Magazinë

Shtetet më të vjetra në botë

Published

on

Të kesh një shtet është puna e madhe, je shtetas dhe ke shumë të drejta. E këtë më së miri e dinë ata popuj që nuk kanë shtete dhe luftojnë për t’i krijuar ato. Disa popuj kësaj ia kanë dalë shumë herët, të tjera më vonë, të tjera, si ne, shumë më vonë.

Por, cilat janë 20 shtetet më të vjetra në botë, sipas vitit të themelimit:

1. Japonia – 539

2. Danimarka – 714

3. Franca – 843

4. Norvegjia – 872

5. Suedia – 970

6. Etiopia – 1137

7. Portugalia – 1139

8. Omani – 1154

9. Andorra – 1278

10. San Marino – 1291

11. Turqia – 1299

12. Tajlanda – 1351

13. Spanja – 1479

14. Rusia – 1480

15. Irani – 1501

16. Nepali – 1559

17. Butani – 1616

18. Kina – 1616

19. Zvicra – 1648

20. Italia – 1720

Continue Reading

Magazinë

Rusia ndalon dokumentarin “Mr Nobody Against Putin” në tre platforma online

Published

on

Një gjykatë në Rusi ka ndaluar shfaqjen e dokumentarit “Mr Nobody Against Putin” në tre platforma streaming, duke e cilësuar atë si përmbajtje që “propagandon ekstremizëm dhe terrorizëm”.

Dokumentari i BBC-së, i cili fitoi çmimin Oscar këtë muaj, trajton rritjen e propagandës së luftës në një shkollë ruse pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022. Filmi bazohet në pamje të realizuara nga Pavel Talankin, një koordinator i aktiviteteve shkollore që më vonë u largua nga Rusia.

Sipas prokurorëve rusë, dokumentari shfaq një qëndrim negativ ndaj luftës në Ukrainë dhe ndaj qeverisë aktuale. Po ashtu, është përmendur edhe përdorimi i një flamuri që autoritetet ruse e konsiderojnë si simbol të një organizate “terroriste”, duke iu referuar flamurit bardhë-blu-bardhë të përdorur nga protestuesit kundër luftës.

Vendimi është marrë nga një gjykatë në qytetin Chelyabinsk dhe kërkon që dokumentari të hiqet nga tre platforma online.

Më herët gjatë marsit, një institucion shtetëror rus për të drejtat e njeriut e kishte kritikuar dokumentarin, duke pretenduar se janë përdorur pamje të fëmijëve pa lejen e prindërve dhe kishte kërkuar hetim nga Akademia e Oscars.

Dokumentari tregon mënyrën se si fëmijët në Rusi ndikohen nga propaganda shtetërore, përfshirë ligjërata për luftën, takime me veteranë dhe trajnime për armë. Ai përfshin edhe histori të nxënësve që janë bashkuar me ushtrinë dhe kanë humbur jetën në Ukrainë.

Në fjalimin e tij gjatë ndarjes së çmimeve Oscar, Pavel Talankin bëri thirrje për fundin e luftërave, duke theksuar ndikimin e tyre tek fëmijët dhe e ardhmja.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, autoritetet ruse kanë shtuar presionin ndaj zërave kundërshtues, ndërsa çdo kundërshtim publik mund të ndëshkohet me burg.

Dokumentari, një bashkëprodhim danez dhe çek, ka fituar çmimin Oscar dhe BAFTA për dokumentarin më të mirë në vitin 2026.

Continue Reading

Magazinë

HBO lanson trailerin e parë të serialit “ Harry Potter”

Published

on

Pas një përzgjedhjeje të gjatë, Harry, Ron dhe Hermione rikthehen në Hogwarts në serialin e ri “Harry Potter and the Philosopher’s Stone”, bazuar në librin e parë të J. K. Rowling.

Traileri tregon momentet ikonike si takimi i parë me Hagrid, provën e Kapelës së Përzgjedhjes dhe ndeshjen e parë në Quidditch.

Tre aktorët e rinj – Dominic McLaughlin (Harry), Arabella Stanton (Hermione) dhe Alastair Stout (Ron) – janë zgjedhur pas audicionesh të hapura dhe do të rriten me personazhet gjatë disa sezoneve. Në kastin e të rriturve janë John Lithgow (Dumbledore), Janet McTeer (McGonagall) dhe Paapa Essiedu (Snape).

Seriali drejtohet nga Francesca Gardiner, me disa episode nga Mark Mylod. Xhirimet po zhvillohen në Leavesden Studios në Angli.

Seriali do të debutojë në HBO Max gjatë Krishtlindjeve 2026, pothuajse 30 vjet pas publikimit të librit të parë.

Përzgjedhja e Paapa Essiedu si Snape ka shkaktuar disa reagime nga fansat. Megjithatë, krijuesit dhe aktorët e serialit theksojnë se fokusi mbetet tek magjia dhe aventura e Harryt dhe miqve të tij.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

Continue Reading

Magazinë

Rita Ora uron Kosovën dhe Shqipërinë para gjysmëfinaleve të Botërorit

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë një postim në Instagram duke treguar përkrahje për kombëtaret e Kosovës dhe atë të Shqipërisë të cilat do të luajnë sot në gjysmëfinalen e playoff-it kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Ajo ka postuar në Instagram fotografitë e dy kombëtareve duke iu uruar fat.

“Fat të mbarë! Shpresoj që do të bëjmë histori dhe do të kualifikohemi në Kupën e Botës këtë vit”, ka shkruar ajo.

Kosova do të përballet me Sllovakinë në Bratisllavë, kurse Shqipëria do të luajë me Poloninë në ndeshjen që zhvillohet në Varshavë.

Continue Reading

Magazinë

Gruaja nga Florida akuzohet për tentim vrasje ndaj Rihannës

Published

on

Ivanna Lisette Ortiz, 35 vjeçe, ka mohuar akuzat për përpjekje vrasjeje dhe më shumë se një duzinë akuza të tjera, pas incidentit ku qëlloi me një pushkë semiautomatik ndaj shtëpisë së yllit pop, Rihanna në Beverly Crest, Los Angeles, më 8 mars rreth orës 13:15.

Ortiz akuzohet se qëlloi me rreth 20 fishekë duke rrezikuar jetën e Rihannës, A$AP Rockyt dhe tre fëmijëve të tyre, nënës së këngëtares Monica Fenty dhe disa të tjerëve që ndodheshin në pronën e banesës dhe një shtëpie tjetër pranë.

Askush nuk u plagos, por prokurorët theksuan se Ortiz kishte planifikuar sulmin, madje duke përdorur një parukë për t’u fshehur. Ortiz mbetet në paraburgim. Ajo përballet gjithashtu me 10 akuza për sulm me armë semiautomatik dhe tre akuza për qëllim ndaj një banese të banuar.

Seanca paraprake është caktuar për më 8 prill. Për momentin, as avokati i Ortiz dhe as përfaqësuesit e Rihannës nuk kanë dhënë komente shtesë.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

Continue Reading

Të kërkuara