Sport

Shqipëria dhe Kosova ngjiten në renditjen e fundit në FIFA

Published

on

Paraqitjet e mira tê Shqipërisë në ndeshjet eliminatore të Shtatorit kanë dhënê efekt edhe në renditjen mê të fundit të publikuar nga FIFA.

Në axhornimin e kësaj renditje për muajin Shtator, Shqipëria ka fituar 3 pozicione duke u ngjitur nga vendi i 69 në atë të 65-të, shkruan Ora News.

Sigurisht që fitoret me Hungarinë 1-0 dhe me San Marinon 5-0 kanë shtuar pikët për kuqezinjtë që tani e shikojnë veten më lart me 1368.78 pikë dhe në vendin e 66-të.

Ndërkohë edhe Kosova njeh ngjitje në këtê renditje të publikuar teksa ka fituar plot 6 vende në klasifikimin e ri.

Nga vendi i 115 né atë të 109-in, falë rezultateve të mira në sfidat e Shtatorit, fitore me Gjeorgjinë dhe barazim me Greqinë.

Sa për kreun e renditjes, është gjithmonë Belgjika që kryeson, e ndjekur nga Brazili, Anglia, Franca dhe Italia. 

Continue Reading

Sport

Donjeta Sadiku synon medaljen në Kampionatin Evropian

Published

on

By

Donjeta Sadiku do të ngjitet sot në ring në Kampionatin Evropian të Boksit “Sofia 2026”, në një përballje vendimtare për sigurimin e medaljes.

Kampionia mesdhetare e Kosovës do të garojë në kategorinë deri në 60 kilogramë, ndërsa në çerekfinale do të përballet me boksieren holandeze Maund van der Toorn.

Dueli do të zhvillohet nga ora 13:30, në ringun “B”, në Sofje të Bullgarisë.

Një fitore ndaj holandezes do t’i siguronte Sadikut kualifikimin në gjysmëfinale dhe, njëkohësisht, medaljen në këtë Kampionat Evropian.

Selektorja e Kosovës, Marjola Sallauka, shpreson që Sadiku ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe të vazhdojë rrugëtimin drejt podiumit.

Kampionati Evropian i Boksit “Sofia 2026” po zhvillohet nga 15 deri më 26 shtator në Bullgari.

D.L

Continue Reading

Sport

Kastrioti mëson kundërshtarin në Kupën Evropiane

Published

on

By

Kampioni në fuqi i Kosovës në hendboll, Kastrioti i Ferizajt, ka mësuar kundërshtarin për raundin e dytë të Kupës Evropiane.

Skuadra ferizajase do të përballet me ekipin italian Raimond Sassari, pas shortit të tërhequr të martën në Vjenë.

Kastrioti do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi, më 17 ose 18 tetor, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet në Itali më 24 ose 25 tetor.

Në raundin e dytë të garës marrin pjesë gjithsej 64 skuadra, 19 prej të cilave kanë avancuar nga raundi i parë.

Në raundin e parë të Kupës Evropiane, Kosovën e përfaqësuan edhe Besa Famgas dhe Vëllaznimi i Gjakovës, por të dyja skuadrat u eliminuan.

D.L

Continue Reading

Sport

Formula 1 shkurton garat nga viti 2027, ndryshojnë edhe njësitë e fuqisë

Published

on

By

Garat e Formula 1 do të jenë më të shkurtra nga sezoni 2027, si pasojë e ndryshimeve të planifikuara në njësitë e fuqisë dhe rritjes së rrjedhës së karburantit.

Komisioni i Formula 1 ka miratuar propozimin që distanca standarde minimale e një gare të reduktohet nga 305 në 290 kilometra.

Ky ndryshim lidhet me gjeneratën e re të njësive të fuqisë, e cila do të hyjë në fuqi nga viti 2027. FIA synon të rrisë rolin e motorit me djegie të brendshme përmes rritjes së rrjedhës së karburantit.

Sipas rregullave të reja, motori V6 do të prodhojë deri në 420 kW, ndërsa fuqia maksimale e sistemit elektrik MGU-K do të reduktohet në 300 kW. Përjashtim do të ketë në modalitetin e parakalimit, ku fuqia e MGU-K do të arrijë në 350 kW.

Për të mundësuar rritjen e fuqisë së motorit me djegie të brendshme, rrjedha e karburantit do të rritet me rreth pesë për qind.

Si rezultat, në vitin 2027 raporti i fuqisë së njësisë do të jetë 58:42 në favor të motorit me djegie të brendshme, ndërsa në vitin 2028 pritet të shkojë në 60:40.

Fillimisht ishte diskutuar mundësia e rritjes së kapacitetit të rezervuarit të karburantit, por kjo do të sillte edhe rritje të peshës së makinave. Për këtë arsye, është zgjedhur alternativa e shkurtimit të distancës së garave me 15 kilometra.

Në varësi të karakteristikave të pistës, kjo pritet të nënkuptojë rreth dy deri në tri xhiro më pak për garë.

Ndryshimi do të zbatohet për distancën standarde të garave të Formula 1. Përjashtim do të vazhdojë të jetë Grand Prix i Monakos, i cili tashmë zhvillohet në një distancë më të shkurtër dhe i nënshtrohet rregullave specifike.

Vendimi i Komisionit të F1 duhet të marrë ende miratimin formal të Këshillit Botëror të Sportit Motorik të FIA-s. Pas këtij miratimi, ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi nga sezoni 2027.

D.L

Continue Reading

Sport

Talenti i Bayern Munichut në radhët e Kosovës, “BILD” shkruan për Erblin Osmanin

Published

on

By

Talenti i Bayern Munichut, Erblin Osmani, është një nga emrat më të rinj që i është bashkuar Kombëtares së Kosovës, ndërsa vendimi i tij për të qenë pjesë e “Dardanëve” ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave gjermane.

Gazeta prestigjioze gjermane BILD ka raportuar për vendimin e 17-vjeçarit, duke theksuar se Osmani, të paktën për momentin, ka zgjedhur Kosovën para Gjermanisë.

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, e ka përfshirë Osmanin në listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e ardhshme, duke i dhënë atij mundësinë për të bërë hapin e parë drejt përfaqësimit të Kosovës në nivel senior.

Osmani deri tani ka qenë pjesë e grupmoshave të Gjermanisë. Në janar të këtij viti, ai u paraqit në dy ndeshje miqësore me përfaqësuesen gjermane U17 ndaj Portugalisë.

“BILD” e përshkruan Osmanin si një prej talenteve të Bayern Munichut. Në mars të këtij viti, ai bëri debutimin në Bundesligë në ndeshjen ndaj Union Berlinit, në moshën 16 vjeç e 305 ditë, duke u renditur ndër lojtarët më të rinj që kanë luajtur për gjigantin bavarez.

Sipas mediumit gjerman, Osmani ka nënshkruar gjithashtu një kontratë afatgjatë me Bayern Munichun dhe aktualisht aktivizohet kryesisht me ekipet e të rinjve të klubit.

Megjithatë, “BILD” thekson se vetëm grumbullimi nga Kosova nuk e bën ende përfundimisht të pakthyeshëm vendimin e tij sa i përket së ardhmes ndërkombëtare. Pavarësisht kësaj, ftesa nga Franco Foda përbën hapin e parë konkret të Osmanit drejt përfaqësimit të Kosovës.

17-vjeçari tashmë ka mbërritur në Prishtinë dhe ka shprehur publikisht krenarinë për vendimin e tij për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës.

Osmani pritet të jetë pjesë e skuadrës së “Dardanëve” në ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara