Lajmet

Shqipëri: Policia bllokon rrugët, 1300 efektivë në gatishmëri para godinës së Kryeministrisë

Published

on

Partia Demokratike mban sot protestën e tretë kombëtare, për të cilën policia dhe autoritetet përkatëse kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e saj.

Nisur nga fakti që në protestën e fundit të organizuar nga opozita pati akte të cilat cenuan rendin dhe sigurinë publike, ku u lënduan disa punonjës policie, u arrestuan 18 persona dhe u shpallën në kërkim 17 të tjerë, policia ka rishikuar planin e masave me më shumë detaje ku gjatë ditës së sotme pritet të zbresin në terren 1300 forca policore nga të gjitha strukturat, të cilat do të përqendrohen kryesisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku shtrihen institucionet kryesore dhe Kryeministria, ku do jetë dhe pikënisja e protestës.

Siç është konstatuar nga protestat e mëparshme që pasi kryejnë pjesën kryesore të protestimeve para Kryeministrisë turmat e protestuesve bëjnë një tur deri në selinë e tyre, policia ka marrë masa të shtuara edhe në institucione të tjera.

Nga ana tjetër do të ketë edhe bllokim të rrugëve në zbatim të këtij plani masash i cili ka nisur të zbatohet që prej mesnatës, ku është ndaluar parkimi në bulevard, ku ka pasur edhe një bllokim të pjesshëm që prej orës 12 të mesditës për vendosjen e skenës ku do të mbahen fjalimet politike.

Ndërkohë për objektin e Kryeministrisë janë marrë të gjitha masat, janë vendosur kordonët metalikë, përforcuesit për dyert si dhe gjatë gjithë bulevardit ka kamera me rezolucion të lartë, të cilat do të monitorojnë mbarëvajtjen e protestës. Aktiv do jetë edhe plani anti-tubim, ku do të ketë të angazhuar para Kryeministrisë autobotët ujëhedhës ashtu dhe zjarrëfiksja nëse përdorimi i tyre do të jetë i nevojshëm. /Top Chanel/

Continue Reading

Vendi

Skenderaj: Arrestohet një person për mospërfillje të urdhrit të gjykatës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj, pasi i njëjti ka shkelur urdhrat e gjykatës duke shkuar në shtëpinë e bashkëshortes së tij, sipas raportit 24 orësh.

Sipas policisë, i dyshuari ka shkaktuar shqetësim tek viktima duke mos respektuar masat e sigurisë.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme.

Continue Reading

Vendi

Raste të dhunës në familje në Lipjan, Malishevë e Mitrovicë

Published

on

By

Në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje brenda një dite në rajone të ndryshme të vendit.

Në Lipjan, një grua ka raportuar se ka pasur dhunë psikike nga bashkëshorti i saj.

Pas intervistimit të palëve në stacionin policor, prokurori ka vendosur që rasti të shkojë në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër ka ndodhur në Mitrovicë, ku po ashtu një grua ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Pas konsultimit me prokurorin, palët janë liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Malishevë është arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të fejuarën e tij. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa procesi ndaj tij do të zhvillohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Vendi

Kurti takoi përfaqësuesin e BE-së, Peter Sørensen: Diskutohet integrimi dhe Këshilli i Evropës

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti mbrëmë në një darkë pune Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sørensen.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, fokusi kryesor i takimit ishte procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe reformat e nevojshme në këtë rrugëtim.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e linjëzimit të plotë të politikës së jashtme të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian, si një përcaktim strategjik i vendit. Po ashtu, një vend të rëndësishëm në bisedime zuri edhe procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, krahas angazhimit të institucioneve për përmbushjen e reformave evropiane.

Përveç agjendës integruese, Kryeministri Kurti dhe Përfaqësuesi i Posaçëm Sørensen diskutuan edhe për aktualitetet e fundit politike dhe zhvillimet e brendshme në vend. Në këtë takim, Kryeministri ishte i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorë të tjerë të kabinetit të tij.

 

Continue Reading

Lajmet

Shtime: Vdes një punëtor në vendin e punës, arrestohet një person

Published

on

By

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda që ka pësuar teksa ishte duke punuar në një kompani në rrugën “Industria” në Shtime.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku viktima, burrë, u dërgua me urgjencë në Emergjencën e Ferizajt, por mjekët vetëm kanë mund të konstatojnë vdekjen e tij.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Continue Reading

Të kërkuara