Sport

​Shqipëria e gatshme për finalet e Evropianit U-17

Published

on

Në vazhdën e përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-17, një delegacion i UEFA-s zhvilloi një inspektim katërditor në Shqipëri, duke vlerësuar nga afër gjendjen e stadiumeve dhe fushave stërvitore ku do të luajnë dhe përgatiten ekipet pjesëmarrëse.

I shoqëruar nga përfaqësues të FSHF-së, delegacioni inspektoi stadiumin “Egnatia Arena”, duke u njohur me transformimin e tij të fundit, si dhe fushat stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, “Selman Stërmasi”, “Tofik Jashari”, “Sol Tropikal”, “Skënder Halili”, aneksin e stadiumit “Roza Haxhiu” dhe stadiumin “Luzi”.

Gjithashtu, delegacioni i UEFA-s inspektoi edhe tre stadiumet e tjera ku do të luhen ndeshjet finale të Evropianit: “Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena” dhe “Niko Dovana”.

“Me afrimin e turneut, vizitat e UEFA-s do të bëhen më të shpeshta, ndërsa puna për përmirësimin e infrastrukturës po vijon me ritme të shpejta. Vetëm pak ditë më parë, Komiteti Ekzekutiv i FSHF miratoi një plan rinovimi për disa terrene sportive, duke përfshirë investime të plota në “Selman Stërmasi”, “Skënder Halili”, “Tofik Jashari” dhe “Roza Haxhiu”, si dhe ndërhyrje të pjesshme në “Niko Dovana”, “Tropikal Sol”, “Luzi” dhe “Egnatia Arena.”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Këto investime pritet të rrisin cilësinë e kushteve për lojtarët dhe të lënë një trashëgimi të rëndësishme për futbollin shqiptar pas përfundimit të turneut.

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara