Lajmet

Shqiptohen rreth 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Published

on

Në raportin e fundit 24 orësh nga Policia e Kosovës, në disa qytete të Kosovës ka pasur incidente kriminale dhe shifra të larta të gjobave të shqiptuara në kundërvajtje.

AKSIDENTE TRAFIKU DHE GJOBA

Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1916 tiketa trafiku, janë shkaktuar 26 aksidente me dëme materiale dhe 25 aksidente me të lënduar. Zyra e Informimit nga PK ka njoftuar se 14 persona janë arrestuar, kurse 7 janë dërguar në mbajtje.

INCIDENTET KRIMINALE-PRISHTINË

VJEDHJE E RËNDË

Gllogoc / 31.08.2025 – Koha N.N. Ankuesi mashkull kosovar raporton se persona të panjohur kanë hyrë brenda shtëpisë së vëllait të tij, dhe nga aty kanë vjedhur një pushkë gjuetie dhe disa fishekë, e cila armë ka qenë me leje. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë /31.08.2025 – 15:10. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe po trajtohet nga ekipet relevante.

Fushë Kosovë /31.08.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimave kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Gllogoc / 31.08.2025 – 17:08. Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte e dyshuara femër kosovare, dyshohet se ka dalur nga rruga dhe është vet–aksidentuar. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident një viktimë femër kosovare ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar 3 femra dhe një mashkull kosovarë si dhe drejtuesja e vetures. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Prishtinë /31.08.2025 – 10:10. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet 4 automjeteve. Lëndime trupore ka pësuar një mashkull shtetas I huaj. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Podujevë /31.08.2025 – 20:25. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje i kërkuari mashkull kosovar.

Fushë Kosovë /31.08.2025 – 20:30. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovare.

INCIDENTE KRIMINALE-GJILAN

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

INCIDENTE KRIMINALE-FERIZAJ

VJEDHJE E RËNDË

Kaçanik / 31.08.2025-01.09.2025 – 18:40-01:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur një pistoletë me leje, me një karikator me 115 fishekë, si dhe stoli ari në vlerë rreth 1500€. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.

INCIDENTE KRIMINALE-PRIZREN

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

INCIDENTE KRIMINALE-PEJE

DËMTIM APO ASGJËSIM I PASURISË

Klinë /31.08.2025 – Koha e pa njohur. Ankuesi mashkull kosovar raporton se nga persona të panjohur është dëmtuar një kasafortë ne te cilen mbante disa gjëra me vlere. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Pejë /30.08.2025 – 23:48. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë penguar si dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës. Gjatë intervenimit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

INCIDENTET KRIMINALE-GJAKOVË

DHUNA NË FAMILJE /MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE

Malishevë / 31.08.2025 – 12:05. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Gjatë kontrollimit në posedim të personit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë dhe 20 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

INCIDENTET KRIMINALE-MITROVICË VERI

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TE DETYRËS ZYRTARE

Zubin Potok / 30.08.2025 – 21:10. Deri sa zyrtarët policorë kanë qenë duke shqiptuar një gjobë në trafik, një i dyshuar mashkull kosovar i ka penguar ata. I dyshuari ka rezistuar gjatë arrestimit dhe si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime trupore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

NXITJE E URREJTJES DHE MOSDURIMIT

Leposaviq / 31.08.2025 – 00:29. Raportohet se njësia policore gjatë patrullimit ka hasur një person mashkull shtetas Serb i cili ka qenë duke shpërndarë afishe në Gjuhën Serbe me përmbajtje të veprës penale ‘’ Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit’’. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon të trajtphet në procedurë të rregullt.

INCIDENTET KRIMINALE-MITROVICË JUG

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

Continue Reading

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara