Aktualitet

“Shpirti i gjyshërve” bind mafiozin që të bashkohet me FBI-në

Ç’ndodhi në momentin që po i lutej fotos së viktimave.

Published

on

Një mafioz, i cili dikur i përkiste familjes Lukeze në New York, kohët e fundit pohoi se ishte një ‘ndërhyrje’ nga gjyshërit e tij të vdekur, që i dha shtysën e fundit për të tradhtuar ish-bashkëpunëtorët e tij e për t’iu futur më pas FBI-së.

Mediet e huaja shkruajnë se John Penizi përshkroi në podcastin e Gary Jenkins, mesazhin që mori nga gjyshërit e tij të vdekur, kur u përball me dilemën për të folur apo jo me FBI .

Ai zbuloi se ishte në shtëpinë e tij në Long Island duke u lutur para një fotografie të gjyshërve të tij të vdekur, duke kërkuar këshillat e tyre nëse duhej të bëhej apo jo informator për shërbimin. Në atë moment, tenxheret, pjatat dhe gotat filluan të lëviznin në të gjithë shtëpinë.

“Gjithçka po dridhej”, i tha ish mafiozi podcastit, duke shtuar se ishte “shenja” që e bindi atë të dorëzohej tek agjentët e Byrosë Federale të Hetimit të SHBA.

Penizi shpjegoi se në të kaluarën ai kishte vërejtur lëvizje të çuditshme nga anëtarët e familjes Lukeze dhe tha se dyshonte që këta individë qëndronin pas sulmeve që ai kishte marrë nga bandat e tjera. Dyshimet se ai po vëzhgohej dhe se kishte një komplot për të dalë nga rruga u përforcuan nga mesazhet e hutuara që ai mori nga kryetari i atëhershëm i familjes, Michael “Big Mike” De Sandis.

Kur një kushëri i përmendi për herë të parë idenë që mund të futej si informator te FBI, ai menjëherë e refuzoi atë.

Djali i mafiozit, i cili ishte privuar nga babai i tij gjatë 17 viteve që kishte kaluar në burg, i bëri presion Penizit që të shkonte te FBI të nesërmen. Ai pranoi të shkonte, por  kaloi tre ditët e ardhshme në gjendje të keqe psikologjike.

Kur erdhi e hëna, ai vendosi t’u lutej gjyshërve të tij për udhëzim dhe kjo ishte kur ai mori “shenjën” vendimtare për fatin e tij.

“Unë nuk kam jetuar pranë një stacioni treni. Asnjë aeroplan nuk fluturoi mbi shtëpi. Nuk ka pasur tërmet. Gary, të betohem, në shtëpi kishte gota vere dhe enë të ndryshme. Gjithçka u trondit. Unë thirra nënën time dhe e bëra të dëgjonte zhurmën. Mbajti me minuta të tëra. Ajo më pyeti “çfarë është kjo” dhe unë iu përgjigja se iu luta gjyshërve dhe se gjithçka në shtëpi filloi të dridhej. Ende nuk kam asnjë shpjegim për atë që ka ndodhur. Kjo ishte shenja që më bindi të shkoja”, deklaroi Penizi.

Dy avokatë që përfaqësojnë kriminelët, që ish mafiozi Penizii foli kundër tyre, thanë se atyre u duhej dhënë mundësia për t’i bërë dëshmitarit pyetje në lidhje me këto përvoja të çuditshme para gjykatës.

“Është e pafalshme që mbrojtja e të akuzuarit nuk ishte informuar për të gjitha këto fenomene paranormale, që ai pretendon se ishin shkas për bashkëpunimin e tij me FBI. Nëse kjo informatë, si zbulimet e tjera të fundit nga Penizi, do të ishin lëshuar nga qeveria, asnjë juri nuk do ta kishte marrë seriozisht dëshminë e tij”, tha Anthony Di Pietro, avokat i mafiozit të dënuar Steven Wonder Crea.FOTO GALERI1/5

Continue Reading

Aktualitet

Papa Leoni XIV në Francë: Mbi 500 mijë besimtarë priten në meshën e Parisit

Published

on

By

Papa Leoni XIV e nis të premten një vizitë katërditore në Francë, e para e një pape në këtë vend në 18 vjet, ndërsa momenti kryesor do të jetë mesha e madhe të shtunën në qendër të Parisit, ku pritet të marrin pjesë më shumë se gjysmë milioni njerëz.

Presidenti Emmanuel Macron e priti Papën në aeroportin “Orly” të premten në mëngjes. Më vonë, ai pritet të zhvillojë bisedime me të në Pallatin Élysée për çështje gjeopolitike dhe inteligjencën artificiale. Macron dhe Papa do të mbajnë gjithashtu një fjalim të përbashkët në Metz, raporton BBC.

Megjithatë, presidenti nuk do të marrë pjesë në asnjë nga meshat e Papës, kryesisht për të respektuar ndarjen e rreptë të shtetit nga feja në Francë. Në meshën në Champs-Élysées do të marrin pjesë bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, dhe kryeministri Sébastien Lecornu. Aty pritet të jenë edhe disa kandidatë për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, mes tyre Marine Le Pen, Edouard Philippe, Gabriel Attal dhe Bruno Retailleau.

Vizita është shoqëruar edhe me raportime për tensione mes Macronit dhe ekipit të Vatikanit që u angazhua për organizimin e saj. Sipas këtyre raportimeve, presidenti francez ishte i pakënaqur me kufizimin e karakterit ceremonial të vizitës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së: Presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për paqen e stabilitetin rajonal

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet kryesore të vendit.

Përmes një deklarate, nga ambasada amerikane kanë bërë të ditur se mezi presin të punojnë me Qeverinë dhe Kuvendin për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta.

Sipas deklaratës, në fokus të këtij bashkëpunimi do të jenë forcimi i paqes rajonale, stabiliteti si dhe prosperiteti i ndërsjellë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tërmet në Greqi, lëkundjet u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Një tërmet me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës është ndier mbrëmë rreth orës 22:18 në Manastir, Resnjë dhe zonat përreth.

Sipas Observatorit Sizmologjik në Shkup, epiqendra e lëkundjeve ishte në Greqi, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar nga ky tërmet.

Continue Reading

Lajmet

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin

Published

on

By

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin e tij në hapje të debatit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Partishme të OKB.

Sot, në rreth 17:00, sipas orës lokale, ai pritet të mbajë fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Rama pritet të flasë në hapje të debatit të Asamblesë së Përgjithshme. Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Michigan.

Në axhendën e tij janë parashikuar gjithashtu takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombtare.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Në këtë vizitë, kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar.

Gjatë qëndrimit në SHBA një grup shqiptarët kanë protestuar në momentin që kalonte delegacioni shqiptar. Autoritetet amerikane qe garantonin sigurinë e kryeministrit dhe të pranishmeve te tjerë; kane ndaluar një prej protestuesve, i cili hodhi veze në drejtim të delegacionit.

 

Continue Reading

Të kërkuara