Sport

Shtatë vjet nga ndeshja historike e Kosovës me Haitin

Published

on

Sot janë bërë plot shtatë vjet nga ndeshja e parë zyrtare e Përfaqësueses së Kosovës e lejuar nga FIFA.

Në historinë e re të popullit tonë marsi ka shënuar kthesa të mëdha dhe data të rëndësishme.

Një e tillë pa dyshim se është edhe 5 marsi i vitit 2014, kur u zhvillua miqësorja ndërmjet Kosovës dhe Haitit, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare nën patronatin e FIFA-s dhe që shënoi kapitullin e ri për futbollin e Kosovës, duke e thyer përfundimisht izolimin e padrejtë prej më shumë se dy dekadash.

Reshjet e shiut të asaj të mërkure ishin si shenjë bereqeti për futbollin tonë, i cili dy vjet më pas, përfundimisht arriti të bëhet pjesë e barabartë në familjen e madhe të futbollit evropian dhe botëror, UEFA e FIFA.

Takimi ishte mbyllur me rezultat të barabartë 0:0, ndërsa në stadium ishin plot 17 mijë shikues.

Sport

Real Madrid mposht Manchester City 3-0

Published

on

Real Madrid fitoi bindshëm 3-0 ndaj Manchester City, me një paraqitje të shkëlqyer të kapitenit Federico Valverde.

Goli i parë erdhi pas një pasimi të gjatë nga portieri Thibaut Courtois, ku Valverde kaloi portierin dhe shënoi. Më pas ai realizoi edhe dy herë të tjera, duke kompletuar hat-trick para pushimit.

Në pjesën e dytë, Vinícius Júnior pati mundësinë të shtojë rezultatin nga penalltia, por goditja e tij u prit nga portieri i Cityt. Real Madridi mbajti epërsinë dhe siguroi një fitore të rëndësishme.

Continue Reading

Sport

Infantino zbulon bisedën me Donald Trump për Iranin dhe Botërorin

Published

on

By

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka deklaruar se është takuar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, me të cilin kanë diskutuar edhe për pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës 2026.

Sipas Infantinos, Trump ka theksuar se kombëtarja e Iranit është e mirëseardhur të marrë pjesë në turneun që do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja.

Irani ishte i vetmi shtet që mungoi në samitin planifikues të FIFA-s të mbajtur javën e kaluar në Atlanta, gjë që ngriti pikëpyetje nëse përfaqësuesja e tij do të mund të luante ndeshjet në territorin amerikan.

Megjithatë, Infantino bëri të ditur se gjatë diskutimit me Trumpin është konfirmuar se ekipi iranian është i mirëpritur të marrë pjesë në Botëror. “Ne folëm edhe për situatën në Iran dhe për faktin që ekipi i tyre është kualifikuar për Kupën e Botës.

Presidenti Trump përsëriti se Irani është i mirëseardhur të garojë në turne. Të gjithëve na duhet një ngjarje si Kupa e Botës për të bashkuar njerëzit, tani më shumë se kurrë”, ka deklaruar Infantino.

Continue Reading

Sport

Rilindja e “Piratit”: Vedat Muriqi po kalon sezonin e jetës te Mallorca

Published

on

By

Vedat Muriqi ka vërtetuar se është një nga investimet më të mençura në historinë e RCD Mallorca.

Pas një periudhe sfiduese në Itali te Lazio, sulmuesi i Kosovës gjeti qetësinë dhe formën e tij më të mirë në ishujt spanjollë, duke u shndërruar në heroin e padiskutueshëm të tifozëve.

Transferimi i tij për vetëm 8 milionë euro në vitin 2021 tashmë konsiderohet si një “vjedhje” e vërtetë në tregun e transferimeve, duke parë kontributin e tij kolosal në fushë.

Sezoni aktual 2025-26 po rezulton të jetë kulmi i karrierës së tij në La Liga. Me 18 gola të shënuar në vetëm 26 ndeshje, Muriqi ka thyer çdo parashikim, duke treguar një saktësi vrastare para portës dhe duke u renditur lart në listën e golashënuesve më të mirë në Spanjë.

Ky shpërthim vjen pas disa sezoneve stabiliteti, ku ai kishte dëshmuar veten si një pikë referimi në sulm, sidomos në sezonin 2022-23 ku shënoi 13 gola.

Përveç golave, ndikimi i Muriqit te Mallorca shkon përtej statistikave. Ai njihet si lideri shpirtëror i skuadrës, ku forca e tij në lojën ajrore dhe sakrifica për ekipin e kanë bërë atë makthin e mbrojtësve në Spanjë.

Me 18 golat e këtij sezoni, “Piratin” po e kërkojnë sërish klubet e mëdha evropiane, por lidhja e tij e fortë me qytetin dhe klubin e Mallorcës e bën atë një ikonë që vështirë se do të largohet pa lënë një gjurmë edhe më të thellë në historinë e futbollit spanjoll.

Continue Reading

Sport

Madrid – Siti, finale para finales në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ballafaqime shumë interesante.

Pa dyshim, spikat takimi midis Real Madridit e Mançester Sitit, një takimi i denjë për t’u quajtur finale para finales.

Ato luajnë sonte nga ora 21:00.

Në këtë termin takohen edhe:

Bodoe/Glimt – Sporting

Paris Saint Germanin – Chelsea.

Nga ora 18:45 luajnë Bayer Levekusen – Arsenal.

Continue Reading

Të kërkuara