Lajmet

Shqipëria me propozime për të frenuar ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët

Published

on

Disa ditë pas vrasjes së një nxënësi 14-vjeçar, Qeveria e Shqipërisë ka paraqitur për diskutim dy propozime që synojnë të frenojnë ndikimin e rrjeteve sociale, TikTok dhe Snapchat, te fëmijët.

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se vendimi do të merret pas konsultimit me mësues dhe prindër.

“Dilema është nëse duhet të provojmë të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, kur në fakt nga të gjitha eksperiencat mësojmë se efektiviteti është ende shumë i ulët. Apo të ndërmarrim masë drastike për mbylljen plotë të TikTok dhe të Snapchat në Shqipëri”, tha Rama.

Rama përmendi si shembull edhe përvojat e shteteve të tjera, sikurse Australia, ku po tentohet ndalimi i qasjes në rrjetet sociale të fëmijëve nën moshën 16-vjeçare apo Franca dhe Spanja, ku fillimisht është vendosur që fëmijët deri në 14 vjeç të mos hapin llogari online. Së fundi, në këto dy shtete ky kufi është rritur në 16 vjeç.

Rama theksoi se propozimi do të paraqitet për diskutim me prindërit, ku do të angazhohen të gjitha shkollat për të marrë një vendim sa më demokratik, për një problem, që ai e konsideroi të madh dhe të ndërlikuar, sa i përket përmbajtjes dhe zgjidhjes.

Duke folur për vrasjen e një 14-vjeçari, Rama tha se kjo është një tragjedi që kërkon që shoqëria dhe shteti shqiptar të dalin me një përgjigje sa më efektive.

Një tjetër masë që do të merret për të garantuar sigurinë në shkolla, sipas Ramës është që së shpejti çdo klasë dhe çdo shkollë do të monitorohet me kamera.

“Siç e kam lajmëruar në fillim të vitit shkollor, kemi adresuar temën e sigurisë në shkollë. Jemi duke punuar për një sistem të ri digjital të kontrollit të shkollave dhe çdo klase me kamera inteligjente, të rrugëve kombëtare dhe të qyteteve. Po punojmë prej një viti me këtë projekt me Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ky sistem është realizuar me sukses në aspektin e rritjes së sigurisë në përgjithësi, dhe me rezultate mbresëlënëse në rritjen e sigurisë dhe uljen e bullizmit në shkolla”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë shqiptare tha se së shpejti do të prezantohet publikisht projektin dhe do të nisë puna për zbatimin e tij, i cili synohet të përmbyllet në harkun e 20 muajve, që do të shtrihet më pas në shkolla.

“Praktikisht prindërit do mund të shohin gjithçka ndodh me fëmijët e tyre dhe me procesin e mësimdhënies sa herë do duan të verifikojnë ecurinë apo problematikat e lidhura me fëmijët e tyre”, tha ai.

Rama theksoi se prej disa vitesh në shkolla ndalohet mbajtja e telefonave celularë, por tha se është koha për të rishikuar sanksionet për shkeljen e këtij rregulli.

Vrasja e 14 vjecarit, nxënës i shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’ në qendër të Tiranës tronditi Shqipërinë të hënën, më 18 nëntor. Vrasja me thikë u krye nga një tjetër nxënës i kësaj shkolle i cili është arrestuar./REL/

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara