Aktualitet

“Shumë herët për të gjykuar se si do të ndikojnë zgjedhjet sllovake në mbështetjen e Ukrainës”

“Ne duhet të presim derisa të formohet koalicioni”, tha ai.

Published

on

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha të hënën se ai “respekton zgjedhjen” e popullit sllovak dhe është “shumë herët për të gjykuar” se si fitorja zgjedhore e një figure pro-Kremlinit në vend do të ndikojë në Ukrainë.

Ish-kryeministri sllovak Robert Fico është gati të nisë bisedimet për koalicionin pasi partia e tij SMER fitoi zgjedhjet parlamentare të shtunën, në atë që mund të përbëjë një sfidë për unitetin e NATO-s dhe Bashkimit Evropian në Ukrainë.

“Ne e respektojmë zgjedhjen që bëri populli i Sllovakisë”, tha Kuleba të hënën. “Dhe unë mendoj se është shumë herët për të gjykuar se si këto zgjedhje do të ndikojnë në mbështetjen e Ukrainës. Ne duhet të presim derisa të formohet koalicioni”./UBTNews/

Aktualitet

Anglia merr masa për përballjen e tensionuar me Serbinë

Published

on

Federata Angleze e Futbollit ka dërguar stjuardë në Beograd për ndeshjen e Anglisë me Serbinë e cila zhvillohet nesër në mbrëmje, dhe e cila po ashtu mund të shndërrohet në një përballje të ashpër.

Seksione të stadiumit do të jenë të mbyllura për shkak të sjelljeve raciste në një ndeshje të mëparshme, ndërsa telashet shpërthyen para përplasjes mes dy vendeve në Kampionatin Evropianin verën e kaluar në Gelsenkirchen.

Nga ajo ndeshje dhe përplasjes, shtatë serbë u arrestuan.

Anglia ka shitur të gjitha 2,500 biletat e saj dhe priten edhe qindra tifozë të tjerë pa bileta./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Santos nuk është më trajner i Azerbajxhanit

Published

on

Azerbajxhani ka ndërprerë kontratën e trajnerit të ekipit kombëtar Fernando Santos me pëlqim të ndërsjellë, tha të hënën federata e futbollit të vendit (AFFA), disa ditë pas humbjes 5-0 ndaj Islandës në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës ka shkruar Reuters.

Santos, i cili më parë e udhëhoqi Portugalinë drejt fitores në Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve, ka mbetur pa fitore në 11 ndeshje që kur mori drejtimin e Azerbajxhanit në qershor 2024, ndërsa pësoi nëntë humbje.

Azerbajxhani pësoi pesë gola brenda gjysmë ore loje, ndërsa u shkatërrua nga Islanda në ndeshjen e tyre të parë të Grupit D në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 të premten.

Ayxan Abbasov, trajneri i ekipit U21 të vendit, do të jetë në krye kur Azerbajxhani të përballet me Ukrainën në ndeshjen e tyre të radhës kualifikuese për Kupën e Botës të martën, shtoi AFFA.

Mes kandidatëve për të zëvendësuar Santosin është edhe italiani Gianni De Biasi, i cili ka drejtuar më parë Azerbajxhanin nga korriku 2020 deri në nëntor 2023. Gjatë periudhës së tij, De Biasi grumbulloi 10 fitore, 8 barazime dhe 21 humbje në 39 ndeshje, me 34 gola të shënuar dhe 56 të pësuar./S.K/Reuters/

Continue Reading

Lajmet

​Kosova mëson kundërshtarët për parakualifikueset e Eurobasket 2029

Published

on

Në Raundin e Parë të Parakualifikimeve të FIBA EuroBasket 2029, Kosova ka mësuar kundërshtarët, ku dardanët do të ballafaqohen me Shqipërinë dhe Sllovakinë.

Dardanët janë shortuar në Grupin C dhe raundi i Parë të Parakualifikimeve të FIBA EuroBasket 2029 zhvillohet në kryeqytetin letonez, Riga.

Raundi do të luhet në tre dritare: nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026.

Kualifikimet do të jenë katër kombëtare, tre fitueset e grupeve si dhe vendi i dytë më i mirë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Amir Rrahmani mund të mungojë për një kohë të gjatë në ndeshje

Published

on

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka shkaktuar shqetësim të konsiderueshëm për klubin italian dhe Kosovën pas një lëndimi të marrë gjatë ndeshjes Zvicër–Kosovë.

Lojtari pësoi një problem muskulor që pritet ta mbajë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.

Pas testeve të kryera, Rrahmani do të kthehet në Itali për kontrolle të mëtejshme, por tashmë flitet për një mungesë prej të paktën një muaji.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Suedisë, e cila zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Nëse ky parashikim konfirmohet, ai mund të mos jetë në dispozicion për ndeshjet e Napolit ndaj Fiorentinës, Manchester City-t, Pizës, Milanit, Sportingut dhe Xhenovës, shkruan ‘Sport Mediaset’.

Napoli dhe stafi mjekësor po ndjekin nga afër gjendjen e mbrojtësit, duke shpresuar që rikuperimi i tij të shkojë sipas planit dhe të mos ndikojë në formën e skuadrës në javët e ardhshme./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Të kërkuara