Kulturë

Shtëpia e pushimit në fshat e çiftit mbretëror

Published

on

Vëmendje për të gjithë ata që mendojnë se William dhe Kate Middleton jetojnë brenda mureve të pallatit të Buckingham. Nuk është kështu! Në fakt, çifti mbretëror jeton në një vilë gjigande në pallatin e Kensington-it, por kohët e fundit janë zhvendosur larg, në shtëpinë e tyre në fshat! 

Dikur, Kate dhe William vizitonin vilën Anmer Hall vetëm gjatë pushimeve dhe fundjavave, kur fëmijët s’ishin në shkollë, por tani gjërat kanë ndryshuar. Pandemia na izoloi të gjithëve, por sigurisht jo njësoj.

Vila “pallat”, ndodhet vetëm 2 milje larg rezidencës së mbretëreshës. E quajtur “Hall” ndërtesa është ndërtuar që prej shekullit të 18-të dhe dikur përdorej nga Duka dhe Dukesha e Kent-it, e ndërsa më vonë nga shoku i ngushtë i princit Charles. Madhështinë e shtëpisë së pushimit s’e tregojmë dot me fjalë, kështu që:

Si duket shtëpia e pushimit në fshat e çiftit mbretëror?
Si duket shtëpia e pushimit në fshat e çiftit mbretëror?

Kjo ndërtesë ishte dhurata e mbretëreshës për dasmën e Kate dhe William. Thuhet se u shpenzuan rreth £1.5  milion për restaurimin e brendshëm, që përfshin: një kuzhinë të re, një çati të re dhe shumë pyje rreth e rrotull për ta bërë ambientin sa më privat të jetë e mundur.

Si duket shtëpia e pushimit në fshat e çiftit mbretëror?

Ndonëse pak e dinë, Kate dhe William kanë jetuar aty me kohë të plotë nga 2013-i deri në 2017-ën, kur erdhi koha që princi George të shkonte në shkollë.

Mos harruam të themi se vlera e vilës është £30 milion?! Po dhe sado të ndodheni aty pranë, nuk mund ta shihni kurrsesi, përveçse nga zona rreth e rrotull.

Si duket shtëpia e pushimit në fshat e çiftit mbretëror?

Burimi: Cosmopolitan

Continue Reading

Lajmet

“Dua” shfaqet premierë rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

Filmi kosovar “Dua” ka pasur premierën rajonale mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, ku u shfaq në kuadër të programit garues “Competition Programme – Narrative Feature Film” të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Filmi është me regji të Blerta Bashollit dhe është prodhuar nga Ikonë Studio.

Në rolet kryesore interpretojnë Pinea Matoshi, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Matoshi, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.

Premiera në Sarajevë shënon një tjetër prezantim të rëndësishëm për kinematografinë kosovare në një prej festivaleve më të njohura të filmit në rajon./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Monodrama ‘Arka’ e Mentor Zymberajt në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’

Published

on

Pas sukseseve të saj në skenat ndërkombëtare, monodrama “Arka”, me interpretim të aktorit kosovar Mentor Zymberaj, do të prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’ në Ulqin.

“ARKA” do të ngjitet në skenë më 19 gusht 2026, në orën 21:00, në Skenën Verore të Kalasë së Ulqinit, në kuadër të ceremonisë solemne të hapjes dhe ditës së parë të festivalit..

Paraqitja e Zymberajt është pjesë e programit ndërkombëtar të festivalit, i cili zhvillohet nga 19 deri më 22 gusht në Ulqin.

 

Continue Reading

Kulturë

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit jep premierën rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

By

Rrëfimi prekës i një adoleshenteje nga Kosova gjatë periudhës së okupimit nga Serbia ka marrë vëmendjen e publikut në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës.

Filmi “Dua”, nën regjinë e regjisores së njohur Blerta Basholli, ka dhënë premierën e tij rajonale në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë. Projeksioni u shfaq në kuadër të kategorisë garuese “Narrative Feature Film”, ku u mirëprit nga vizitorët dhe kritikët e artit kinematografik.

Përmes këtij projekti, Basholli sjell një histori personale dhe kolektive të qëndresës, duke pasqyruar përjetimet dhe sfidat e të rinjve në Kosovë gjatë viteve të vështira të shtypjes politike e ushtarake. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të Mushnikovës

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të fshatit Mushnikovë në Prizren, një objekt me rëndësi të veçantë historike, arkitekturore dhe arsimore.

E ndërtuar në vitin 1905, kjo shkollë konsiderohet një nga shembujt e rrallë të objekteve shkollore rurale të fillimit të shekullit XX, duke ruajtur gjurmë të zhvillimit të arsimit dhe jetës së komunitetit ndër vite.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se punimet për restaurimin e objektit po vazhdojnë me qëllim të ruajtjes së vlerave historike dhe arkitekturore të tij.

Përmes këtij projekti synohet të ruhet një pjesë e rëndësishme e historisë së Mushnikovës dhe të mbrohet një objekt që dëshmon për traditën e arsimit dhe zhvillimin e jetës shoqërore në këtë zonë.

Restaurimi i shkollës së vjetër është pjesë e përpjekjeve për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara