Aktualitet

Shqipëri: Muzeu Historik një prej destinacioneve të turistëve, mbi 13 mijë gjatë korrikut

Ata interesohen rreth historisë së Shqipërisë që nga lashtësia e deri në ditët e sotme.

Published

on

Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, i cilësuar si një atraksionet kulturore dhe historike më të vizituara në kryeqytet gjatë korrikut ka shënuar një numër të lartë vizitorësh.

“Në muajin korrik muzeu u vizitua nga 13 mijë e 546 vizitorë në total, ose 141% më shumë vizitorë në total në krahasim me muajin korrik të vitit 2022 që kishte 5 mijë e 614 vizitorë në total”, theksoi Muzeu Historik Kombëtar.

Vizitorët vendas e të huaj interesohen për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, shpjeguar kjo nëpërmjet artefakteve dhe objekteve të ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar, shkruan atsh.

Në mjediset e muzeut gjenden rreth 4750 objekte, të cilat i përkasin një periudhe të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.

Muzeu ekspozon pasuritë e tij nëpërmjet tetë pavijoneve. Pavijoni i Lashtësisë është nga më të pasurit në Muzeun Historik Kombëtar, me afro 400 objekte të ndryshme.

Në stendat e muzeut gjenden objekte që i përkasin epokës së Bronzit (2100-1200 para Krishtit), si dhe objekte të epokës së Hekurit (1200-450 para Krishtit), periudha këto që përvijojnë tiparet e ilirëve.

Kronikë e zezë

Brenda një dite raportohen disa raste të dhunës në familje nëpër Kosovë

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në disa raste të dhunës në familje në rajone të ndryshme, ku janë përfshirë sulme fizike, psikike dhe kërcënime.

Në Pejë, një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi është sulmuar fizikisht nga një burrë tjetër. Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe, pas marrjes në pyetje, janë liruar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër i dhunës fizike dhe psikike është shënuar në Deçan, ku një grua ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje tjetër. Pas intervistimit nga policia, e dyshuara është dërguar për trajtim mjekësor.

Situatë e ngjashme është raportuar edhe në Prishtinë, ku një grua është sulmuar nga një grua tjetër. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara, pas arrestimit dhe inicimit të rastit, është liruar me urdhër të prokurorit.

Ndërkaq, në Veri të Mitrovicës, një grua ka denoncuar një burrë (shtetas i Serbisë) për kanosje përmes mesazheve në telefon. Policia ka nisur hetimet për këtë rast në konsultim me prokurorinë kompetente.

Continue Reading

Sport

Spektakël në Paris: PSG dhe Bayern Munich ballafaqohen për një vend në finale

Published

on

By

Sonte në orën 21:00, stadiumi “Parc des Princes” do të shndërrohet në epiqendrën e futbollit evropian, ku Paris Saint-Germain pret Bayern Munich në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

PSG hyn në këtë sfidë me vetëbesim të plotë pas eliminimit të Liverpool-it, duke shfaqur një pjekuri dhe efikasitet që i ka munguar në vitet e kaluara. Parisiensët e shohin këtë vit si mundësinë e artë për të prekur finalen e madhe, duke u mbështetur te ritmi i lartë dhe mbështetja e zjarrtë e tifozëve vendas.

Në krahun tjetër, Bayern Munich vjen si një “makinë” e konfirmuar pas triumfit ndaj Real Madridit. Gjermanët mbështeten te disiplina e tyre e hekurt taktike dhe përvoja e madhe në përballje të këtij niveli, duke synuar një rezultat që do t’u lehtësonte punën në ndeshjen e kthimit në Mynih.

Në një duel ku gabimet kushtojnë shtrenjtë, detajet e vogla pritet të vendosin fatin e këtij takimi gjigantësh, që premton emocione deri në sekondën e fundit.

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Published

on

By

Një burrë në Prizren është gjetur pa shenja jete. Sipas raportit 24 orësh te Policisë se Kosovës , rasti ka ndodhur më 27 prill 2026, në rrethana që ende pritet të sqarohen.

Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Deri më tani, shkaqet e vdekjes mbeten të panjohura, duke bërë që autoritetet të nisin hetimet nën cilësimin “hetim i vdekjes”.

Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

 

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Një i arrestuar për kanosje dhe dy armë të sekuestruara

Published

on

By

Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në dy raste të ndara të kanosjes në rajonin e Prishtinës, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e një personi dhe konfiskimin e armatimit.

Në rastin e parë të regjistruar në Prishtinë, policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka përdorur rrjetet sociale për të kërcënuar një burrë kosovar. Pas denoncimit të viktimës dhe mbledhjes së provave fillestare, prokurori ka lëshuar vendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për procedime të mëtejshme.

Ndërkohë, një tjetër incident ka ndodhur në fshatin Besi, pas një mosmarrëveshje mes dy personave. Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe, me qëllim parandalimin e eskalimit të situatës, ka sekuestruar dy armë (për të cilat i dyshuari posedonte leje) së bashku me 60 fishekë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ky rast ka kaluar në procedurë të rregullt hetimore.

 

Continue Reading

Të kërkuara