Lajmet

Haxhiu: Zjarri në IML dyshohet se erdhi nga defektet në sistemin elektrik – s’janë dëmtuar mostrat, mbetjet mortore as arkivi

Thotë se duhet të pritet që kjo të konfirmohet nga ekspertët.

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se nga zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore, nuk janë dëmtuar mbetjet mortore, mostrat, e as arkivi i këtij institucioni. Ajo më tej ka bërë të ditur se nga informacionet e para dyshohet se zjarri ndodhi si pasojë e defekteve në sistemin elektrik, ndonëse thotë se duhet të pritet që kjo të konfirmohet nga ekspertët.

Ministrja uron që zjarri mos të jetë shkaktuar nga dora e njeriut, për çka kërkoi hetime serioze duke përmendur edhe zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit nga Instituti. Sipas saj, ndërtimi i këtij objekti në vitin 2006 është bërë shkel e shko për çka paralajmëroi se do të bëjnë një vlerësim me ministritë përkatëse.

“Siç e dini kam njoftuar edhe publikisht dje para orës 08:00 nga Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore jam njoftuar që në ambientin e Institutit të Mjekësisë Ligjore gjithësisht kati i dytë është përfshirë nga zjarri sigurisht që ka qenë një shqetësim serioz jo vetëm për mua si Ministre e Drejtësisë, por poashtu edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës sepse ndër vite ne kemi pasur informacione me të cilat pastaj mund ta ulin besimin e qytetarëve në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe kjo është për keqardhje. Megjithatë edhe Policia edhe Prokuroria edhe Forenzika edhe ekspertet e zjarrit edhe elektroteknikës kanë qenë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kuptuar më shumë se cilat kanë qenë shkaqet e zjarrit . Nga vlerësimet e djeshme po ashtu  edhe komunikimi që kemi pasur sot ne kemi kuptuar se janë djegur dy zyra brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore të ekspertëve mjeku-ligjor, nuk ka pasur djegie as të mostrave pra në hapësirat ku mbahen mostrat as të arkivit të Institutit të Mjekësisë ligjore dhe as të mbetje mortore dhe si mund të them fat në fatkeqësi megjithatë sigurisht që unë nuk mund të flas drejtpërdrejtë atë se çfarë mendojë në këtë situatë. Ne na duhet që të presim ekspertët të na tregojnë se cilat janë shkaqet sipas informacioneve të para nga ata dhe ato i kemi siguruar dje në orët e vona të mbrëmjes, ka pasur një defekt në sistemin elektrik, mirëpo ka diskutime për brenda vet ekspertëve dhe stafit të mjekësisë ligjore që mund të jetë shkaku prej kohës që është ndërtuar ai objekt”, deklaroi ajo.

“Shembull përmendin vitin 2006 se si është bërë shkel e shko dhe ne tashmë planifikojmë që bashkë me personat përgjegjës edhe të Ministrisë së Drejtësisë edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe Administratës Publike që ta bëjmë një vlerësim të rrezikshmërisë që ta bëjmë një vlerësim të këtij institucioni dhe uroj të jetë aksidentale. Uroj të mos jetë nga dora e njeriut mirëpo këtu duhet vigjilencë edhe nga ana e institucioneve të drejtësisë ju e dini edhe mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe unë jam e bindur nëse ka veprime serioze edhe për këtë pavarësisht që në fillim thuhet që mund të ketë dyshime nga defektet e sistemit elektrik duhet hetime serioze në mënyrë që nëse kjo është bërë nga dora e njeriut që nuk mund të them nuk dua as të keqkuptohem po duke pasur parasysh ato çfarë kanë ndodhur ndër vite në Institutin e Mjekësisë Ligjore lejohet çfarëdo mendimi tjetër raport me këtë megjithatë janë institucionet përgjegjëse që do të na dërgojnë shkaqet pse ka ndodhur por ashtu ne si Ministri do ta kryejmë punën tonë raport me vlerësimin e rrezikshmërisë  nëse ekziston në institutin e Mjekësisë Ligjore”, shtoi ajo.

“Ne kemi pasur tre herë shpallje për këtë dhe ka pasur ankesa nga operatorët gjegjësisht sistemi pastaj pezullojnë çfarëdo procedure prandaj nuk ka mundur me u nënshkruar kontrata lënda është në OShP dhe nuk kemi mundur që ta bëjmë asnjë lëvizje sepse ju e dini që bëhet shkelje bëjnë shekeje zyrtaret  përgjegjës të cilët nuk presin përfundimin pranë organit OShP-së, ne kemi kërkuar që të marrim informacione edhe të tjera në raport me shumë procedura  dhe çështje të tjera që ndërlidhen… Tani për tani janë këto informacione që i kemi po iu siguroj që çfarëdo përpjekje që mund të këtë dikush për të dëmtuar institucionin kushdo që ka tendenca qellim të këqija do të dështoj nuk mund të jenë tendencat kriminale më të fuqishme se institucionet e Republikës së Kosovës”, deklaroi tutje Haxhiu.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara