Lajmet

Si do të ndikojnë rregullat e reja të Joe Biden për prodhimin dhe importimin e çipave?

Lëvizja po shihet si një hap drejt përshkallëzimit të tensioneve mes Pekinit dhe Uashingtonit në teknologji.

Published

on

Departamenti Amerikan i Tregtisë publikoi një grup të ri rregullash gjithëpërfshirëse, të cilat synojnë të ndalojnë Kinën nga prodhimi ose importimi i çipave dhe komponentëve kryesorë me AI të përdorur për të ndërtuar superkompjuterë.

Lëvizja po shihet si një hap tjetër drejt përshkallëzimit të tensioneve midis Pekinit dhe Uashingtonit në industrinë e teknologjisë. Ky veprim ka të ngjarë ta bëjë më të vështirë për Kinën që të nxisë industrinë e saj vendase. Logjika pas kufizimeve nga pala amerikane është sepse SHBA mendon që Kina do të përdorë gjysmëpërçuesit për të avancuar teknologjinë e saj ushtarake.

Këtu janë disa nga rregullat e reja:

1) Në vazhdim, kompanitë do të kërkojnë licenca për të eksportuar çipa me performancë të lartë në Kinë. Këto çipa zakonisht përdoren për aplikacione të bazuara në inteligjencën artificiale

2) Çipat që nuk prodhohen në SHBA, por ende përdorin mjete dhe softuer amerikanë për t’i projektuar dhe prodhuar do të kërkojnë licenca për eksport në Kinë.

3) Kompanitë amerikane do të kufizohen nga eksportimi i llojeve të caktuara të makinerive në kompanitë kineze që po ndërtojnë çipe të një cilësie specifike.

Rregullat e reja nënkuptojnë se vendet e tjera që prodhojnë çipa të tillë të avancuar mund të përballen me presion për të mos i shitur pjesë të caktuara të pajisjeve në Kinë./UBTNews/

Lajmet

Përsëri rritet çmimi i naftës në Kosovë

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka caktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas këtij vendimi, litri i naftës do të kushtojë më së shumti 1.79 euro, benzina 1.52 euro, ndërsa gazi 0.62 euro.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00. Kjo është dita e katërt radhazi që çmimi i naftës në vend po rritet me nga 1 cent për litër. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Jessie J ndërpret koncertin pas përleshjes së fansave në turmë

Published

on

Këngëtarja britanike Jessie J ka ndërprerë për pak çaste performancën e saj në Angli, pasi disa fansa në turmë u përfshinë në një përleshje.

Gjatë koncertit pranë Londrës, këngëtarja u kërkoi të pranishmëve të qetësoheshin dhe të mos përfshiheshin në konflikte.

“Ky është alkooli dhe egoja. Thjesht qetësohuni. Të grindesh është humbje kohe, sidomos të godasësh dikë. Dhe para fëmijëve, absolutisht jo”, u tha ajo fansave.

Jessie J u bëri thirrje të pranishmëve që të mos reagonin me agresivitet, edhe në rastet kur dikush tjetër po sillej keq.

Pasi situata nuk u qetësua, këngëtarja kërkoi që personat e përfshirë në konflikt të nxirreshin nga salla, në mënyrë që koncerti të vazhdonte.

“Shumë njerëz kanë shpenzuar para për këtë koncert për të më parë. Thjesht nxirrini jashtë që të vazhdojmë. Nuk më duhen këtu. Njerëzit kanë pritur me orë të tëra për të na parë”, tha ajo.

Reagimi i saj u prit pozitivisht nga fansat, të cilët e vlerësuan për mënyrën e drejtpërdrejtë dhe të vendosur se si e menaxhoi situatën./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Po rinovohet Teatri ODA në Prishtinë, investim prej 1.3 milionë eurosh

Published

on

Po vazhdojnë punimet për rinovimin e plotë të Teatrit ODA në Prishtinë, një nga hapësirat më të rëndësishme të skenës së pavarur dhe artit bashkëkohor në Kosovë.

Pas më shumë se dy dekadash veprimtari artistike, objekti po transformohet me synim krijimin e kushteve më të mira për artistët dhe publikun, duke ruajtur rolin e tij në jetën kulturore të kryeqytetit.

Projekti kap vlerën prej 1.3 milionë eurosh dhe synon forcimin e infrastrukturës kulturore, si dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e skenës artistike në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Koçbashliu në Prizren

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Koçbashliu, një aset me vlera të veçanta historike, arkitekturore dhe etnologjike, i cili ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit.

Kjo shtëpi tradicionale ruan elemente karakteristike të arkitekturës qytetare prizrenase, ndër to edhe hajatin dhe çardakun, që i japin objektit veçoritë e tij tipologjike.

Përmes restaurimit synohet ruajtja e këtij objekti dhe e vlerave të tij të trashëgimisë kulturore, duke mbrojtur një pjesë të rëndësishme të kujtesës dhe identitetit historik të Prizrenit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara