Aktualitet

Shtetet që nuk kanë konfirmuar asnjë rast me COVID-19

Published

on

Koronavirusi ende nuk është konfirmuar në vetëm gjashtë nga 193 vendet që janë anëtare të plota të Kombeve të Bashkuara, dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), ka njerëz të infektuar në të gjitha kontinentet përveç Antarktidës.

Vendi i fundit ku u regjistrua virusi vdekjeprurës është Palau, dhe ky arkipelag i Paqësorit me qindra ishuj është pjesë e Australisë dhe Oqeanisë, kontinenti me numrin më të madh të vendeve që nuk janë prekur nga koronavirusi.

Vendi më i madh në të cilin, të paktën zyrtarisht, asnjë rast i koronavirusit nuk është konfirmuar është Koreja e Veriut, autoritetet e së cilës vendosën në karantinë qytetin Kaesong më 26 korrik, jo shumë larg kufirit me Korenë e Jugut, pasi një person dyshohet se ishte infektuar me një u zbulua virusi vicioz.

Sidoqoftë, ato dyshime nuk u konfirmuan, kështu që, përkundër rezervave të ekspertëve të shumtë mjekësorë botërorë, Koreja e Veriut është zyrtarisht e listuar si një vend ku koronavirusi nuk ka hyrë.

Turkmenistani është vendi i dytë aziatik që nuk e ka konfirmuar praninë e koronavirusit, megjithëse kufizohet me Iranin, ku janë regjistruar më shumë se 800.000 njerëz, si dhe Kazakistanin, i cili regjistron pothuajse 125.000 raste të infeksionit.

Ka pasur raporte sporadike të qytetarëve turkmenë që kishin simptoma të koronavirusit, madje edhe vdekje të supozuara, por autoritetet deri më tani nuk kanë raportuar asnjë rast të infeksionit.

Katër vendet e mbetura ku koronavirusi nuk është konfirmuar janë të vendosura në Oqeani, dhe më të populluarat prej tyre janë Kiribati, i cili ka rreth 120.000 banorë. Vendi më i vogël pa koronavirus është Nauru, i cili ka vetëm 12,000 banorë.

Më poshtë është një listë e shteteve anëtare të plota të OKB -së në të cilat asnjë rast i infektimit me koronavirus nuk është konfirmuar:

Azi: Koreja e Veriut, Turkmenistani.

Australi dhe Oqeani: Kiribati, Nauru, Tonga, Tuvallu.

Aktualitet

Bëhet publike letra me të cilën Albin Kurti e paralajmëroi dorëheqjen

Published

on

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, në mënyrë që të mund të bëjë betimin si deputet i legjislaturës së nëntë.

Dorëheqje kanë dhënë edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ndërkohë nuk është miratuar raporti i komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve në Kosovë.

Kjo është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë, e çon në ndërprerjen e seancës konstituive.

Një pjesë e deputetëve janë larguar nga salla e seancave plenare. Ndërkohë që anëtarët e komisionit janë duke diskutuar me kryesuesin e seancës për të vendosur si do të vazhdohet më tej.

 

Continue Reading

Aktualitet

Kusari Lila: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe votuan së bashku kundër mandateve të tyre

Published

on

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas mos konsituimit të kuvendit. Ajo tha se kjo po ndodh për herë të parë duke i fajësuar deputet nga opozita dhe Lista Serbe.

“Për herë të parë në Kosovë, opozita aktuale dhe ajo e ardhshme nuk e voton raportin për certifikimin e rezultateve dhe konfirmimin e mandateve.

“PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe votuan së bashku kundër konstituimit të Kuvendit – pra edhe kundër mandateve të tyre. Me këtë veprim, sot, përmes një tjetër shfaqjeje të paaftësisë së tyre të vazhdueshme, treguan se nuk e pranojnë më rezultatin e zgjedhjeve që vetë e kishin pranuar dhe votuar në KQZ”, ka shkruar Kusari Lila.

 

Continue Reading

Aktualitet

Krasniqi: Nuk do të lejojmë që të fillojë legjislatura e re me shkelje të Kushtetutës

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar pasi ka dështuar të bëhet konstituimi i Kuvendit.

Krasniqi para mediave deklaroi se është e paprecedentë situate që ka krijuar Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Telegrafi.

“Vetë e kanë miratuar ligjin pa votat tona, edhe në atë ligj e kanë shkruar vetë se nuk mundet kryeministri dhe ministrat e ekzekutivit me u betu si deputet, është çështje shumë e thjeshtë. Logjika e tyre me shkel Kushtetutën me çdo kusht është logjikë që nuk mundet me kalu në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka deklaruar tutje se LVV që katër vjet ka shkelur Kushtetutën.

“Nuk do të lejojmë të fillojë legjislatura e re me shkelje të Kushtetutës”, u shpreh ai.

Kryesuesi i seancës së Kuvendit, Avni Dehari ka ndërprerë seancën konstituive të Kuvendit. Dehari tha se pas situatës së krijuar me mosvotimin e raportit për konfirmimin e mandatave, seanca ndërpritet.

“Për shkak të rrethanave të krijuara meqë raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme në këto rrethana duhet ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten sesi do të vijohet tutje”, tha Dehari.

Raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve nuk kaloi. 52 deputetë ishin pro, 46 kundër e 11 abstenuan.

Continue Reading

Aktualitet

Ndërpritet seanca konstituive

Published

on

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës edhe pse ishte paraparë të fillonte në ora 10:00, ende nuk ka filluar pas një ore vonesë.

Kryesuesi i seancës Avni Dehari tha se ndërpritet senaca konstituive pas mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

UBT News do të ju mbajë të informuar në kohë reale. /UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara