një metodologji që vlerëson 39 indikatorë në gjashtë fusha kyçe: mjedisin dhe infrastrukturën, energjinë dhe ndryshimet klimatike, menaxhimin e mbetjeve, ujin, transportin, si dhe edukimin dhe kërkimin.

Rezultatet e këtij viti e pozicionojnë UBT-në si një nga institucionet më të përparuara në rajon për qëndrueshmërinë e kampusit dhe politikat inovative të menaxhimit. Kjo arritje e vendos UBT-në në një pozitë të veçantë në hartën akademike ndërkombëtare dhe përfaqëson një sukses të jashtëzakonshëm për institucionin dhe arsimin e lartë në Kosovë.

Ajo dëshmon se institucionet në Kosovë mund të konkurrojnë me sukses në skenën globale, duke tejkaluar standardet ndërkombëtare në qëndrueshmëri, inovacion dhe zhvillim të përgjegjshëm. UBT ka qenë pjesë e kësaj renditjeje prestigjioze edhe në vitet 2023 dhe 2024, duke treguar një angazhim të vazhdueshëm për qëndrueshmërinë mjedisore dhe ndryshimet klimatike.

Continue Reading

Vendi

Prof. Ferid Selimi: Kërkimi shkencor në Kosovë ka potencial, por kërkon standarde të qarta

Published

on

Profesori dhe Dekani i Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Prof. Dr. Ferid Selimi, ishte mysafiri i radhës në Podcastin e UBT-së, ku diskutoi gjerësisht mbi gjendjen aktuale të kërkimit shkencor në Republikën e Kosovës.

Në këtë episod, Prof. Selimi foli për terrenin akademik dhe institucional në vend, duke e vlerësuar atë si një hapësirë me potencial të konsiderueshëm, por që ende përballet me sfida strukturore dhe metodologjike. Ai theksoi se zhvillimi i kërkimeve të mirëfillta shkencore kërkon qasje të plotë në të dhëna, transparencë institucionale, infrastrukturë adekuate dhe mbështetje financiare, elemente të cilat në Kosovë shpesh mungojnë ose janë të fragmentuara.

Për më shumë, ndiqni Podcastin në Youtube: PODCASTI

Continue Reading

Sport

Laporta i Barcelonës dëshmon para gjykatës

Published

on

Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, është thirrur sot si dëshmitar në hetimet për “Rastin Negreira”, që heton pagesat e klubit ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Arbitrave, José María Enríquez Negreira, dhe kompanive të tij.

Laporta do të japë dëshminë e tij si dëshmitar, pasi hetimi për periudhën kur ai ishte president (2003-2010) është mbyllur për shkak të afateve ligjore. Gjyqtarja do t’i drejtojë pyetje mbi arsyet dhe rritjen e pagesave gjatë asaj periudhe.

Deklarimi i tij para gjyqtares Alejandra Gil ka filluar që në orën 11:30 në Ciutat de la Justícia në Barcelonë.

Hetimi lidhet me pagesa prej mbi 8 milionë eurosh që Barcelona ka bërë gjatë viteve 2001–2018, të cilat prokuroria i dyshon. FC Barcelona ka pohuar se pagesat ishin për raporte teknike lidhur me arbitrimin.

Deklarime të rëndësishme kërkohen nga Laporta për të sqaruar arsyet e vendosjes së këtyre pagesave dhe rolin e tij në vendimet e bëra atëherë.

Përveç Laportas, trajnerët e mëparshëm të Barcelonës, Luis Enrique dhe Ernesto Valverde, janë gjithashtu të thirrur për të dëshmuar. Hetimi, i nisur pas një padie të prokurorisë në mars 2023, shqyrton nëse pagesat i korrespondojnë shërbimeve të pretenduara dhe nëse ka pasur ndikim arbitral në ndeshjet e klubit.

Continue Reading

Lajmet

Modric: Milan është klubi më i madh italian, po shijoj çdo moment

Published

on

Ylli kroat i Milan, Luka Modric, po përjeton një fillim fantastik në San Siro dhe e ka shprehur entuziazmin e tij për jetën dhe futbollin në Milano.

40-vjeçari, fitues i Topit të Artë 2018, iu bashkua Rossonerëve si agjent i lirë nga Real Madrid gjatë verës dhe ka startuar 14 ndeshje radhazi në Serie A.

“Ndjehem mirë, fizikisht dhe mendërisht, dhe po shijoj atë që bëj. Dua të vazhdoj kështu sepse po argëtohem,” tha Modric për Gazzetta dello Sport.

Milan aktualisht është në krye të tabelës së Serie A, së bashku me Napoli, edhe pse nuk marrin pjesë në garat europiane këtë sezon. Modric theksoi vështirësitë e kampionatit Italian./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara