Aktualitet

Shqipëria renditet e 7 në botë për kërkesat për azil në vendet e BE

Në vend të parë renditen shtetasit nga Afganistani me një shifër më 17.300.

Published

on

Shqipëria zë vendin e 7 mes 10 kombësive në botë që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian në shtator të vitit 2021.

Zyra Evropiane për Mbështetjen e Azilit njofton se në total janë depozituar 71.200 kërkesa në vendet e Bashkimit Evropian, por 2100 kërkesa janë bërë nga shqiptarët.

Në vend të parë renditen shtetasit nga Afganistani me një shifër më 17.300, ndërsa në vend të dytë shtetasit nga Siria me 9100 kërkesa.

Për shtatë vjet me radhë, Siria kishte numrin më të madh të kërkesave për azil të paraqitura në vendet e BE-së, por zhvillimet e fundit politike në Afganistan, detyruan një pjesë e madhe e popullsisë të shpërngulej, duke rritur kërkesat për azil.

Rreth 3000 aplikime u depozituan nga të mitur të vetëdeklaruar të pashoqëruar, që përbëjnë 4% të aplikimeve në total.

Kërkesat për azil:

  • Afganistani 17.300
  • Siria 9.100
  • Turqia 3.000
  • Iraku 2.900
  • Bangladeshi 2.800
  • Pakistani 2.700
  • Shqiptaria 2.100
  • Venezuela 1.800
  • Gjeorgjia 1.700
  • Tunizia 1.700

Continue Reading

Bota

Shefi i lartë ushtarak i Rusisë vritet nga shpërthimi i makinës në Moskë

Published

on

By

Komiteti Hetues i Rusisë njoftoi sot se një oficer i lartë ushtarak është vrarë në një shpërthim makine këtë mëngjes në rajonin e Moskës.

Svetlana Petrenko, zëdhënëse e komitetit, konfirmoi se Yaroslav Moskalik, zëvendësshef i Drejtorisë së Operacioneve Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm, ishte në automjet kur shpërtheu një pajisje eksplozive.

Pajisja shpërthyese kishte një forcë ekuivalente me më shumë se 300 gramë TNT”, u tha Petrenko gazetarëve në Moskë.

Incidenti vjen pas vdekjes së një zyrtari tjetër të lartë ushtarak rus vitin e kaluar.

Igor Kirillov, kreu i Trupave Ruse të Mbrojtjes Kimike, Biologjike dhe Bërthamore, u vra gjithashtu në një sulm të ngjashëm, për të cilin shërbimet e inteligjencës së Ukrainës morën përgjegjësinë.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, disa figura të tjera publike ruse, përfshirë reporterë lufte, janë vrarë në shpërthime që u atribuohen shërbimeve speciale ukrainase.

Continue Reading

Bota

I dërguari i SHBA-së, Witkoff në Moskë për të diskutuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

Published

on

By

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, ka mbërritur sot në Moskë për bisedime të mëtejshme mbi një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

Si SHBA-ja ashtu edhe Rusia kishin njoftuar më parë bisedime të mëtejshme pa dhënë një datë specifike.

Sipas Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, disa pika të një marrëveshjeje të mundshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë ende duhet të “përmirësohen”, megjithëse ai i tha transmetuesit amerikan CBS se beson që procesi po ecën në drejtimin e duhur.

Witkoff është takuar disa herë me presidentin rus Vladimir Putin dhe gjithmonë ka folur pozitivisht për udhëheqësin e Kremlinit.

Takimi i tyre i fundit në Shën Peterburg zgjati më shumë se katër orë.

Ai pritet të takohet sërish sot me Putinin, ndërsa bisedimet shihen si një hapje e rrugës për një takim të mundshëm midis udhëheqësit të Kremlinit dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Pasi administrata Trump mori detyrën në janar, Uashingtoni e ndryshoi në mënyrë drastike politikën e vendit ndaj Ukrainës, duke kërcënuar se do të ndalonte mbështetjen për Kievin – për të ushtruar presion mbi Ukrainën që të rënë dakord për një marrëveshje paqeje.

Trump tha gjithashtu se anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk ishte temë e diskutimit, ndërsa ka sinjalizuar se Kievi mund të duhet të bëjë lëshime territoriale për Rusinë për të ndaluar luftën./ATSH/

Continue Reading

Bota

Rutte: SHBA-ja dhe aleatët evropianë bien dakord se Rusia është një kërcënim afatgjatë

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha dje në mbrëmje se Rusia mbetej një kërcënim afatgjatë për aleancën, pas bisedimeve me presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe anëtarë të lartë të administratës amerikane në Uashington.

Ne të gjithë pajtohemi në NATO se Rusia është një kërcënim afatgjatë për territorin e NATO-s – për të gjithë territorin euroatlantik”, u tha Rutte gazetarëve pas takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Kur u pyet për mundësinë e një marrëveshjeje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, Rutte tha se kishte ende “diçka” për të diskutuar në tavolinën e bisedimeve, duke shtuar se i takonte Rusisë te vendoste.

Rutte shprehu besimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdonin të luanin një rol qendror në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.

Nuk po shoh një situatë ku SHBA-ja po ecin përpara. Po shoh një situatë ku nën udhëheqjen e presidentit Trump, kjo mund të përfundojë pozitivisht dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Rutte.

Trump tha të mërkurën se një marrëveshje me Rusinë ishte e arritshme, ndërsa pretendoi se marrëveshja me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky kishte qenë “më e vështirë” sesa me presidentin rus Vladimir Putin.

Presidenti amerikan ka kërkuar që Kievi të lëshojë gadishullin e Krimesë të pushtuar nga Rusia dhe të heqë dorë nga përpjekja e tij për anëtarësim në NATO në të ardhmen.

Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen më 24-25 qershor në një samit në Hagë./ATSH/

Continue Reading

Bota

Rusia paralajmëron Perëndimin: Nëse na sulmojnë, do të përdorim bombën atomike

Published

on

By

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Sergei Shoigu, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Perëndimit, duke deklaruar se Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore në rast agresioni. Në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve TASS, Shoigu theksoi se çdo sulm ndaj Rusisë ose aleatit të saj, Bjellorusisë, mund të provokojë një kundërpërgjigje bërthamore.

Nëse na sulmojnë, ne do të përdorim bombën atomike”, tha Shoigu, duke theksuar seriozitetin e pozicionit të ri të Kremlinit në politikën e parandalimit bërthamor.

Ai iu referua ndryshimeve të bëra në nëntor të vitit 2024 në Bazat e Politikës Shtetërore të Federatës Ruse në fushën e parandalimit bërthamor. Sipas Shoigut, këto ndryshime i japin Moskës të drejtën për të përdorur armë bërthamore jo vetëm në rast të një sulmi bërthamor, por edhe përballë një sulmi konvencional që paraqet një kërcënim ekzistencial për sovranitetin dhe integritetin territorial të Rusisë ose Bjellorusisë.

Rusia po monitoron nga afër përgatitjet ushtarake të vendeve evropiane”, deklaroi Shoigu, duke shtuar se çdo veprim armiqësor nga shtetet e huaja që perceptohet si kërcënim do të trajtohet me “masa simetrike dhe asimetrike për të shtypur dhe parandaluar veprime të mëtejshme”.

Shoigu, i cili ka shërbyer për më shumë se një dekadë si ministër i Mbrojtjes përpara se të emërohej në krye të Këshillit të Sigurimit, e konsideroi këtë rishikim të doktrinës bërthamore si një hap strategjik për të forcuar sigurinë kombëtare të Rusisë në një klimë të tensionuar ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara