Lajmet

Shumica e tifozëve duan që FIFA të kompensojë punëtorët migrantë të Katarit për shkelje të të drejtave

Nga ata që thanë se kishin të ngjarë të shikonin të paktën një ndeshje, 84 përqind e mbështetën propozimin.

Published

on

Shumica e tifozëve të Kupës së Botës mbështesin kompensimin nga FIFA për punëtorët migrantë për shkak të abuzimit të të drejtave gjatë përgatitjeve për turneun 2022 në Katar, tregoi një sondazh i porositur nga Amnesty International.

Katari është përballur vazhdimisht me kritika sa i përket kushteve për punëtorët migrantë, por këmbëngul se ka bërë përmirësime të mëdha në vitet e fundit.

Sondazhi i YouGov anketoi më shumë se 17,000 të rritur nga 15 vende – kryesisht në Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara, Meksikë, Argjentinë, Marok dhe Kenia, tha Amnesty në një deklaratë.

73 për qind e të anketuarve thanë se “mbështesin fuqimisht” ose “priren të mbështesin” që organi qeverisës i futbollit të përdorë disa nga të ardhurat e tij nga Kupa e Botës 2022 për të kompensuar punëtorët migrantë.

Nga ata që thanë se kishin të ngjarë të shikonin të paktën një ndeshje, 84 përqind e mbështetën propozimin.

“Ka ende kohë që FIFA të bëjë gjënë e duhur”, tha Steve Cockburn i Amnesty në një deklaratë duke i bërë thirrje asaj “të krijojë një program rehabilitimi… përpara se të fillojë turneu” më 20 nëntor.

“Mbështetësit nuk duan një Kupë Botërore që është njollosur në mënyrë të pashlyeshme nga abuzimet e të drejtave të njeriut”, shtoi Cockburn.

Në përgjigje, FIFA tha se mori parasysh sondazhin, por paralajmëroi se “të anketuarit mund të mos jenë plotësisht të vetëdijshëm për masat e zbatuara vitet e fundit nga FIFA dhe partnerët e saj në Katar për të mbrojtur punëtorët e përfshirë”.

“Punëtorët janë kompensuar në forma të ndryshme ku kompanitë nuk kanë arritur të respektojnë standardet e mirëqenies së punëtorëve”, thuhet në një deklaratë.

“FIFA do të vazhdojë përpjekjet e saj për të mundësuar kompensimin e punëtorëve që mund të jenë ndikuar negativisht në lidhje me punën e lidhur me Kupën e Botës FIFA”.

Katari është përballur me akuza për raportim jo korrekt të vdekjeve dhe lëndimeve midis punëtorëve migrantë dhe se nuk ka bërë sa duhet për të lehtësuar kushtet e vështira. Pagat e papaguara gjithashtu tema të cilat janë ngritur shpesh./UBTNew/

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara