UBT ka kënaqësinë të ftojë studiues, profesionistë dhe krijues nga fusha të ndryshme për të marrë pjesë në Konferencën e 14-të Ndërkombëtare për Artin dhe Median Digjitale, e cila këtë vit zhvillohet në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion. Ky edicion vjen me fokus të veçantë mbi “Qëndrueshmërinë dhe Reziliencën”, si dy shtylla kryesore të zhvillimit në epokën digjitale.
Konferenca do të jetë një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e dijeve dhe përvojave mes akademikëve, studentëve të programeve pasuniversitare, kandidatëve të doktoraturës, studiuesve të rinj dhe ekspertëve të industrisë. Synimi është të krijohet një hapësirë bashkëpunimi ku diskutohen tendencat më të reja dhe sfidat që lidhen me ndërthurjen e artit dhe teknologjisë.
Fushat që do të trajtohen:
- Konferenca mbulon një spektër të gjerë temash, përfshirë:
- Sfidat e artit dhe medias digjitale në epokën moderne;
- Përdorimi i teknologjisë kreative në art dhe media digjitale;
- Teknologjitë e reja që po transformojnë artin;
- Performanca artistike në kohën e artit digjital;
- Ndikimi i artit digjital në kulturën bashkëkohore;
- E ardhmja e galerive dhe muzeve;
- Ndikimi i teknologjisë në art dhe edukim;
- Shprehjet kreative dhe interaktive;
- Ndërveprimi njeri-kompjuter.
Datat kryesore të konferencës:
Dorëzimi i abstrakteve: 10 tetor 2025
Njoftimi për pranimin: 17 tetor 2025
Rishikimi shkencor (peer review): 17 tetor 2025
Regjistrimi i hershëm: 17 tetor 2025
Regjistrimi i vonuar: 20 tetor 2025
Dorëzimi i punimeve të plota: 14 nëntor 2025
Udhëzime për aplikim:
Punimet e paraqitura duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë dhe jo në proces shqyrtimi në konferenca apo revista të tjera. Tekstet duhet të jenë deri në 6 faqe dhe të përmbushin standardet e pranuara të konferencës. Punimet që nuk përmbushin kriteret e formatimit nuk do të merren në shqyrtim.
Për më shumë informacion mbi kriteret e aplikimit dhe procesin e regjistrimit, pjesëmarrësit ftohen të vizitojnë faqen zyrtare të konferencës në webfaqen e UBT-së: Konferenca e UBT-së
Kjo konferencë pritet të shndërrohet në një ngjarje unike ku arti, teknologjia dhe inovacioni takohen për të ndërtuar një të ardhme më kreative, më të qëndrueshme dhe më gjithëpërfshirëse.