Aktualitet

Shqipëri, 15 vatra aktive me zjarre

Published

on

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë bilancin e situatës aktuale të zjarreve në 6 qarqe të vendit.

Aktualisht janë 15 vatra aktive, ndërsa situata më kritike paraqitet në Malin e Rrajcës pasi përhapja e perimetrit të saj rrezikon parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Forcat e Armatosura po punojnë nga terreni, ndërsa nuk ndalet puna e helikopterëve për të bërë të mundur fikjen e zjarreve.

1.Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshati Thirrë – Në zonë ka shumë tym dhe si pasojë vështirësohet kryerja e operacioneve efektive nga ajri. Situata momentalisht nuk është problematike, por rritja e temperaturës dhe erës mund të bëjë që situata të dalë jashtë kontrollit. Për fikjen e zjarrit janë angazhuar 40 efektivë të FA dhe rreth 30 nga autoritetet lokale.

2.Bashkia Mirditë, njësia administrative Rubik, fshati Katund i vjetër. Forcat e Armatosura po punojnë në terren pasi përshkallëzimi i vatrës së zjarrit paraqet rrezik për banesat pranë.

3.Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshatrat Munellë dhe Domgjon – Aktualisht vatra nuk paraqet rrezik dhe po monitorohet në terren.

4.Bashkia Lezhë, njësia administrative Kolsh, fshati Patalej – Vatra e zjarrit është izoluar në masën 95%. Situata është e qetë dhe në terren janë forcat e pushtetit vendor.

Qarku Shkodër

1.Bashkia Pukë, Mali i Tërbunit – ne Qafe Kumulli fryn ere dhe flaket favorizohen nga barishtet e uleta dhe te thata. Në operacionet e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 42 trupa te FA, dhe rreth 30 nga autoritetet lokale, perfshire vullnetare.

2.Bashkia Fuzhë Arrëz, njësia administrative Blerim, fshati Flet – Vatra e zjarrit që ka prekur fshatin Kryezi është izoluar dhe po punohet per shuarjen e totale të saj. Ndërsa nga ana e fshatit Dardhë situata është më e ndërlikuar për shkak të terrenit të vështirë. Zjarri ka kaluar pjesën e zhveshur të luginës dhe është në drejtim të kurorës me pisha dhe bredh. Në këtë krah po punojnë 40 forca të FA dhe 35 forca nga pushteti vendor dhe shërbimi pyjor.

3.Bashkia Shkodër, njësia administrative Gur i zi, fshati Gur i zi – Vatra aktualisht është izoluar pasi forcat tokësore kanë krijuar breza ndarës. Situata po mbahet nën kontroll pasi një rritje e shpejtësisë së erës mund të sjellë përkeqësim të situatës.

Qarku Kukës

1.Bashkia Kukës, Maja e Rrunës – Zjarri është aktiv prej 14 ditësh dhe është në drejtim të fshatit Shëmri. Për normalizimin e situatës është angazhuar dhe helikopteri Hollandez. 40 trupa nga FA, pushteti lokal dhe vullnetare po punojnë ne terren per shuarjen e flakëve.

2.Bashkia Has, njësia administrative Golaj, fshati Nikshiq – Autoritetet lokale jane ne terren duke shuar flaket.

Qarku Elbasan

1.Bashkia Prrenjas, Mali i Rrajcës – Vatra e zjarrit ndodhet në pjesën lindore të fshatit Skënderbej dhe ka nga një terren shkëmbor me pyll dushku dhe dëllinjë.

Falë punës së forcave tokësore aktualisht është mundësuar normalizimi i situatës.

Kjo vatër ka një rëndësi kritike pasi përhapja e perimetrit të saj rrezikon parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Zjarri është në kufi me Maqedoninë e Veriut ku gjithashtu po punohet në anën që ka prekur territorin e tyre. Në operacionet e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 20 forca të FA dhe zjarrfikësit e Prrenjasit dhe Elbasanit.

2.Bashkia Peqin – Është aktivizuar zjarri në një vendgrumbullim mbeturinash. Vatra nuk paraqet rrezik por shkakton ndotje të ajrit. Për operacionet e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 1 mjet i FA dhe 1 fadromë.

Qarku Dibër

1.Bashkia Dibër, njësia administrative Selishtë, Qafë Murrë, Kacni – Në zonë janë dy vatra zjarri në të cilat intensiteti është i ndryshëm. Në vatrën në anën e Baxhaj, Gura e Vorbullës (Qafë Murrë) situata është vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik. Nga ana e fshatit Kacni ku është përqendruar dhe angazhimi më i madh i forcave zjarri vazhdon të jetë aktiv duke zgjeruar perimetrin në barëra të thata. Terreni është shkëmbor dhe i vështirë për ndërhyrjen e forcave nga toka. Rreziku që paraqitet është kalimi i zjarrit në kurorën e pishave. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 15 forca të FA dhe 23 forca nga strukturat e pushtetit vendor.

Qarku Gjirokastër

1.Bashkia Memaliaj, njësia administrative Krahëz, fshati Allkomenaj – Deri më tani vatra e zjarrit nuk është problematike. Në terren ka pyll me pisha. Në operacionet e shuarjes së zjarrit janë angazhuar zjarrfikësit lokalë./tch

lajme

Rrahje mes katër personave në Vushtrri: Arrestohen dy të dyshuar, dy të tjerë në arrati

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme”, pas një rrahjeje mes katër personave të ndodhur në rrugën “Ismajl Qemali”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, njësitë policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur të ndalojnë dy prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerët janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas ofrimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit kompetent, dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndërkohë, policia bën të ditur se ka identifikuar edhe dy personat e arratisur dhe të njëjtit ndodhen në kërkim policor. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Probleme globale me Microsoft: Pa qasje në Outlook edhe në Kosovë

Published

on

By

Si pasojë e problemeve të mëdha teknike që kanë prekur shërbimet e Microsoft në nivel global, edhe në Kosovë nuk ka qasje në platformën e postës elektronike Outlook.

Ndërprerja ka pamundësuar hapjen e emaileve dhe ka shkaktuar vështirësi në komunikimet zyrtare dhe punën e përditshme, njëjtë sikurse në shumë vende të tjera të botës.

Ekipet teknike të kompanisë janë duke punuar për identifikimin dhe rregullimin e defektit, ndërsa ende nuk ka një afat të saktë se kur do të rikthehet funksionaliteti i plotë i shërbimeve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti takon kryeministrin britanik Burnham në Dublin: Thellojmë partneritetin dhe bashkëpunimin

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kurti e ka vlerësuar Mbretërinë e Bashkuar si një partnere dhe aleate të posaçme të Republikës së Kosovës, duke shprehur synimin e Qeverisë për të avancuar më tej raportet bilaterale.

“Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, ka deklaruar kryeministri Kurti. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shawn Mendes reagon ashpër për situatën në Gaza: “Po ndodh një gjenocid para syve tanë, artistët të flasin”

Published

on

By

Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve në Gaza dhe duke u kërkuar kolegëve të tij artistë që të mos heshtin.

Përmes një deklarate të shkruar, artisti 28-vjeçar e ka cilësuar situatën aktuale si gjenocid, duke theksuar se fëmijët dhe familjet palestineze kanë vuajtur tepër gjatë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Mendes ka bërë të ditur se është duke u informuar vazhdimisht për të kuptuar se si mund të kontribuojë dhe se tashmë ka dhuruar donacione për disa organizata humanitare, duke ftuar edhe ndjekësit e tij të veprojnë njëjtë.

“Miqtë e mi dhe kolegë artistë, e di që mund të duket e frikshme të flasësh hapur; e ndiej edhe unë tani teksa e shkruaj këtë… Por ndiej nevojën të bëj diçka për të ndihmuar. Sa më shumë prej nesh ta përdorin zërin, aq më afër ndryshimit jemi. Këta fëmijë në Palestinë janë detyruar të jenë trima për një kohë të gjatë. Tani është radha jonë të bëjmë të njëjtën gjë”, ka shkruar Mendes.

Në mbyllje të reagimit të tij, këngëtari ka bërë thirrje që të normalizohet ngritja e zërit në mbrojtje të atyre që vuajnë nga shtypja, duke listuar gjashtë hapa konkretë veprimi: dhuroni, edukohuni, inkurajoni, sfidoni, mbani përgjegjës ata që janë në pushtet dhe votoni. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara