Lajmet

Shqipëria me sistem të ri të votimit

Published

on

Qytetarët e Shqipërisë sot iu janë drejtuar kutive të votimit. Në këto zgjedhje risi në procesin e votimit është votimi elektronik dhe identifikimi biometrik.

Në qendrën e votimin “Qemal Stafa” në njësinë 10 ne qendrën e Tiranës, po implementohet pilot projekti për votimin elektronik dhe identifikimin biometrik. 

Sekretarja e kësaj KZAZ-je, Lisida Shehi për Kosovapress demonstroi se si qytetarët e asaj njësie do të mund te votojnë në mënyrë elektronike, ajo tha se për këtë pilot projekt u bënë 2-3 javë testime por edhe pas kësaj qytetarët kanë hasur në vështirësi. Ndërsa sa i përket se kur do të dalin rezultatet e votave nga votimi elektronik, Lisida Shehi tha se rezultati do të del nesër në orën 8.

“Kjo është lista e subjekteve, dhe e zgjedh njërën nga listën e subjekteve dhe shtyp pastaj për kandidatin, çdo subjekt ka listën e kandidatit, nëse dëshironi një nga numrat, shtyp një nga numrat, nëse nuk dëshiron asnjë, zgjidh këto, dhe printo votën. Në momentin që unë kam printuar votën dalin dy numra edhe e koalicionit ose partisë dhe e kandidatit dhe të njëjtën kohë del edhe këtu (tek kutia e votimit), në qoftë se unë kam bërë gabim gjatë kësaj procedure, unë e ndryshoj zgjedhjen dhe kthehem prapë nga fillimi dhe kam të drejtë ta bëjë vetëm njëherë (mundësinë të përsërisë votimin), në qoftë se unë jam dakord me pjesën e zgjedhjes që kam bërë përfundoj votimin dhe letra zbret poshtë dhe shkon direkt në kuti dhe vota ime u hodh drejt e në kuti”, tha ajo

Në pyetjen se si e kanë pritur qytetarët e kësaj njësie këtë votim elektronik, dhe se a është i lehtë ky proces dhe se a kanë pasur vështirësi, Lisida Shehi tha se për këtë pilot projekt janë bërë 2-3 jave testime dhe se qytetarët kanë hasur edhe në vështirësi.

“Ka pasur 2-3 javë testime por nuk mund të them se nuk kanë pasur vështirësi, se normalisht është një procedurë e lehtë deri sa të mësohen pastaj jo të gjitha kanë ardhur që ta përdorin pajisjen gjatë kësaj kohe, ka pasur vështirësi por të gjitha do të kalojnë. Është thjesht vonesë që mund të krijohet në pjesë radhësh se nuk kemi pasur ndonjë problematike madhore”, tha ajo.

Ndërsa në pyetjen se në rast që pajisja nuk funksionon a mund të përdoret manual apo jo, Sekretarja e kësaj qendre tha se janë dy pajisje për çdo qendër dhe nëse prishet njëra pajisje mund të përdorim tjetrën për 15 minuta apo 20 deri sa të rregullohet tjetra.

“Pajisja ndahet në dy, është pajisje e identifikimit që është një pajisje fillestare që nuk e kemi dhe ajo është në të gjitha qendrat e Shqipërisë, dhe është edhe pajisja e votimin, në qoftë se prishet pajisja e votimit fillohet te votohet në tjetrën, sepse janë dy pajisje për çdo qendër të votimit, votohet njëherë për njërën nga pajisjet deri sa te rregullohet tjetra, që vjen operatori që e rregullon, në momentin që mund të marr 15 minuta kohë, 20 minuta sa për t’u rregulluar, por deri tani nuk kemi pasur probleme me pajisjen”, tha ajo.

Lajmet

Parashikimi i motit për sot

Published

on

By

Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, dyshohet për një të plagosur

Published

on

By

Mbrëmë në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave dyshohet se është plagosur një person.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë dy prokurorë dhe njësitë përkatëse policore.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes apo gjendjen shëndetësore të personit të plagosur. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e UBT-së botojnë studimin mjekësor në revistën prestigjoze ndërkombëtare MDPI

Published

on

By

Profesorët e UBT-së, Dr. Lirim Shefki Mustafa dhe Dr. Fitim Bexhet Alidema, kanë publikuar një studim mjekësor në revistën e njohur ndërkombëtare “Pharmacoepidemiology”, që është pjesë e platformës së fuqishme shkencore MDPI.

Ky punim, me titullin “Comparison of Two Triple Therapy Regimens for Helicobacter pylori Eradication in Patients with Dyspepsia: A Retrospective Study from Primary Care”, ka arritur të indeksohet në rrjetet më të rëndësishme të shkencës botërore si Web of Science dhe Scopus, duke u renditur në kategorinë e lartë Q2.

Ky hulumtim i stafit të UBT-së ka një rëndësi të madhe praktike pasi ka marrë në shqyrtim plot 1,800 pacientë të rritur që u trajtuan mes janarit të vitit 2023 dhe fillimit të vitit 2026.

Qëllimi ishte të gjendej një zgjidhje më e mirë kundër bakterit të rrezikshëm Helicobacter pylori, i cili shkakton probleme si gastriti apo ulçera, në një kohë kur trajtimet klasike po dështojnë rregullisht për shkak se bakteri është bërë rezistent ndaj antibiotikëve standardë.

Nga krahasimi që u bë, doli se terapia e re e bazuar në levofloxacin funksionon shumë më mirë, duke e zhdukur bakterin në 82.9% të rasteve, përballë trajtimit të vjetër me clarithromycin që pati sukses vetëm në 71.8% të pacientëve.

Përveç se më efektiv, ky kombinim i ri solli edhe më pak efekte anësore për organizmin. Profesorët zbuluan gjithashtu se stili i jetesës ndikon shumë në shërim, pasi duhani, alkooli, obeziteti dhe diabeti e bëjnë bakterin më të fortë dhe rrisin shanset që trajtimi të dështojë.

Ky botim, i dalë zyrtarisht sot më 13 korrik 2026, tregon edhe një herë nivelin e lartë të kërkimit shkencor në UBT dhe u vjen në ndihmë direkt mjekëve për të dhënë receta më të sakta e pa i keqpërdorur antibiotikët.

Continue Reading

Lajmet

KFOR-i me stërvitje speciale pranë Bondsteel-it për menaxhimin e rasteve urgjente

Published

on

By

Ushtarët e Komandës Rajonale në Lindje (RC-E) të misionit të KFOR-it kanë zhvilluar një stërvitje të specializuar për reagim ndaj rrëzimit të aviacionit pranë Kampit Bondsteel.

Ky trajnim kishte për qëllim forcimin e koordinimit mjekësor shumëkombësh dhe rritjen e kapaciteteve për reagim të shpejtë në zonat operative.

Stërvitja bëri bashkë ekuazhet ajrore dhe mjekët fluturues për të ushtruar triazhin e të lënduarve, trajtimin mjekësor dhe procedurat e evakuimit urgjent.

Përmes këtyre aktiviteteve, KFOR-i mban gatishmërinë operacionale dhe aftësitë e nevojshme për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Misioni i udhëhequr nga NATO-ja vazhdon të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara