Sport

Shumë lojtarë të mëdhenj ende në kërkim të një skuadre

Published

on

Mbyllja e merkatos së verës nuk ua heq të gjitha shanset klubeve të ndryshme të futbollit për t’u përforcuar, pasi ekziston një numër i konsiderueshëm lojtarësh, madje tepër cilësore dhe me përvojë në nivelet më të larta, që janë pa kontrata dhe mund t’u bashkohen pa asnjë problem ekipeve të ndryshme.

Mjafton të përmendet disa emra, për të kuptuar se ka opsione të vlefshme, edhe pas 31 gushtit.

Ata që janë në emergjencë në fazën e sulmit, mund t’i besojnë ende një emri të njohur si Mario Mandzukic, i cili për pjesën e dytë të sezonit të kaluar kishte kontratë me Milanin.

Kroati është lojtar i lirë, pra një alternativë e besueshme për të përforcuar sulmin. Edhe Franck Ribery, i cili nuk rinovoi kontratën me Fiorentinën, mbetet i lirë, sikurse Daniel Sturridge, i larguar nga Trabzonspori, Graziano Pelle apo Fernando Llorente e Carloz Tevez.

Klubet që janë në kërkim të elementëve me përvojë në mesfushë, mund t’i hedhin sytë nga Senad Lulic, që mbylli përvojën me Lazion që me 1 korrik, apo Këadëo Asamoah, që nuk do të vijojë të japë kontribut për Cagliarin. Jack Ëillshire dhe Javier Pastore gjithashtu mund të jenë vlerë e shtuar për repartin e ndërmjetëm.

Nga mbrojtësit me emër të mbetur pa kontratë mund të përmenden Serge Aurier, Jerome Boateng, Shkodran Mustafi apo Eliaquim Mangala, ndërsa për klubet që kanë nevojë për portierë, emrat të vlefshëm janë Antonio Mirante, u larguar nga Roma, apo Sergio Romero, që mbylli aventurën me Manchester United.

Sport

Shqipëria mposht San Marinon dhe merr kryesimin e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur një fitore të lehtë e të pritur ndaj San Marinos me rezultat të pastër 3:0, në përballjen e zhvilluar të martën mbrëma në kuadër të Grupit C1 në Ligën e Kombeve.

Me këtë triumf, kuqezinjtë janë ngjitur në pozitën e parë të grupit me gjashtë pikë të grumbulluara. Në këtë takim u veçua edhe sulmuesi Anis Mehmeti, i cili realizoi golin e parë të epërsisë, që njëkohësisht ishte edhe goli i tij i parë me fanellën e kombëtares.

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Rolando Maran, u shpreh i kënaqur me rezultatin dhe reagimin e skuadrës, megjithëse pranoi se në pjesën e dytë ekipi u mjaftua me menaxhimin e lojës.

“Më pëlqeu padyshim pjesa e parë, ku ishim më shumë të rrëmbyeshëm. Në të dytën ishim pak në menaxhim dhe ekipi ynë nuk është i tillë. Por është e vërtetë që kishim lojtarë me karton, ndonjë që vinte nga dëmtimi, ndaj ngadalësuam pak,” deklaroi Maran pas ndeshjes.

Tekniku italian theksoi gjithashtu se fokusi i lojtarëve ishte pashmangshëm te sfida e radhës:

“Bëmë 3 gola, duhet të bënim më shumë se kishim raste. Në të dytën shkuam në menaxhim, me mendje ishim në Finlandë. Por skuadra hyri për të bërë rezultat, ia doli. Janë ndeshje ku duhet të provojmë të rinjtë për të qenë të vlefshëm dhe përfitova nga kjo”.

Continue Reading

Sport

Bashkimi i jep fund dominimit të Trepçës, shpallet kampion i Superkupës

Published

on

By

Bashkimi i ka dhënë fund dominimit të Trepçës në garat e basketbollit kosovar, duke triumfuar në Superkupën e Kosovës.

Prizrenasit të martën mbrëma e mposhtën Trepçën me rezultat 103:93, në një ndeshje dramatike të zhvilluar në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Fituesi u përcaktua vetëm pas vazhdimit prej pesë minutash, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat 87:87.

Nëntë sekonda para fundit, kur rezultati ishte 84:84, Mikaile Tmushiq dështoi të shënonte për tri pikë. Në aksionin pasues, Shanon Shorter realizoi nga distanca për 87:84 në favor të Bashkimit. Prizrenasit nisën festën, por Trepça kishte ende një mundësi.

Me vetëm 1.6 sekonda në dispozicion, Drilon Hajrizi pasoi te Dardan Kapiti, i cili gjuajti nga gjysma e fushës dhe realizoi për 87:87, duke e dërguar ndeshjen në vazhdim.

Tensionet vazhduan edhe para fillimit të pesë minutave shtesë, ndërsa trajneri i Trepçës, Adis Beqiragiq, u përjashtua pas reagimit ndaj arbitrave.

Në vazhdim, Bashkimi ishte dukshëm më efikas dhe dominues. Prizrenasit fituan pesëminutëshin shtesë me rezultat 16:6 dhe në fund triumfuan 103:93, duke e fituar Superkupën e Kosovës.

  1. D.L

Continue Reading

Lajmet

Kosova U21 synon fitoren e radhës ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U21 në futboll ka zhvilluar të martën stërvitjen e fundit në prag të përballjes me Qipron U21. Pas fitores bindëse 3:0 të javës së kaluar si mysafire kundër San Marinos, futbollistët e rinj shprehen të gatshëm dhe synojnë të marrin një tjetër fitore.

Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.

Kjo është ndeshja e parafundit kualifikuese për Kampionatin Evropian U21 2027, i cili do të organizohet në Shqipëri dhe Serbi. Aktualisht, Kosova U21 renditet në vendin e katërt të grupit me 11 pikë dhe është pa gjasa matematike për t’u kualifikuar tutje.

Grupi kryesohet nga Spanja me 21 pikë, e ndjekur nga Finlanda në vendin e dytë me 19 pikë.

Ciklin kualifikues Kosova U21 do ta mbyllë më 6 tetor, ku po ashtu në shtëpi do të përballet me Finlandën U21. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Të kërkuara