Aktualitet

Shpronësimi problem i Ministrisë së Infrastrukturës

Published

on

Çështja e shpronësimit si në nivelin lokal edhe ashtu qendror po vazhdon të jetë problem për Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Kështu ka thënë ministri i këtij dikasteri, Liburn Aliu në diskutimin për planifikim hapësinor të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës.

“Ministri Aliu më tutje tha se problem për Ministrinë që ai drejton është çështja e shpronësimit, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror. Ministri Aliu vuri theks te veçantë edhe te çështja e legalizimit, duke theksuar nevojën e një fushate të vazhdueshme të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve, por edhe bizneseve, duke nënvizuar edhe kontributin që odat ekonomike mund të bëjnë në këtë aspekt”, thuhet në komunikatën e OEAK.

Në këtë diskutim, Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane tha se planifikimi hapësinor është i lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik, ku me këtë rast theksoi qëllimin e këtij diskutimi me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Zeka theksoi rëndësinë e legalizimit të objekteve pa leje, po ashtu, për planet e Ministrisë për ngritje të vetëdijes publike për procesin e aplikimit, por edhe skenarët alternativë pas skadimit të periudhës për aplikim për legalizim, meqë edhe kjo temë është e lidhur ngushtë ne çështjen e zhvillimit ekonomik.

Tutje ministri Aliu citohet të ketë thënë se është i lumtur për mundësinë e diskutimit me ndërmarrjet private dhe vendosjes së bashkëpunimit me përfaqësuesit e sektorit privat, ku si qëllim themelor është arritja e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik që respekton planifikimin hapësinor por edhe kërkesat për mbrojtje mjedisore.

Kronikë e zezë

Posedim i paautorizuar i narkotikëve në Skenderaj, shoqërohen tre persona në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Skenderaj, ku në veturën e një personi janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Në veturë në ato çaste ndodheshin edhe dy persona të tjerë.

“Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore për një kontroll rutinë, me ç’rast brenda saj ka gjetur dhe konfiskuar 0.7 gram substancë të dyshuar narkotike”, thuhet në raport.

Pas ndalimit të dyshuarit janë shoqëruar në polici.

Pas inicimit të rastit dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon të procedohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës në familje. Rastet janë regjistruar në qytetet Obiliq, Fushë Kosovë, Prishtinë, Podujevë dhe Shtërpcë.

Në rastin e parë në Obiliq, një person është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar presion ndaj familjarëve duke kërkuar para. I njëjti ka shkaktuar dëme materiale duke dëmtuar veturën e familjes dhe gjësende të tjera në shtëpi. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në rastin e dytë në Fushë Kosovë,  edhe një person është vënë në pranga pasi dyshohet se ka shkaktuar probleme të vazhdueshme dhe ka ofenduar anëtarët e familjes së tij. Pas arrestimit dhe inicimit të rastit, prokurori ka vendosur që i dyshuari të lirohet dhe rasti të shkojë në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë, një çift bashkëshortor janë shoqëruar në stacionin policor pas një përleshjeje mes vete. Dyshohet se fillimisht bashkëshortja kishte ushtruar presion psikik ndaj burrit dhe kishte tentuar ta godiste, ndërsa ky i fundit, duke u vetëmbrojtur, e ka goditur atë duke i shkaktuar lëndime për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Podujevë, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore dhe urdhrin e mbrojtjes, duke vendosur të kthehet te familja e saj. Edhe pse i dyshuari fillimisht nuk u gjet nga policia, ai u paraqit më vonë pas ftesës dhe me urdhër të prokurorit u lirua në procedurë të rregullt.

Në rastin e fundit në Shtërpcë, policia ka arrestuar një person nën dyshimin e bazuar se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Pas intervistimit nga hetuesit policorë, prokurori i shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

 

Continue Reading

Lajmet

Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet nga instruktorët kroatë për kontrollin e turmave

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka ngritur kapacitetet e saj operacionale përmes një bashkëpunimi të ngushtë me Policinë Ushtarake të Kroacisë. Përmes një njoftimi zyrtar, ministri theksoi se FSK po vazhdon me sukses avancimin e kapaciteteve profesionale përmes trajnimeve të specializuara me partnerët ndërkombëtarë.

Gjatë javës së kaluar, në bashkëpunim me instruktorët kroatë, është realizuar për herë të parë Kursi për Intervenime dhe Kontrollim të Turmave. Ky trajnim ka integruar module të specializuara për intervenime të shpejta, kontroll të turmave, si dhe luftime në hapësira të mbyllura (CQB).

Sipas ministrit Maqedonci, gjatë këtij trajnimi intensiv, pjesëtarët e Policisë Ushtarake kanë zhvilluar aftësi të avancuara taktike dhe operacionale, duke dëshmuar profesionalizëm, disiplinë dhe gatishmëri të lartë. Ky aktivitet vlerësohet si një tjetër dëshmi e transformimit të vazhdueshëm të Policisë Ushtarake në një njësi moderne, të përgatitur plotësisht për t’u përballur me sfidat bashkëkohore të sigurisë.

Continue Reading

Sport

Trepça mposht Bashkimin dhe mbërrin në 3-0 në finale

Published

on

By

Trepça ka shënuar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme ndaj Bashkimit me rezultat të ngushtë 80-84, në një atmosferë fantastike në palestren “Sezai Surroi” në Prizren, duke krijuar kështu një epërsi komode prej 3-0 në serinë finale të Playoff-it në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e tretë finale e këtij edicioni ofroi një luftë të madhe sportive dhe dramë deri në sekondat e fundit të takimit. Mitrovicasit e nisën më mirë ndeshjen duke e mbyllur pjesën e parë me një epërsi prej 10 pikësh, mirëpo prizrenasit nuk u dorëzuan dhe reaguan fuqishëm në pjesën e dytë. Bashkimi arriti ta përmbiste rezultatin dhe madje kaloi në avantazh gjatë çerekut të fundit, përpara se Trepça të tregonte karakter në momentet vendimtare dhe ta riktente epërsinë për ta mbyllur sfidën me triumf.

Te skuadra e Trepçës më të dalluarit në parket ishin Kenneth Hasbrouck me 22 pikë të shënuara dhe Dardan Kapiti, i cili kontribuoi me 14 pikë e 9 kërcime. Në anën tjetër, te Bashkimi nuk mjaftoi loja e shkëlqyer e Shannon Shorter, i cili ishte më efikasi i ndeshjes me 25 pikë e 5 kërcime, i ndihmuar edhe nga Jalen Riley që shtoi 22 pikë. Ndeshja e katërt e kësaj serie finale, ku Trepça mund të shpallet kampion, do të zhvillohet sërish në Prizren.

Continue Reading

Të kërkuara