Aktualitet

Shqipëria shënon mbi 7.8 përqind rritje ekonomike brenda vitit

Ibrahimaj ka thënë se si qeveri i janë gjendur në kohë rekord atyre që u dëmtuan nga tërmeti.

Published

on

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se ekonomia shqiptare i bëri ballë krizës së shkaktuar nga pandemia përgjatë vitit 2020, e cila preku vendin direkt pas tërmetit të vitit 2019.

Ibrahimaj ka thënë se si qeveri i janë gjendur në kohë rekord atyre që u dëmtuan nga tërmeti, raporton atsh.

“Kjo qeveri u gjend në kohë rekord pranë atyre që u dëmtuan nga tërmeti duke iu gjetur një strehë të përkohshme e më pas një strehë për të cilën paguajmë deri në kthimin në shtëpinë e rindërtuar. Po ashtu, në kohë rekord reaguam për tu ardhur në ndihmë të punësuarve që u gjenden pa punë dhe familjeve me ndihmë ekonomike për shkak të pandemisë”, ka thënë ministrja.

Ministrja hodhi poshtë akuzat e opozitës për dështim të ekonomisë.

“Në fakt shifrat nuk e tregojnë këtë. Ndërmorëm reforma me qëllim rimëkëmbjen ekonomike, efekti i të cilave u pa që në tremujorin e katërt të vitit 2020. Në fillim të këtij viti parashikonim rritje ekonomike në nivelin 4.4 %. Tani, jo sipas nesh, por sipas institucioneve financiare ndërkombëtare rritja ekonomike parashikohet mbi 7.8 përqind. Kjo rritje është e shpërndarë në të gjithë sektorët e ekonomisë“, ka thënë ajo.

Sipas saj, masat konkrete që u ndërmorën ndikuan edhe në një ecuri pozitive të punësimit.

“Kemi arritur normën e papunësisë së parakrizës. Në fund të mandatit synojmë që papunësia të jetë në normë njëshifrore”, tha ajo.

Bota

​Trump shtyn për tre muaj tarifat ndaj Meksikës

Published

on

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se do të shtyjë vendosjen e tarifave ndaj Meksikës për tre muaj, për të arritur një marrëveshje tregtare, që do të thotë se tarifat më të larta të shpallura nuk do të hyjnë në fuqi për momentin.

Trump shkroi në Truth Social se diskutoi në telefon me presidenten meksikane Claudia Sheinbaum, duke e përshkruar bisedën si “shumë të suksesshme”.

Tarifat prej 25 për qind për shumicën e mallrave nga Meksika do të mbeten në fuqi ndërsa negociatat vazhdojnë. Trump kërcënoi të rriste tarifat në 30 për qind më parë këtë muaj.

Presidenti amerikan shkroi në Truth Social se tarifat për veturat do të mbeten 25 për qind dhe se tarifat prej 50 për qind për çelikun, aluminin dhe bakrin do të vazhdojnë të zbatohen.

Ndërsa Sheinbaum shkroi në X: “Ne shmangëm rritjen e tarifave të njoftuara për nesër dhe na u dhanë 90 ditë për të krijuar një marrëveshje afatgjatë përmes dialogut,”rtheksoi ajo.

Nesër, do të hyjnë në fuqi më shumë tarifa për shumë vende kur bëhet fjalë për importet në SHBA, ndërsa fillon faza tjetër e politikës tregtare të Trump.

Disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Japoninë, kanë arritur tashmë marrëveshje me qeverinë amerikane për të ulur tarifat. Pas muajsh negociatash, Bashkimi Evropian ra dakord për një marrëveshje tregtare me SHBA-në katër ditë më parë, sipas së cilës norma bazë e tarifës për eksportet e Bashkimit Evropian në SHBA do të jetë 15 për qind.

Continue Reading

Bota

​Policia u del në ndihmë 5 shtetasve që rrezikonin të mbyteshin në Durrës

Published

on

Shërbimet e Njësisë Policore Detare u kanë dalë në ndihmë pesë shtetasve që kërkonin ndihmë, pasi gomonia e tyre rrezikonte të fundosej për shkak të erërave të forta në afërsi të Gjirit të Durrësit.

Menjëherë pas konstatimit, efektivët e Njësisë, me mjete lundruese, ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg të qytetarëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia fton qytetarët apo turistët që ndodhet në vështirësi dhe kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë menjëherë Shërbimet e Njësisë Policore Detare.

Continue Reading

Aktualitet

​Gjendet pa shenja jete një 63-vjeçar në Jezerc

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një vilë private në Jezerc është gjetur pa shenja jete një person.

Kanun Veseli nga policia rajonale e Ferizajt, ka thënë se personi i moshës 63-vjeçare është gjetur pa shenja jete rreth orës 11:00, në garazh pranë veturës së tij.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve rajonale dhe ekipi i forenzikës. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Emergjente në Ferizaj”, ka thënë ai.

Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe ka udhëzuar që të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj.

Continue Reading

Aktualitet

​Fluksi në pikat e kalimit kufitar, pritjet më të mëdha te Dheu i Bardhë

Published

on

Në disa nga pikat e kalimit kufitar vazhdon të ketë pritje të gjata në të dyja anët e kufirit. Sipas gjendjes së orës 20:09, pritjet më të gjata janë në hyrje të pikës kufitare Dheu i Bardhë me kolona deri në një kilometër në hyrje dhe pritjet deri në pesëdhjetë minuta, ndërsa në dalje të kësaj pike kufitare kolona është 600 metra e gjatë dhe pritjet e qytetarëve zgjasin deri një orë e gjysmë.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Muçibabë, ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është 700 metra, me pritjet e qytetarëve gjashtëdhjetë minuta, teksa në hyrje kolona e automjeteve është 700 metra e gjatë dhe pritjet janë gjashtëdhjetë minuta.

Kolona ka edhe në Bërnjak, ku në hyrje të kësaj pike të kalimit kufitar kolona është pesëdhjetë metra e gjatë, me pritjet që variojnë nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta, ndërsa në dalje nuk ka kolona dhe pritjet janë nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta.

Në pikat e tjera të kalimeve kufitare nuk ka kolona dhe pritjet janë kryesisht nga tre deri në pesëmbëdhjetë minuta, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.

Continue Reading

Të kërkuara