Sport

​Shqipëria mikpritëse e Botërorit të Mundjes për të rritur

Published

on

Shqipëria do të jetë mikpritëse e Botërorit të Mundjes për të rritur (peshat jo Olimpike), që ka nisur dje dhe zgjatë deri më 27 Tetor në Parkun Olimpik “Feti Borova”. Ky event i rëndësishëm do të mbledhë mbi 2300 sportistë nga 80 vende të botës, duke shënuar organizimin e parë të këtij niveli në Shqipëri.

Gjatë ceremonisë së hapjes, Presidenti i Federatës së Mundjes, Sahit Prizreni shprehu krenarinë për këtë ngjarje historike, duke theksuar se “jemi krenarë që për herë të parë Shqipëria listohet për organizimin e një eventi të këtij kalibri”. Ai theksoi rëndësinë e mundjes si sport prioritar në vend.

Në të njëjtën linjë, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë (KOKSH), Fidel Ylli, e vlerësoi besimin e organizmave ndërkombëtare ndaj Shqipërisë për këtë event. Ai gjithashtu njoftoi se mundja do të përfshihet si disiplinë në projektin “Ekipet Sportive në Shkolla”, duke theksuar angazhimin për zhvillimin e këtij sporti në vend.

Më 27 Tetor, në Shijak, do të mbahet edhe Kongresi Botëror i Mundjes, ku pritet të marrin pjesë 200 delegatë nga 117 vende të botës. Ky kongres do të shërbejë si platformë për diskutimin e çështjeve të rëndësishme që prekin këtë sport në nivel global.

Ngjarja e Botërorit të Mundjes për të rritur do të kontribuojë në promovimin e Shqipërisë si një destinacion sportiv dhe do të inkurajojë sportistët shqiptarë për arritje të reja.

Lajmet

​FIFA propozon rregull të ri për pushim të detyrueshëm mes ndeshjeve

Published

on

FIFA po shqyrton një ndryshim të madh në rregullat e futbollit, duke propozuar një pushim të detyrueshëm prej 72 orësh mes ndeshjeve, për të mbrojtur mirëqenien e futbollistëve.

Ky propozim synon të shmangë situata ku ekipet luajnë disa ndeshje brenda pak ditësh, siç ndodh shpesh në Premier League, veçanërisht në periudhat para Krishtlindjeve.

Një shembull është Crystal Palace, që këtë sezon do të ketë tre ndeshje në gjashtë ditë, ndërsa Arsenali do të luajë dy herë brenda tre ditësh, gjë që do të ndalohej me rregullin e ri.

Megjithatë, një pushim i tillë 72-orësh do të krijonte vështirësi në oraret e ngjeshura të garave si Europa League dhe Conference League. FIFA theksoi se çdo vendim do të merret vetëm pas dakordimit me palët përkatëse dhe nuk do të hyjë në fuqi para vitit 2031, kur pritet kalendari i ri ndërkombëtar i ndeshjeve.

Propozimi është pjesë e një diskutimi më të gjerë për ngarkesën fizike të lojtarëve, që ka shkaktuar kritika të shumta nga trajnerë si Jurgen Klopp dhe Carlo Ancelotti.

Në të njëjtën kohë, FIFA po krijon edhe një fond prej 20 milionë dollarësh për të ndihmuar futbollistët që nuk kanë marrë pagat e tyre të plota nga klubet në vështirësi financiare./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi krahason Zhegrovën me legjendën Pavel Nedved

Published

on

Skuadra italiane Juventus ka bërë sot një postim interesant në rrjetet sociale duke e shoqëruar me një foto ku shfaqen legjenda e klubit, Pavel Nedved, dhe reprezentuesi kosovar Edon Zhegrova.

Në mbishkrimin e fotos, Juventusi shkroi:

Sot është data 11/11. Një numër me storien e tij”, duke nënvizuar simbolikën e numrit 11 që mbanin të dy futbollistët në fanellë.

Ky postim ka tërhequr vëmendje të madhe nga tifozët, pasi klubi italian vendosi përkrah njëri-tjetrit Nedvedin, një nga figurat më të mëdha në historinë e Juventusit, dhe Zhegrovën, yllin e Kosovës që aktualisht ndodhet në Kosovë duke u përgatitur me dardanët për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Yamal si “mollë sherri” mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Published

on

Një tjetër përplasje është shënuar mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) pas tërheqjes së Lamine Yamal nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas gazetarit César Suárez, lojtari i Barcelonës iu nënshtrua një procedure mjekësore me radiofrekuencë për të trajtuar një shqetësim pubik, pa u njoftuar paraprakisht stafi mjekësor i RFEF-së.

Procedura kërkon një periudhë pushimi prej 7 deri në 10 ditësh, çka e detyroi 17-vjeçarin të largohej nga kampi stërvitor në Las Rozas.

Federata reagoi me një deklaratë zyrtare duke shprehur habinë dhe shqetësimin për mungesën e komunikimit nga Barcelona dhe njoftoi se lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ky rast ka ngritur tensione të reja midis klubit katalanas dhe përfaqësueses spanjolle, me RFEF që e cilëson situatën si “shkelje të besimit” në marrëdhëniet mes dy palëve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Dardanët kryejnë stërvitjen e dytë për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë si dhe Zvicrës.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët kanë punuar me intensitet të lartë dhe përkushtim maksimal.

Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari kanë kryer rigjenerim pas angazhimeve të fundit me klubet e tyre, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka vijuar me ushtrime tekniko-taktike.

Atmosfera në kampin e Dardanëve raportohet të jetë shumë pozitive, me lojtarët që shfaqin motivim dhe besim të lartë për rezultat pozitiv në përballjet e ardhshme kualifikuese./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara