Lajmet

Shpërthimi në Prizren, arrestohet një i dyshuar e dy të tjerët në kërkim

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren njofton se është arrestuar njëri nga të dyshuarit për shpërthimin e granatës së dorës në tregun e kafshëve në Prizren, ku si pasojë u lënduan 10 persona.

Në komunikatën e Prokuroisë thuhet po ashtu se nga ky shpërthim dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore, pesë prej tyre janë dërguar nê QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa pesë persona tjerë janë liruar në shtëpi pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Sot rreth orës 04:50 të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim në Tregun e Kafshëve në Prizren. Lidhur me rastin, tre persona të dyshuar janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar dhe gjendet nën masën e ndalimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë në kërkim. Prokuroria dhe policia janë duke punuar intensivisht për kapjen e tyre”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Aksident në mes tri veturave në Komoran, e përfshirë edhe autoambulanca

Published

on

By

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mes tri veturave në Komoran, e përfshirë edhe autoambulanca. 

Në pamjet që ka siguruar KosovaPress nga vendi i ngjarjes, nuk dihet ende për viktima apo numrin e të lënduarve.

KosovaPress ka kërkuar përgjigje nga Policia e Kosovës, por deri në publikimin e lajmit nuk janë prononcuar.

Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata të automjeteve në komunikacion./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Spiropali takon Zelenskyn

Published

on

By

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali merr pjesë sot në Samitin e radhës të Komunitetit Politik Europian (EPC) me delegacionin shqiptar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama.

Përmes rrjeteve të saj sociale, Ministrja Spiropali ka shpërndarë momente në prag të nisjes me momente takimesh të zhvilluara me krerë shtetesh që marrin pjesë në këtë samit, mes të cilëve edhe Presidenti Zelensky.

Spiropali deklaron se: “Pas mikpritjes shembullore të Shqipërisë të Komunitetit Politik Europian #EPC në Maj, sot në Kopenhagë në Samitin e radhës mbi sfidat më të mëdha që prekin Europën dhe rajonin tonë. Në fokus kryesor: siguria, migracioni, bashkëpunimi ekonomik, integrimi dhe përkrahja për Ukrainën.

Në samitin paraardhës, më 16 Maj të këtij viti, Shqipëria u shndërrua në kryeqendër të diplomacisë ndërkombëtare duke organizuar Samitin e VI të Komunitetit Politik Evropian./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Kurti nuk e komenton vendimin e Kushtetueses: Ta presim aktgjykimin e plotë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka refuzuar të përgjigjet lidhur me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Derisa Gjykata Kushtetuese ka vendosur dy ditë më parë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, Kurti tha shkurt se duhet pritur aktgjykimi i plotë.

I pyetur nga gazetarët lidhur me publikimin e aktgjykimit, Kurti tha shkurt se “ta presim aktgjykimin i plotë”.

Këto komente Kurti i bëri pas pjesëëmarrjes së tij në hapjen zyrtarë të fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka njoftuar sot se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar.

Gjykata Kushtetuese ka vendos që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Sipas këtij vendimi të Gjykatës, seanca konstituive e Kuvendit duhet të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, përkatësisht brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 30 shtator 2025 vendosi përkitazi me kërkesën KO265/25, në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procesverbaleve të seancave të Kuvendit të Kosovës”, si dhe vendimeve të nxjerra në kuadër të Seancës Konstituive më 26 dhe 28 gusht 2025, të parashtruar nga Igor Simic dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Plagosje me thikë në gjimnazin e Kamzës, dy nxënës përfundojnë në Spitalin e Traumës

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në gjimnazin “Ibrahim Rugova”, në Kamëz.

Dy nxënës janë plagosur me thikë jashtë ambienteve të shkollës, pas një konflikti, shkruan A2 CNN.

Po ashtu bëhet me dije se nxënësit që kanë mbetur të plagosur nga goditjet me thika janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, në kryeqytet.

Dy 16-vjeçarët me inicialet A.L. dhe B.T. aktualisht ndodhen në sallën e urgjencës dhe po ekzaminohen nga mjekët. Vetëm pas daljes se mjekëve do të bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara