Lajmet

​Shtrenjtohet nafta

Nafta e papërpunuar standarde ndërkombëtare Brent u tregtua me 77.84 dollarë për fuçi.

Published

on

Të dy standardet e naftës shënuan rritje modeste të mërkurën, të nxitura nga optimizmi mbi kërkesën amerikane.

Nafta e papërpunuar standarde ndërkombëtare Brent u tregtua me 77.84 dollarë për fuçi, një rritje 0.32% nga çmimi i mbylljes prej 77.59 dollarë për fuçi në seancën e mëparshme tregtare të martën.

Standardi amerikan, West Texas Intermediate (WTI), tregtohej në të njëjtën kohë me 72.53 dollarë për fuçi, 0.40% më shumë nga mbyllja e së martës prej 72.24 dollarë për fuçi.

Nëse Administrata e Informacionit të Energjisë në SHBA (EIA) konfirmon rënien e stokut kur publikon të dhënat aktuale të stokut të naftës më vonë të mërkurën, çmimet pritet të rriten më tej, me shpresën e forcimit të kërkesës në vendin më të madh konsumues të naftës në botë.

Investitorët po presin gjithashtu me entuziazëm publikimin e Indeksit të Çmimeve të Konsumit (CPI) të dhjetorit nga Byroja e Statistikave të Punës më 11 janar. Ky tregues kritik i inflacionit të konsumatorit mund të ndikojë shumë në vendimet e ardhshme të normës së interesit të Rezervës Federale. /AA

Lajmet

​Gjendet trupi i Rasim Mehmet Kocit, i zhdukur gjatë luftës

Published

on

By

Pas rreth 27 vjetëve pas luftës, është gjetur trupi i pajetë i Rasim Mehmet Kocit, i cili ishte zhdukur më 1 prill të vitit 1999 në afërsi të fshatit Osek Hylë.

Siç ka njoftuar familja, ai ishte arrestuar nga forcat serbe dhe më pas ishte vrarë e trupi tij ishte zhdukur. Eshtrat e tij janë identifikuar dhe do i dorëzohen familjes të premten, më 30 janar.

Familja Koci është një nga familjet që ka pësuar humbje të rënda gjatë luftës në Kosovë. Përveç Rasim Mehmet Kocit, kjo familje ka dhënë edhe dy martirë të tjerë: Afrim Idriz Koci dhe Besim Idriz Koci, të cilët u vranë brutalisht më 25 mars 1999 nga forcat paramilitare dhe ushtarake serbe. Homazhet për Martirin e luftës Rasim Mehmet Koci do të mbahen më 31 janar 2026, nga ora 12:00 deri në 13:00, në Pallatin e Kulturës në Gjakovë, ndërsa varrimi do të bëhet në ora 13:30, në Varrezat e Dëshmorëve në Qabrat”, shkruan në njoftimin e familjes së Rasim Kocit.

Continue Reading

Lajmet

​Detaje nga takimi i kryeministrit Kurti me ambasadorët, suedez dhe britanik

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi të hënën një takim të përbashkët me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund, dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në komunikatën për media thuhet se në këtë takim u diskutua për çështjet aktuale, përmbylljen e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe formimin e institucioneve në vijim, prioritetet e qeverisë së ardhshme, si dhe bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.

Bëhet e ditur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti theksoi përkushtimin ndaj sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën, pa diskriminim e privilegje për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, rritjen e vazhdueshme ekonomike, progresin shoqëror dhe avancimin demokratik, si dhe angazhimin për paqe e siguri, rend publik e kufij të mbrojtur dhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Continue Reading

Lajmet

ZRRE-ja shtyn afatin për aplikimet, për tarifat e energjisë vendoset në mars

Published

on

By

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka shtyrë afatin për dorëzimin e aplikimeve të operatorëve të sektorit energjetik në procesin vjetor të shqyrtimit të tarifave.

Afati i ri është caktuar për datën 28 janar, pasi kompanitë ende nuk i kanë kompletuar dokumentet.

Vendimi për tarifat e reja pritet të merret para fundit të marsit, ndërsa ato do të hyjnë në fuqi, më 1 prill.

Drejtori menaxhues i ZRRE-së, Petrit Pepaj, ka bërë të ditur për Radio Kosovën se shtyrja është bërë pasi kompanitë ende nuk e kanë kompletuar dokumentacionin e tyre për aplikim.

Sipas tij, pas pranimit të aplikimeve, ZRRE-ja do të ndërmarrë një shqyrtim të hollësishëm ligjor, rregullativ dhe financiar.

Pepaj, ka theksuar se në këtë fazë nuk mund të paragjykohet nëse do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike.

Ai tha se vetëm pas analizës së plotë dhe procesit të konsultimit publik do të vlerësohet ndikimi i mundshëm tarifor për konsumatorët.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy zyrtarë të Komunës së Prishtinës

Published

on

By

Dy zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar të martën, nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Burimet kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për ryshfet nga një pronar i një kompanie lidhur me një tender.

Continue Reading

Të kërkuara