Lajmet

Shqipëria rrit eksportet me Kosovën

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 59,8 %, të gjithë tregtisë.

Published

on

Në muajin mars 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me mars 2021 janë: Italia (67,1 %), Kosova (25,2 %) dhe SHBA (9,5%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Greqia (6,0 %) dhe Spanja (44,6 %).

Gjatë tremujorit të parë të këtij viti vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (54,5 %), Kosova (52,0 %) dhe Gjermania (123,3 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Spanja (66,8 %) dhe Turqia (19,7 %).

Në muajin mars 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me mars 2021 janë: Italia (0,8 %), Turqia (53,5 %) dhe Greqia (29,5 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: SHBA (9,5 %), Kroaci (22,0 %) dhe Zvicër (19,0 %).

Gjatë këtij tremujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (12,7 %), Turqia (52,7 %) dhe Kina (9,1 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA (20,2 %) dhe Zvicra (29,4 %)

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 59,8 %, të gjithë tregtisë. Në mars 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 71,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 53,2 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30,4 %), Turqia (9,0 %), Greqia (6,7 %) dhe Kina (6,5 %).

Shkëmbimet tregtare, për tremujorin 2022, me vendet e BE-së zënë 60,9 % të gjithë tregtisë. Në periudhën shkurt–mars 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,0 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,0 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (31,8 %), Turqia (8,3 %), Gjermania (7,0 %) dhe Greqia (6,6 %).

Në mars 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 48 mld lekë, duke u rritur me 50,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 28,0 %, në krahasim me shkurt 2022. Importet e mallrave arritën vlerën 84 mld lekë, duke u rritur me 29,7 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 21,7 %, në krahasim me shkurt 2022. Deficiti tregtar i këtij muaji është 36 mld lekë, duke u rritur me 9,7 %, krahasuar me mars 2021 dhe me 14,4 %, në krahasim me shkurt 2022.

Në këtë tremujor eksportet e mallrave arritën vlerën 120 mld lekë, duke u rritur me 49,6 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 207 mld lekë, duke u rritur me 27,9 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 87 mld lekë, duke u rritur me 6,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.

Gjatë muajit mars 2022, në rritjen e eksporteve prej 50,4 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +20,3 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +12,7 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me +6,7 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij tremujori janë rritur me 49,6 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +18,5 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +14,4 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me +6,4 pikë përqindje./KP

Lajmet

Policia sqaron ndalimin e hyrje-daljeve në parkingjet e Kuvendit dhe Presidencës

Published

on

Policia e Kosovës ka sqaruar se ndalimi i hyrje-daljeve dhe parkimit të automjeteve në hapësirat e Kuvendit të Kosovës dhe Presidencës, më 8 shtator, është bërë me kërkesë zyrtare të Drejtorisë së Shërbimeve Teknike të Kuvendit.

Sipas Policisë, kërkesa ka paraparë që, përveç veturave zyrtare të Kuvendit dhe Zyrës së Presidentes, të mos lejohej hyrja, dalja dhe parkimi i automjeteve në këto hapësira.

Ndalimi është bërë për shkak të pastrimit të oborrit dhe parkingjeve me mekanizëm adekuat. Policia ka bërë të ditur se në ditët në vijim pritet të rikthehen procedurat e rregullta për hyrje-daljet dhe parkimin e personave të autorizuar.

PK-ja ka theksuar se veprimet e saj i ndërmerr në përputhje me autorizimet ligjore dhe kushtetuese, përfshirë edhe zbatimin e kërkesave zyrtare të institucioneve të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pesë të arrestuar për tjetërsimin e një prone në Fushë Kosovë në vlerë 1.5 milionë euro

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e pesë personave, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në një rast që lidhet me tjetërsimin e një prone në Fushë Kosovë, në vlerë prej 1.5 milionë eurosh.

Arrestimet janë realizuar në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, nga veprimet hetimore të zhvilluara deri më tani dyshohet se personat e përfshirë, duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar, kanë pajisur në mënyrë të kundërligjshme personin me inicialet M.S. me fletë poseduese për një pronë prej dy hektarësh në Fushë Kosovë.

Më pas, dyshohet se M.S., në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar që pronën ta tjetërsojë përmes shitblerjes te personat me inicialet M.Z. dhe M.Z.

Prokuroria dyshon se gjatë këtij procesi janë përdorur edhe dokumente të falsifikuara, ndërsa vlera e pronës kap shumën prej 1 milion e 500 mijë eurosh.

Pesë të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se do të vazhdojë me veprimet e nevojshme hetimore, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohej për varrezë masive në ish-shkollën teknike në Obiliq, Policia: U tentua të kultivohej drogë

Published

on

Gjatë pastrimit të ish-shkollës teknike në Obiliq, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Pastrimit “Kastrioti” në bodrumin e shkollës, kanë hasur pamje që kanë ngritur dyshime dhe shqetësim.

Fillimisht është dyshuar për varrezë masive, por sipas Policisë, më pas u kuptua se në këtë objekt është tentuar kultivimi i disa substancave narkotike.

Pastrimi i objektit pati filluar të bëhej pas vendimit të kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçit që kjo shkollë të rikthehet dhe të fillojë mësimi përsëri.

Në bodrumin e objektit, shihen thasë të mbushur me materiale të panjohura, të varur në tavan, ndërsa në hapësirat e bodrumit është evidentuar edhe një gropë e madhe.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, i cili kishte thënë se rasti po hetohet nga Policia dhe Prokuroria.

“Sipas policëve dhe antidrogës shihet që është tentim i një kultivimi të disa substancave narkotike, por nuk dihet çfarë substanca, siç më tha eprori i policisë. Mirëpo, sido që të jetë, prokuroria edhe policia këtë punë e kanë në dorë dhe ato merren me rastin. Ndërsa sa i përket varrezës masive, unë nuk pashë, apo edhe policia qysh ma ka konfirmuar, nuk ka ndonjë dyshim për momentin”, ka dekalruar ai, raportoi EO.

Kjo shkollë që nga viti 1990, kur nxënësit ishin dëbuar nga forcat serbe, nuk kishte funksionuar më. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

3 milionë euro për efiçiencë të energjisë, mbi 1,400 qytetarë do të përfitojnë

Published

on

Rreth 3 milionë euro do të investohen në masa të efiçiencës së energjisë, projekt nga i cili pritet të përfitojnë mbi 1,400 qytetarë në Kosovë.

Deri më tani, në kuadër të këtij projekti janë rinovuar 51 shtëpi të familjeve të cenueshme, me një investim prej rreth 610 mijë eurosh. Në mesin e përfituesve është edhe familja Dragidella në Prishtinë.

Para renovimit, kjo familje konsumonte mbi 85 MWh energji në vit, ndërsa pas përfundimit të punimeve pritet të kursejë rreth 74 për qind të energjisë.

Deri në fund të këtij viti, pritet të përkrahen 192 familje përmes renovimit të shtëpive të tyre, ndërsa deri në vitin 2028 numri i familjeve përfituese pritet të arrijë në 280, në të gjithë Kosovën.

Përfituese do të jenë familjet që marrin asistencë sociale, me përparësi të veçantë për familjet me pensionistë, personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit vetushqyes.

Projekti po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Danimarkës, UNDP-së, Ministrisë së Ekonomisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara