Aktualitet

Shtyhet afati për pranimin e komenteve të Projektligjit për turizmin, kërkohet të trajtohen edhe zonat turistike

Kusari-Lila tha se ky projektligj ka rëndësi jo vetëm për turizmin, por edhe për të gjithë sektorët tjerë.

Published

on

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar Projektligjin për turizmin, derisa u vendos që të shtyhet afati për pranimin e komenteve për këtë Projektligj deri më 25 mars.

Kryesuesja e komisionit, Mimoza Kusari-Lila, tha se ky projektligj ka rëndësi jo vetëm për turizmin, por edhe për të gjithë sektorët tjerë.

Ajo kërkoi nga Ministria e Industrisë që të sjell draftin në mënyrë që Komisioni të ketë kopjen e versionit aktual që më pas të bëhet vlerësimi.

“Po flasim për një projektligj i cili ka peshë dhe rëndësi në veçanti jo vetëm për zhvillimin e sektorit të turizmit por efektet që i kanë gjithë sektorët e tjerë, duke përfshirë prodhimin, bujqësinë, blegtorinë dhe potencialin tjetër të prodhimit dhe resurseve natyrore të Kosovës… Kërkoj nga Ministria e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë të kemi një takim të përbashkët të përfaqësuesve të Komisionit për ekonomi dhe përfaqësuesve të shoqatave për turizmin dhe po mendoj që komplimentaliteti i turizmit pa diskutim për turizmin në institucionin legjislativ nuk do të ishte i plotë, prandaj po kërkoj nga administrata e Kuvendit që brenda javës së ardhshme… të caktohet një prezantim i draftit të strategjisë për turizmin përfaqësuesve të shoqatave dhe deputeteve komisionit për ekonomi por edhe të institucioneve të tjera në mënyrë që të shohim mentalitetin e ligjit me strategjinë, nuk mundemi t’i shkëpusim prandaj të kemi një trajtim përmbajtjesorë të të dyjave. Ne i kërkojmë Ministrisë të na e sjellë draftin që të kemi kopjen e versionit aktual që është në mënyrë që të bëjmë edhe vlerësimin”, tha ajo.

Qëndresa Ibrahimi nga Oda e Afarizmit, foli për nevojën që ka Kosova për krijimin e zonave turistike.

“Si Odë kemi kërkuar që TVSH-ja në akomodim të ulet në 5 përqind, e cila do të ndikonte në zhvillimin dhe promovim të mëtejmë të turizmit duke qenë se në Kosovë nuk e kemi shumë të zhvilluar si sektor. Gjithashtu, të krijohen zona turistike, të cilat do të kishin kapacitete më të mëdha për plotësimin e nevojave të klientëve dhe të ndikonte në tërheqjen e një numri më të madh të turistëve. Ne e dimë se shkollat e Kosovës kanë marrëveshje të ndryshme me zonat turistike në Shqipëri duke dërguar nxënësit atje për çdo periudhë të caktuar, prandaj rritja e kapacitetit në këtë drejtim do të bënte dhe do të krijonte mundësi që e njëjta të shfrytëzohej gjatë sezonit dimëror duke shfrytëzuar turizmin malor tek ne”, tha ajo.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Lumturie Geci, tha se përmes Ligjit për turizimin rregullohen të gjitha fushat, derisa theksoi se Ministria synon që përveç buxhetit, të ngritë edhe kapacitetet.

“Taksa e akomodimit është me vlerë deri në 2 përqind dhe kjo vendoset nga komunat nëse kanë për interes potencial ose interes për zhvillimin e turizmit atëherë mund të vendosin përqindjen por jo më lartë se 2 përqind. Kjo parashihet në bazë të çmimit të dhomës, kjo taksë parashihet ashtu, por komunat nëse e kanë dhe kemi informata deri tash sepse kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë edhe me komunat dhe ka pasur interesim nga komunat për këtë taksë… Kjo taksë më pas ndihmoi në promovimin, domethënë destinimi i komunave pastaj duhet ta destinojë në zhvillim dhe promovim, pra krijohet një fond shumë i mirë dhe do të ishte një shtesë e buxhetit…  Ngritje të buxhetit duhet të ketë dhe ligji nuk është vetëm për tri vitet e ardhshme por parashihet të jetë më i gjatë, më i qëndrueshëm, ndërkohë që Ministria jonë synon që përveç buxhetit t’i ngrit edhe kapacitetet, ligji në fillim i rregullon të gjitha fushat”, tha Geci.

Nënkryetarja e këtij komisioni, Jeta Statovci potencoi se taksa prej 2 përqind e këtij projektligji është e specifikuar për zhvillimin e sektorit të turizmit.

“U përmendën shumë çështje, ndoshta njëra prej çështjeve e cila nuk u trajtua është çështja e zonave turistike, pra po e shohim tek neni 45 dhe 46, përfshihen disa elemente që e qartësojnë këtë, pra ceket që me akt nënligjor ministria përcakton edhe kriteret se çka kualifikohet si zonë për zhvillimin e turizmit… Gjithashtu më gëzon fakti që taksa e cila është e paraparë gjithashtu është edhe me destinacion, jo një taksë e cila derdhet në buxhet të përgjithshëm që mund të shkojë në sektorë të ndryshëm, mirëpo është e specifikuar të jetë në promovimin dhe zhvillimin e turizmit, dhe mendoj që është shumë mirë të jetë e targetuar në aspektin e destianacionit dhe jo një taksë që i ndihmon sektorit… por ka efektin e saj pozitiv në promovimin dhe zhvillimin e saj”, tha ajo.

Në këtë komision u kërkua që diskutimet e ndryshme të mbahen në Prishtinë dhe jo në Shqipëri.

lajme

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë

Published

on

By

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, Zëvendësdekani i Departamentit të Turizmit në UBT, Prof. Alban Fejza, zhvilloi një takim në Ambasadën e Italisë në Kosovë, së bashku me Prof. Raffaella Ritucci dhe Lirdion Blakaj.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimeve të ndërsjella me UNITO – University of Turin dhe UNITA – Universitas Montium, aleanca universitare evropiane e koordinuar nga UNITO.

Diskutimi u fokusua në mundësi konkrete për bashkëpunim akademik, mobilitet, ndërkombëtarizim dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta, me synim që interesat e përbashkëta të shndërrohen në hapa konkretë.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të lidhjeve akademike dhe institucionale ndërmjet UBT-së, partnerëve italianë dhe hapësirës evropiane të arsimit të lartë.

Continue Reading

Lajmet

UBT ofron 20% bursë për profesionistët në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi përmes ENGAGED SCHOLARSHIP

Published

on

By

Profesionistët që janë aktualisht të angazhuar në tregun e punës dhe dëshirojnë të avancojnë më tej në karrierën e tyre kanë mundësi të ndjekin studimet Master në UBT me 20% bursë, përmes iniciativës së re ENGAGED SCHOLARSHIP.

Iniciativa është krijuar për të lidhur më drejtpërdrejt përvojën e profesionistëve në tregun e punës me avancimin akademik, duke u mundësuar atyre të zhvillojnë njohuri dhe kompetenca të reja në fusha që lidhen me angazhimin e tyre profesional.

Një nga programet e përfshira në këtë iniciativë është Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE), i cili u dedikohet, ndër të tjera, profesionistëve që punojnë në institucione bankare, kompani private, institucione publike, si dhe profesionistëve të fushës së kontabilitetit.

Një program i orientuar drejt tregut dhe zhvillimit profesional

Programi Master në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi është i konceptuar për të ofruar njohuri të avancuara në dimensionet kryesore të menaxhmentit, biznesit dhe ekonomisë, duke kombinuar një mjedis akademik me ekspertizë ndërkombëtare. Misioni i programit është të përgatisë të diplomuar që janë të gatshëm të marrin ose të avancojnë në role udhëheqëse në biznes, profesionet e tyre, industri, shërbime publike dhe shoqëri.

Në hartimin e programit janë marrë parasysh nevojat dhe zhvillimet e tregut të punës në nivel vendor, rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe kërkesat për zhvillim ekonomik dhe mundësitë e reja profesionale.

Kjo e bën programin veçanërisht të përshtatshëm për profesionistët që tashmë kanë përvojë pune dhe kërkojnë ta thellojnë atë përmes një formimi akademik të avancuar, duke e lidhur dijen e fituar në universitet me sfidat dhe nevojat reale të vendit të punës.

Studime që mund të kombinohen me punën

Një prej elementeve kryesore të ENGAGED SCHOLARSHIP është përshtatja e studimeve me nevojat e profesionistëve që janë në marrëdhënie pune. Ligjëratat zhvillohen kryesisht në orët e pasdites, duke krijuar mundësi që puna dhe studimet Master të zhvillohen paralelisht.

Në këtë mënyrë, profesionistët nuk kanë nevojë të zgjedhin mes zhvillimit akademik dhe angazhimit të tyre profesional, por mund t’i ndërtojnë të dyja paralelisht, duke e shndërruar përvojën e punës në një bazë për zhvillim të mëtejshëm akademik dhe karrierë.

Përmes 20% bursës për studimet Master në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, UBT synon t’u ofrojë profesionistëve një mundësi konkrete për të avancuar njohuritë, për të zhvilluar kompetenca të reja dhe për ta lidhur më fuqishëm formimin akademik me përvojën profesionale.

Aplikimi për ENGAGED SCHOLARSHIP është i hapur, vendet janë të limituara.

Continue Reading

lajme

Rektori Hajrizi diskuton për rolin e AI-së në edukim dhe inovacion në AI4Youth

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në aktivitetin “AI4Youth: From Learning to Building”, në kuadër të panelit “Empowering the Next Generation of AI Innovators”, të organizuar me ftesë të The Foundation House, ku u diskutua roli i inteligjencës artificiale në edukim dhe përgatitjen e të rinjve për profesionet e së ardhmes.

Duke sjellë perspektivën e arsimit të lartë dhe inovacionit, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e kalimit nga mësimi i inteligjencës artificiale te përdorimi i saj për krijimin e zgjidhjeve konkrete, duke nënvizuar rolin që universitetet duhet të kenë në këtë transformim.

Në këtë kontekst, UBT është institucioni i parë në rajon që ka implementuar një ekosistem të integruar të inteligjencës artificiale në edukim dhe fusha të tjera, duke e shtrirë përdorimin e AI-së në mënyrë gjithëpërfshirëse në mësimdhënie, kërkim, inovacion dhe proceset universitare.

AI4Youth është një program që synon fuqizimin e të rinjve përmes zhvillimit të njohurive dhe aftësive në inteligjencën artificiale, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, si dhe zhvillimin e aplikacioneve, duke i orientuar ata nga të mësuarit drejt krijimit të zgjidhjeve konkrete.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Instituti Yunus Emre nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Published

on

By

UBT dhe Instituti Yunus Emre në Kosovë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të promovimit dhe avancimit të mësimdhënies së gjuhës turke, si dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe kulturore.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Institutit Yunus Emre, Ramazan Yılmaz.

Në kuadër të bashkëpunimit parashihet organizimi i kurseve të gjuhës turke, punëtorive, ligjëratave të hapura dhe aktiviteteve kulturore, duke krijuar mundësi të reja për studentët, stafin akademik dhe komunitetin.

Një fokus i veçantë do t’i kushtohet Institutit të Gjuhëve të Huaja në UBT, përmes të cilit synohet zgjerimi i mundësive për mësimin dhe certifikimin e gjuhës turke.

Continue Reading

Të kërkuara