Aktualitet

ShSKUK: 80 pacientë të hospitalizuar nga Covid-19

Published

on

Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për Covid në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 80 pacientë nga coronavirusi.

Sipas njoftimit, 32 janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus, teksa një është në gjendje të rëndë.

Ndërkaq, 39 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 80 pacientë.

Sipas raportit të punës për datën 15 korrik, 32 janë të konfirmuar pozitivë, 1 në gjendje të rëndë, kurse 39 me oksigjeo-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 72 pacientë:

28 të konfirmuar me COVID-19

37 me oksigjeno-terapi

1 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave

Klinika Infektive, 28 pacientë+ 3 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë dhe 1 në gjendje të rëndë

Klinika e Pulmologjisë, 41 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 8 pacientë

4 të konfirmuar pozitivë

2 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë.

Bota

Putin: Rritja e shpenzimeve të NATO-s nuk përbën kërcënim për Rusinë

Published

on

By

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se rritja e shpenzimeve të NATO-s për mbrojtje nuk shihet si kërcënim nga Moska, duke theksuar se Rusia është e aftë të sigurojë mbrojtjen e saj përmes modernizimit të vazhdueshëm të forcave të armatosura.

Këto komente u bënë gjatë një konference për media të mbajtur më 18 qershor, vetëm pak ditë para samitit të ardhshëm të NATO-s në Hagë, ku pritet të miratohet një plan për forcimin e kapaciteteve ushtarake të aleancës në Evropë.

Putin pranoi se rritja e investimeve ushtarake nga Perëndimi mund të paraqesë disa sfida specifike për Rusinë, por theksoi se vendi i tij do të marrë masa të përshtatshme në përballje me to.

Ai gjithashtu deklaroi se forcat ruse do të vazhdojnë ofensivën në Ukrainë, duke theksuar se Rusia ka një “avantazh strategjik” në fushëbetejë dhe se trupat po avancojnë gradualisht përgjatë vijës së frontit.

Në konferencë, Putin kritikoi edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke tentuar të minojë legjitimitetin e tij politik, në një kohë kur Kievi vazhdon të kërkojë garanci sigurie nga NATO-ja si pjesë e çdo marrëveshjeje të mundshme për përfundimin e luftës.

Ndërkohë, në samitin e Hagës pritet të diskutohet edhe propozimi i presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka kërkuar nga vendet anëtare të NATO-s që të rrisin shpenzimet për mbrojtje në nivelin e 5% të Bruto Produktit të Brendshëm. Konflikti në Ukrainë mbetet një nga temat kyçe në axhendën ndërkombëtare, në një kohë kur tensionet ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit po thellohen më tej.

Continue Reading

Bota

Trump: Ende s’kam marrë vendim për përfshirjen e SHBA-së në konfliktin Izrael–Iran

Published

on

By

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar lidhur me përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit. Ai theksoi se do të thërrasë ekipin e tij të sigurisë kombëtare në Dhomën e Situatave për të diskutuar opsionet në dispozicion.

“Kam ide se çfarë të bëj, por nuk kam marrë një vendim përfundimtar. Më pëlqen ta marr vendimin përfundimtar një sekondë para se të vijë koha, sepse gjërat ndryshojnë, sidomos në luftë,” tha Trump në një deklaratë për CNN.

Ai sugjeroi se është duke shqyrtuar përdorimin e mundshëm të forcës ushtarake amerikane për të goditur objektiva bërthamore në Iran, duke përmendur sulmet ajrore të Izraelit që, sipas tij, kishin shënjestruar vendet bërthamore dhe udhëheqësit ushtarakë iranianë.

“Natën e parë ishte shkatërruese dhe e goditi vërtet njërën anë. Ishte një natë dhe ditë e rëndë për ta, dhe duket se po vazhdon kështu,” u shpreh Trump.

Ai shtoi se brenda pak kohe do të mbajë një takim në Dhomën e Luftës për të shqyrtuar më tej hapat që mund të ndërmerren.

I pyetur për të ardhmen e regjimit në Teheran, Trump tha se ka “një plan për gjithçka”, por shtoi se “ende ka rrugë për të bërë” dhe përsëriti bindjen e tij se Irani “duhej të kishte pranuar një marrëveshje bërthamore.”

Continue Reading

Bota

SHBA fillon evakuimin e diplomatëve nga Izraeli pas përshkallëzimit të konfliktit

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur evakuimin e diplomatëve jo-thelbësorë dhe familjeve të tyre nga ambasada amerikane në Izrael, si masë sigurie përballë përshkallëzimit të tensioneve në rajon.

Sipas mediave amerikane, evakuimi është realizuar me një aeroplan qeveritar dhe përfshiu disa diplomatë dhe anëtarë të familjeve të tyre që kishin kërkuar të largoheshin nga vendi. Këtë veprim e kanë konfirmuar dy zyrtarë amerikanë, të cilët thanë se evakuimi është ndërmarrë si masë parandaluese.

Ky zhvillim ndodhi pak përpara se ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckbee, të deklaronte në rrjetin social X (ish-Twitter) se ambasada është duke përgatitur fluturime dhe anije për të mundësuar largimin e qytetarëve amerikanë që ndodhen aktualisht në Izrael.

Ky veprim vjen në kohën kur konflikti ajror mes Izraelit dhe Iranit po intensifikohet dhe shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës po rriten.

Continue Reading

Aktualitet

Deputetët shpenzojnë 40 mijë euro mbushje telefonike nga buxheti i shtetit – kush prin në listë?

Published

on

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shpenzuar afro 40 mijë euro gjatë vitit 2024 për mbushje telefonike nga kompania publike “Vala”, një shifër që mbulohet nga buxheti i shtetit, pra nga taksat e qytetarëve.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga “Interaktiv Talks”, shuma e përgjithshme e këtyre shpenzimeve ka arritur në 38,190 euro, vetëm gjatë këtij viti.

Në krye të listës së shpenzuesve është nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili ka shpenzuar mbi 1,000 euro për mbushje, duke e tejkaluar edhe kufirin mujor prej 100 euro që u takon deputetëve.

Në mesin e atyre që kanë shpenzuar më së shumti janë edhe Mimoza Kusari-Lila nga Lëvizja Vetëvendosje, Besnik Tahiri nga AAK dhe Arben Gashi nga LDK, me nga 720 euro secili.

Edhe Valon Ramadani, deputeti i VV-së që njihet për pasurinë e tij milionëshe, ka përfituar 480 euro mbushje telefonike nga Kuvendi.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë kush ka qenë deputeti më kursimtar dhe cilët liderë politikë kanë pranuar ose kanë refuzuar përfitimin e kësaj mbështetjeje telefonike nga Vala.

 

Continue Reading

Të kërkuara