Shëndeti

Shtrëngimet në kraharor, pse ndodhin dhe cilat janë mjekimet natyrale?

Këto dhimbje nxiten kur muskuli i zemrës nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen.

Published

on

Të shumtë janë ata njerëz që shkojnë të frikësuar në urgjencë sepse vuajnë nga dhimbjet e forta në kraharor.

Këto dhimbje nxiten kur muskuli i zemrës nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen.

Njerëzit që përjetojnë këto dhimbje thonë se kanë shtrëngim, ngushtim, jo vetëm në kraharor por edhe në shpinë.

Shtrëngimet në kraharor, simptomat dhe kurat

Kjo sëmundje shoqërohet me dhimbje abdominale, të shpinës, qafës, nofullës dhe supeve.

Simptoma të tjera janë: të përzierat, lodhje, vështirësi në frymëmarrje, djersitje dhe marramendje.

Gratë mund t’i përjetojnë këto simptoma pa ndier shtrëngim në kraharor.

Duhanpirja, diabeti, kolesteroli, tensioni i lartë i gjakut, jeta sedentare dhe problemet e trashëgueshme familjare janë faktorë rreziku.

Simptomat e kësaj dhimbjeje janë të ngjashme me ato të atakut në zemër.

Ndryshimi mes të dyjave qëndron në faktin se dhimbja e thjeshtë e kraharorit nuk është aq e fortë sa ajo e atakut në zemër dhe nuk zgjat më shumë se 5-10 minuta.

Zakonisht, dhimbja në kraharor ikën menjëherë pas marrjes së ilaçeve kundër dhimbjes.

Megjithatë, dhimbja në kraharor mund të jetë një shenjë paralajmëruese për një atak zemre në të ardhmen.

Ju mund të përdorni disa kura ose produkte që gjenden lehtësisht në shtëpi për të zhbllokuar arteriet dhe zbutur frekuencën e këtyre dhimbjeve.

Hudhra

Hudhra është një prej kurave më të mira në shtëpi kundër dhimbjes në kraharor. Shkencëtarët thonë se konsumi i rregullt i hudhrës vonon dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare.

Hudhra ul kolesterolin dhe i mban enët e gjakut të pastra, duke mundësuar furnizim të pasur të zemrës me oksigjen.

Shtoni gjysëm luge çaji me lëng hudhre në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni. Konsumoni 1 ose 2 thelpinj hudhre me ujë çdo mëngjes me stomak bosh.

Xhenxhefili

Xhenxhefili ul kolesterolin dhe mbron enët e gjakut nga dëmet e shkaktuara prej tij. Kur prekeni nga dhimbja në kraharor, pini një gotë me çaj xhenxhefili.

Për këtë ju duhen: 1 lugë gjelle me xhenxhefil të grirë në një filxhan me ujë të ngrohtë.

Lërini së bashku për 5 minuta dhe më pas kullojeni.

Për një shëndet më të mirë të zemrës, hani një copë të vogël xhenxhefili me stomak bosh.

Speci djegës

Speci djegës lufton inflamacionin dhe rregullon qarkullimin e gjakut.

Shtoni gjysëm ose një lugë të plotë çaji me spec djegës pluhur në një gotë me qumësht ose lëng frutash.

Pijeni dhe dhimbja do të ikë për pak minuta.

Borziloku

Borziloku përmban magnez dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke qetësuar enët dhe muskulin e zemrës. Antioksidantët parandalojnë akumulimin e kolesterolit.

Nëse keni dhimbje në kraharor, përtypni 8-10 gjethe të freskëta borziloku ose pini një gotë me çaj borziloku.

Ju mund të pini nga një lugë çaji me lëng borziloku bashkë me një lugë mjaltë çdo ditë me stomak bosh.

Bajamet

Bajamet janë të pasura me acide yndyrore polio-të-pangopura që ulin kolesterolin dhe mirëmbajnë zemrën.

Përzieni sasi të barabarta të vajit të bajames dhe vajit të trëndafilit dhe lyejeni kraharorin.

Përpiquni të konsumoni një grusht bajame në ditë për të mbajtur larg sëmundjet e zemrës.

Acidet yndyrore Omega-3

Konsumoni më shumë ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3.

Hani dy ose tre racione me peshk si ton, troftë, salmon, sardele, skumbri në javë.

Konsumoni edhe farat e linit, chia, arrat, sojën, kungullin e verdhë dhe vaj ulliri.

Këshilla shtesë
  • Pini lëng shege
  • Gatuani me vaj ulliri ekstra të virgjër, sepse përmirëson qarkullimin e gjakut.
  • Hani ngadalë
  • Shmangni ambientet shumë të ftohta.
  • Shmangni stresin
  • Përpiquni të humbni në peshë nëse jeni mbipeshë
  • Kufizoni alkolin dhe kafenë
  • Mos pini duhan
  • Mbani nën kontroll tensionin e gjakut.

Nëse dhimbja në kraharor është e fortë dhe nuk largohet, atëherë shkoni në spital menjëherë sepse mund të jeni duke kaluar një atak në zemër./AgroWeb.org

Continue Reading

Shëndeti

Tre mënyra të thjeshta për të larguar dhimbjen e kokës më shpejt

Published

on

Continue Reading

Shëndeti

Ushqimet për mëngjes që do t’ju mbajnë të ngopur gjatë

Published

on

Shpesh ndodh që pas një mëngjesi të shpejtë, vetëm pak orë më vonë ndjejmë uri dhe kërkojmë diçka tjetër për të ngrënë.

Por sipas nutricionistëve, sekreti për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ngopur që zgjat gjatë gjithë paradites, qëndron te kombinimi i proteinave, fibrave dhe yndyrave të shëndetshme.

Specialistët sugjerojnë vezët, të cilat janë të pasura me proteina, të kombinuara me perime të freskëta ose bukë integrale.

Një tjetër alternativë e shëndetshme është tërshëra me qumësht ose kos, e shoqëruar me fara chia apo arra, që ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe ngopjes për një kohë më të gjatë.

Nëse zgjidhni mëngjes me vetëm karbohidrate të thjeshta, si biskota apo brumëra, ndjenja e urisë do të rikthehet shpejt.

Prandaj, ekspertët këshillojnë një vakt të ekuilibruar që jo vetëm ngop, por edhe përmirëson përqendrimin dhe performancën gjatë ditës.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Zbulim i ri për hipertensionin: Ilaçi inovativ që mund të mposhtë ‘vrasësin e padukshëm’

Published

on

Ky ilaç është shpallur si përparimi më premtues në trajtimin e hipertensionit gjatë dekadave të fundit, pasi ndihmon pacientët te të cilët presioni i gjakut mbetet rrezikshëm i lartë pavarësisht terapisë standarde.

Ilaçi ul ndjeshëm tensionin te pacientët me nivele të rrezikshme, edhe pse marrin ilaçe ekzistuese. Ky është hap që ndihmon në trajtimin e rasteve dhe rezistente ndaj trajtimit. Rreth gjysma e 1,3 miliardë rasteve me hipertension në botë konsiderohen rezistente ndaj trajtimit.

Këta pacientë përballen me rrezik shumë më të madh për infarkt, goditje në tru, sëmundje të veshkave dhe vdekje të parakohshme.

Studiuesit kanë treguar se një pilulë e re e quajtur është në gjendje të ulë tensionin arterial dhe redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Rezultatet e provës klinike

Në një studim klinik të fazës III, me 800 pacientë nga 214 klinika në mbarë botën, u vërtetua se pas 12 javësh, pacientët që morën baxdrostat – 1 mg ose 2 mg një herë në ditë, kishin ulje të presionit sistolik prej rreth 9-10 mmHg më shumë se grupi placebo.

Rreth 40% e pacientëve arritën vlera të shëndetshme të tensionit, krahasuar me më pak se 20% te ata që morën placebo.

“Arritja e një uljeje të presionit sistolik prej pothuajse 10 mmHg me baxdrostat në provën BaxHTN është emocionuese, sepse ky nivel uljeje lidhet me rrezik dukshëm më të vogël për infarkt, goditje në tru, insuficiencë kardiake dhe sëmundje të veshkave”, theksoi dr. Brian Williams, bashkautor i studimit nga University College London.

Ai shtoi: “Te pacientët me hipertension rezistent, shtimi i baxdrostatit 1 mg ose 2 mg një herë në ditë mbi terapinë standarde solli një ulje klinikisht të rëndësishme të presionit sistolik, e cila u ruajt deri në 32 javë, pa efekte anësore të paparashikuara.”

Roli i hormonit aldosteron

Studimi nxori në pah rolin e një hormoni kyç në raste të hipertensionit të vështirë për t’u kontrolluar. Aldosteroni ndihmon veshkat të ruajnë ekuilibrin e kripës dhe ujit, duke rregulluar presionin e gjakut.

Tek disa pacientë prodhohet tepricë aldosteroni, gjë që bën trupin të mbajë më shumë lëngje e të rritet tensioni. Për dekada, kontrolli i këtij hormoni me ilaçe ishte sfidë. Baxdrostat vepron duke bllokuar prodhimin e aldosteronit dhe kështu ndikon drejtpërdrejt në një nga shkaktarët kryesorë të tensionit të lartë rezistent.

“Rreth gjysma e pacientëve me hipertension nuk e kanë nën kontroll; kjo është vlerësim konservativ, sidomos se objektivi për presion optimal tani është më i ulët se më parë. Rezultatet tregojnë se ky ilaç potencialisht ndihmon gjysmë miliardi njerëz në botë dhe rreth 10 milionë vetëm në Mbretërinë e Bashkuar”, shtoi dr. Williams.

Ky zbulim konsiderohet një nga hapat më të rëndësishëm në dekada për trajtimin e hipertensionit, duke ofruar shpresë për miliona pacientë që nuk arrijnë ta kontrollojnë presionin e gjakut me terapinë standarde.

Continue Reading

Shëndeti

Studimi: Ananasi ndihmon kundër plakjes

Published

on

Për të përfituar vlerat e tij ushqyese duhet ta konsumojmë të freskët. Ananasi i takon familjes Bromeliaceae, me origjinë nga vendet e Amerikës së Jugut, Tajlandës dhe Filipineve. Sot gjendet lehtësisht në të gjitha dyqanet dhe supermarketet dhe në çdo sezon.

Ananasi ka shumë vlera ushqyese: është i njohur për efektet e dobishme në tretje, kundër mbajtjes së ujit dhe riaktivizimit të mikrocirkulacionit lokal, me efekte të rëndësishme për të luftuar celulitin.

Megjithëse ka shije të ëmbël, fruti përmban pak kalori vetëm 42 për 100 gram tul, dhe për këtë arsye është i përshtatshëm për dietat me kalori të ulët. I pasur me ujë dhe ka furnizim të caktuar të karbohidrateve në formën e sheqernave – Glukozës, saharozës dhe fruktozës.

Ndërkohë, është i varfër me fibra, ndërsa është burim i mirë i vitaminës C dhe kaliumit dhe magnezit.

Ananasi është i dobishëm për shkak të bromelain, grup enzimash që luajnë një funksion të rëndësishëm të stimulimit të tretjes dhe metabolizmit. Kjo substancë gjendet te fruti, por sidomos në kërcell.

Ananasi ka veti të mira anti-plakje e përdoret në kozmetikë, duke shfrytëzuar vetitë hidratuese dhe zbutëse, në preparatet për të zbutur lëkurën dhe për disa produkte pastrimi.

Vlera e tij më e njohur është e lidhur me vetitë anti-inflamatore të bromelainit në luftimin e mbajtjes së ujit dhe në neutralizimin e celulitit.

Continue Reading

Të kërkuara