Lajmet

Shqipëria në krye të Këshillit të Sigurimit në OKB, ministri i ri i Jashtëm niset drejt New Yorkut

Më 20 shtator, kryediplomati shqiptar do të marrë pjesë në takimin e Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit mbi Ukrainën.

Published

on

Java e ardhshme është e rëndësishme për Shqipërinë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur drejt New York, ku do të marrë pjesë në takimet e nivelit të lartë në kuadër të Presidencës Shqiptare të Këshillit të Sigurimit dhe Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Ditën e enjte, më datë 14 shtator, ministri Hasani do të kryesojë Debatin e Hapur të Nivelit të Lartë mbi Nxitjen e Partneritetit Publik-Privat në trajtimin e çështjeve humanitare, nismë e Shqipërisë.

Më 20 shtator, kryediplomati shqiptar do të marrë pjesë në takimin e Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit mbi Ukrainën, i cili do të kryesohet nga Kryeministri Edi Rama.

Gjatë qëndrimit në New York, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme do të takohet me homologë të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe do të marrë pjesë në takime me fokus Ballkanin Perëndimor, paqen dhe sigurinë etj.

Delegacioni shqiptar në OKB kryesohet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe pjesë e tij janë Kryeministri Edi Rama dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Ndryshe nga viti i kaluar ku fjalën e mbajti kryeministri Edi Rama, më datë 20 shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të mbajë fjalën në emër të Shqipërisë Presidenti Bajram Begaj, i cili pritet të niset nga Shqipëria të hënën e 17 shtatorit.

Ndërsa më 14 shtator kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e ri të Punëve të Jashtme Igli Hasani, do të marrin pjesë në dy takime të rëndësishme që do të drejtohen nga Shqipëria në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në SHBA.

Shqipëria e mori për herë të parë Presidencën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në periudhën 1 qershor – 30 qershor 2022. Shqipëria u zgjodh anëtarë e përkohshme. Mandati dyvjeçar përfundon në dhjetor të këtij viti.

Lajmet

Moti sot: Diell dhe deri në 14°C

Published

on

By

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 11 deri në 14 gradë Celsius.

Ndërkohë, do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Lajmet

Ndalohen punimet në gjashtë ndërtime për shkak të pasigurisë

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi serioze sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore. Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëtorëve.

Continue Reading

Të kërkuara