Sport

Shqipëria dhe Kosova mund të bien në një grup në eliminatoret e Botërorit

Published

on

Shorti për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026 do të hidhet më 13 dhjetor 2024, dhe ndeshjet e para janë planifikuar për të filluar në mars të vitit të ardhshëm. Ky proces do të përcaktojë se cilat ekipe do të kualifikohen për në turneun prestigjioz që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Evropa ka siguruar 16 vende përfaqësuese për këtë botëror, duke e ndarë kualifikimin në 12 grupe. Fituesit e grupeve do të kalojnë direkt në Kampionatin Botëror, ndërsa të gjithë nënkampionët do të kenë mundësinë të luajnë në një play-off, së bashku me katër skuadrat më të mira të Ligës së Kombeve.

Vazot për shortin kualifikues do të përcaktohen pas përfundimit të ndeshjes së fundit të Ligës së Kombeve, dhe deri tani, 38 nga 54 vendeve kanë marrë informacione në lidhje me skuadrat me të cilat do të jenë në short.

Kombëtaret e Kosovës dhe Shqipërisë janë të sigurta në cilat vazo do të përfshihen. Kosova ndodhet në vazon e katërt, ndërsa Shqipëria në vazon e tretë, duke krijuar mundësinë që të dyja ekipet të bien në të njëjtin grup.

Në vazon e parë, pritet të jenë disa nga kombëtaret më të forta në Evropë, si Franca, Spanja, Anglia, Belgjika, Holanda, Portugalia, Italia, Gjermania dhe Kroacia. Vazo e dytë ka katër përfaqësuese të sigurta: Ukraina, Turqia, Suedia dhe Uellsi.

Në vazon e tretë janë Republika e Irlandës, Finlanda, Gjeorgjia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Islanda, Irlanda e Veriut dhe Mali i Zi. Vazo e katërt është pothuajse e plotë dhe përfshin Luksemburgun, Bjellorusinë, Armeninë, Kosovën, Kazakistanin, Azerbajxhanin, Estoninë, Qipron, Letoninë, Ishujt Faroe dhe Lituaninë.

Po ashtu, është e njohur edhe vazo e pestë, që përfshin Moldavinë, Maltën, Andorrën, Gjibraltarin, Lihtenshtajnin dhe San Marinon.

Kombëtaret nga Liga A e Ligës së Kombeve që arrijnë në çerekfinale do të jenë pjesë e grupeve kualifikuese me katër skuadra, ndërsa grupet e tjera do të përmbajnë nga pesë skuadra.

Pritjet janë të mëdha për të dyja kombëtaret, dhe një përballje mes Shqipërisë dhe Kosovës në eliminatoret e Botërorit do të ishte një moment emocionues për tifozët e futbollit në rajon./UBTNews/

 

 

Lajmet

Stadiumi Nacional përfshihet në buxhetin 2026, ndahen 4 milionë euro

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Sportit, Bislim Bislimi, ka bërë të ditur se ndërtimi i Stadiumit Nacional të Kosovës është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2026, me një fond fillestar prej 4 milionë eurosh.

Sipas Bislimit, ky projekt do të vazhdojë edhe në vitet pasuese dhe vlera totale e investimit pritet të tejkalojë 20 milionë euro.

Ai theksoi se ndërtimi i Stadiumit Nacional konsiderohet një domosdoshmëri për zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare.

Megjithatë, ende nuk është përcaktuar lokacioni ku do të ndërtohet stadiumi, ndërsa autoritetet kompetente pritet të dalin me vendim në fazat e ardhshme të projektit.

Continue Reading

Sport

​A po rikthehet edhe Rooney në “Old Trafford”

Published

on

By

Wayne Rooney ka lënë të kuptohet se do të ishte i gatshëm të rikthehej te Manchester United në një rol trajneri, nëse Michael Carrick emërohet trajner i përkohshëm i skuadrës pas largimit të Ruben Amorim.

Ish-kapiteni i “Djajve të Kuq” ka theksuar se një angazhim i tillë do të ishte i natyrshëm për të, pa e cilësuar si kërkim pune, por si gatishmëri për të ndihmuar klubin në një moment të ndjeshëm.

Në hyrje të kontekstit të tij profesional, Rooney kujtohet si një nga figurat më të mëdha të historisë së United, me 559 paraqitje dhe 253 gola gjatë 13 viteve plot trofe. Pas tërheqjes si lojtar, ai ka ndërtuar përvojë si trajner te Derby County, DC United, Birmingham City dhe së fundmi Plymouth Argyle.

Në anën tjetër, Carrick ka një lidhje të fortë me klubin, duke qenë pjesë e stafit të Jose Mourinhos dhe Ole Gunnar Solskjaer, si dhe trajner i përkohshëm në vitin 2021. Më pas, ai drejtoi Middlesbrough për dy vjet e gjysmë deri në verën e vitit 2025. Manchester United aktualisht renditet i shtati në Premier League dhe të shtunën përballet me Manchester Cityn.

Continue Reading

Sport

​Superliga në prag përforcimesh, nis faza vendimtare e sezonit

Published

on

By

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se është hapur zyrtarisht afati kalimtar në konkurrencën e meshkujve. Afati ka nisur do të jetë i hapur deri më 14 janar.

Klubet e ProCredit Superligës pritet të jenë mjaft aktive, duke marrë parasysh rivalitetin e madh dhe rëndësinë e çdo ndeshjeje në këtë fazë të kampionatit, ku po luftohet për titull dhe për mbijetesë.

Përforcime priten edhe në Ligën e Parë dhe të Dytë të Meshkujve, të cilat këtë edicion po zhvillohen me intensitet dhe interes të shtuar.

Continue Reading

Sport

​Alonso ua thotë në sy drejtuesve të Real Madridit problemin e madh që ka klubi

Published

on

By

Xabi Alonso ka shprehur pakënaqësi të fortë ndaj mënyrës se si klubi po menaxhon raportin me lojtarët, duke theksuar se autoriteti i trajnerit po minohet seriozisht. Sipas raportimit të La SER, Alonso i ka thënë sot drejtuesve se nuk është e pranueshme që lojtarëve t’u jepet kaq shumë pushtet.

Ai ka theksuar se është e pamundur për një trajner të vendosë rregull dhe disiplinë në dhomën e zhveshjes nëse klubi vazhdimisht mban anën e futbollistëve. Këto deklarata pritet të rrisin tensionin brenda klubit dhe të nxisin diskutime për balancën e pushtetit mes trajnerit, lojtarëve dhe drejtuesve.

Si zëvendësues të Alonsos Real Madridi e emëroi menjëherë Alvaro Arbeloan.

Continue Reading

Të kërkuara