Aktualitet

Shqiptarja kapet me 20 mijë euro të padeklaruara në kufi

Published

on

Një 58-vjeçare është kapur me një shumë të konsiderueshme të parave në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Burime bëjnë me dije se gjatë kontrollit policia i ka gjetur shtetases Leonora Floku, banuese në Athinë, Greqi, 20 mijë euro të padeklaruara, para të cilat dyshohen se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Policia bën me dije se shuma monetare është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë metarialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër./abcnews

Continue Reading

Vendi

Raporti 24-orësh i Policisë: 50 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme operative për 24 orët e fundit, ku vërehet një numër i lartë i aksidenteve në komunikacion dhe i gjobave të shqiptuara për shkelësit e rregullave të trafikut.

Sipas raportit zyrtar, fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet. Megjithatë, janë shënuar gjithsej 50 aksidente rrugore, prej të cilave 28 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 22 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në kuadër të rritjes së sigurisë në rrugë, policia ka qenë mjaft aktive duke shqiptuar 2,064 tiketa trafiku.

Sa i përket veprimtarive kriminale dhe rendit publik, gjatë këtij 24-orëshi janë arrestuar 17 persona. Pas intervistimit dhe procedurave fillestare, me vendim të prokurorëve, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje, asnjë nuk është dërguar në ndalim policor, ndërsa 4 persona janë përcjellë direkt në vuajtje të dënimit.

/E.A/

Continue Reading

Lajmet

Revolucioni i gjelbër sjell 30 milionë vende pune: Studio Inxhinieri të Mjedisit në UBT

Published

on

By

Tranzicioni global drejt energjisë së pastër dhe infrastrukturës inteligjente pritet të hapë mbi 30 milionë vende të reja pune deri në fund të dekadës, sipas Forumit Ekonomik Botëror (WEF).

Në këtë treg, inxhinierët e mjedisit dhe specialistët e energjisë efiçiente vlerësohen lart, me paga mesatare që arrijnë nga 110 mijë dollarë deri në 125 mijë sosh në vit. Për t’iu përgjigjur kësaj kërkese, UBT ofron programin Bachelor në Inxhinieri të Mjedisit dhe Infrastrukturë të Qëndrueshme (180 ECTS), i cili u mundëson të rinjve të studiojnë sipas standardeve evropiane në Kosovë dhe të punësohen në distancë (remote) apo si konsulentë për tregun ndërkombëtar direkt nga vendi i tyre.

Programi Bachelor në Inxhinieri të Mjedisit dhe Infrastrukturë të Qëndrueshme në UBT gërsheton shkencat natyrore me inxhinierinë e aplikuar, duke përgatitur profesionistë të aftë për menaxhimin e ujërave, mbetjeve dhe transportit ekologjik.

Ky rrugëtim akademik i ndarë në tri faza nis në vitin e parë me ndërtimin e fondamentit akademik, ku studentët fokusohen në lëndët bazë si kimia, matematika, hidrologjia dhe fizika mjedisore, duke u pajisur njëkohësisht me aftësi të dizajnit digjital përmes platformës CAD.

Në vitin e dytë, programi kalon në fazën e inxhinierisë aplikative, ku studentët thellohen në studimin e ekologjisë, analizës së të dhënave dhe sistemeve të energjisë. Gjatë kësaj periudhe, një rëndësi e veçantë i kushtohet teknologjisë më të avancuar mjedisore, përfshirë inxhinierinë e ujërave të zeza dhe përdorimin e sistemeve gjeohapësinore përmes GIS dhe Remote Sensing.

Viti i tretë dhe i fundit është i orientuar drejt menaxhimit, legjislacionit mjedisor dhe udhëheqjes së projekteve. Ky cikël studimesh përmbylet me një praktikë profesionale të detyrueshme prej 10 ECTS dhe punimin e temës së diplomës prej 20 ECTS, hapa këta që sigurojnë kalimin e suksesshëm të studentëve nga auditorët e universitetit direkt në tregun global të punës.

Për shkak të procesit të tranzicionit të gjelbër në Kosovë dhe rajon, të diplomuarit kanë një fushë të gjerë punësimi në: Kompanitë e shërbimeve publike (Ujësjellës, mbeturina, energji);  Agjencitë qeveritare dhe rregullatore mjedisore (MMPHI, AMMK); Kompanitë e ndërtimit, dizajnit të strukturave efiçiente dhe firmat konsulente për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) dhe Organizata Ndërkombëtare dhe OJQ me fokus në zhvillimin e qëndrueshëm global.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Vendi

Muriqi rikthehet në Turqi: Arrin marrëveshje me Fenerbahçen

Published

on

By

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, është shumë pranë rikthimit të madh në futbollin turk. Pas aventurës në La Liga me skuadrën e Mallorcas, Muriqi ka arritur një marrëveshje në parim me gjigantin nga Stambolli, Fenerbahçen.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga vetë klubi turk përmes një njoftimi në faqen e tyre, ku bëhet e ditur se shtatgjati kosovar tashmë ka zbritur në Stamboll.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje në parim me futbollistin Vedat Muriqi, i cili ka mbërritur në Stamboll për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe për të përfunduar fazën e fundit të bisedimeve për transferimin”, thuhet në njoftimin zyrtar të Fenerbahçes.

Në aeroportin e Stambollit, Muriqi ka marrë një pritje madhështore. Ai u mirëprit nga zyrtarët e lartë të klubit, si anëtarët e Bordit Drejtues, Savaş Adalet e İsmail Balcı, si dhe drejtori sportiv, Oğuz Çetin. Përveç udhëheqësisë së klubit, atij iu rezervua edhe një mikpritje e ngrohtë nga tifozët e shumtë të pranishëm, të cilët shfaqën entuziazmin dhe dashurinë e tyre për rikthimin e sulmuesit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova merr pjesë në takimin e NATO-s në Bruksel për mbështetjen ndaj Ukrainës

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqodenci, ka marrë pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili u zhvillua në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel.

Në këtë takim, ku morën pjesë rreth 50 ministra të mbrojtjes nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s, u diskutuan zhvillimet e fundit të sigurisë dhe situata në Ukrainë.

Takimi u udhëhoq nga Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Dan Jarvis. Gjatë diskutimeve u rikonfirmua mbështetja e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit rus.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në krah të partnerëve dhe aleatëve të saj, në mbështetje të paqes dhe sigurisë globale,” u shpreh ministri përmes një njoftimi.

Në margjinat e këtij samiti, ministri zhvilloi edhe disa diskutime me zyrtarë të NATO-s dhe ministra të tjerë të mbrojtjes, me fokus te bashkëpunimi ushtarak dhe sfidat aktuale të sigurisë.  /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara