Kulturë

Shpat Deda publikon albumin “Rrugës”

Published

on

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shpat Deda publikoi dje albumin “Rrugës”. Albumi i tretë i tij u publikua në të gjitha platformat digjitale.

“Albumi ‘Rrugës’ është dhuratë për ju në fundin e këtij viti të zymtë, me shpresë se do t’ua ngrohë sadopak zemrat”, ka shkruar këngëtari në përshkrim në Instagram./UBTNews

Lifestyle

Ja si t’i eliminoni pikat e bardha përreth syve

Published

on

Pikat e bardha të cilat mund të shfaqen në gjithë fytyrën formohen duke e mbyllur keratinën nën sipërfaqe të lëkurës dhe duke krijuar fshikëz të vogël.

Gjithashtu, mund të jenë grumbullues të yndyrës dhe dhjamit.

Milia quhen topthat e vegjël që dalin në fytyrë zakonisht rreth zonës së syve. Ato shfaqen në formën e cisteve dhe mund të qëndrojnë në lëkurë për muaj të tërë apo edhe vite.

Menjëherë duhet patjetër ta dini që nuk bën t’i shtrydhni. Ato janë grumbullime tepër thellë nën lëkurë dhe në vende të ndjeshme.

Megjithatë, nëse nuk dëshironi të shkoni te mjeku mund të provoni me këtë metodë:

Nevojiten:

– sheqer
– limon
– vaj ulliri

Përgatitja:

Përzieni dy lugë çaji sheqer me lëng prej gjysmë limoni, tretjes shtoni një lugë vaj ulliri.

Aplikimi:

Bëni masazh të lehtë lëkurës dhe lëreni të veprojë 15 deri në 20 minuta.

Pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë. /UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Njihej për rol në serialin ikonik “Gossip Girl”, ndërron jetë në moshën 39-vjeçare aktorja Michelle Trachtenberg

Published

on

Michelle Trachtenberg, e cila u bë e famshme për rolet e saj në vitet 1990 dhe 2000, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare. Aktorja amerikane ishte më e njohur për rolet e saj në “Buffy the Vampire Slayer”, “Dawn Summers” dhe më vonë për rolin e socialistes manipuluese Georgina Sparks, në hitin amerikan “Gossip Girl”.

Vdekja e saj nuk po trajtohet si rast i dyshimtë sipas policisë së Nju Jorkut. Trachtenberg bëri debutimin e saj në filmit “Harriet the Spy” në vitin 1996, dhe ajo u shfaq në disa prodhime të Nickelodeon.

Policia në Manhatan tha se ata iu përgjigjën një thirrjeje urgjente mëngjesin e ditës së sotme dhe e gjetën Trachtenberg “të pavetëdijshme”. Aktorja u shpall e vdekur në vendngjarje.

“Nuk dyshohet si rast kriminal. Ekzaminimi mjekësor do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Hetimi vijon”, tha Departamenti i policisë së Nju Jorkut në një deklaratë.

Trachtenberg filloi aktrimin në moshën 3-vjeçare në serialin televiziv të Nickelodeon “The Adventures of Pete & Pete”. Në fillim të viteve 2000, ajo u nominua për disa çmime aktrimi, duke përfshirë një çmim Emmy Daytime, për rolin e saj në “Buffy the Vampire Slayer”.

Ajo luajti në filma duke përfshirë “EuroTrip”, “Ice Princess”, “Killing Kennedy” dhe “Sister Cities”. Trachtenberg u shfaq për herë të parë në “Gossip Girl” në vitin2008. Ajo u kthye në rol për dy episode të sezonit të dytë të rikthimit të serialit ikonik së HBO Max në vitin 2023.

Roli i saj i fundit madhor ishte në vitin 2021 si prezantuese e një seriali dokumentar të krimit “Meet, Marry, Murder”.

Në vitin 2021, Trachtenberg akuzoi krijuesin e “Buffy the Vampire Slayer”, Joss Whedon, për sjellje të papërshtatshme në xhirime pasi bashkë-ylli i saj Charisma Carpenter tha se ajo kishte mbetur e traumatizuar nga mënyra se si Whedon e trajtonte.

Continue Reading

Magazinë

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta aktori Lulzim Rexha

Published

on

Është ndarë nga jeta aktori i njohur kosovar, Lulzim Rexha, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmi për vdekjen e tij u publikua edhe nga kolegu regjisori, Ben Apolloni e duket se ka tronditur komunitetin artistik të aktrimit.

Aktori Rexha vdiq mbrëmë në QKUK, pasi ishte duke u trajtuar për një vit në një klinikë në Gjermani, bëri të ditur miku i tij Bekim Guri.

Continue Reading

Magazinë

Thyen rekordet! “La Dolce Villa” është filmi i ri më i shikuar në Netflix

Published

on

Filmi i ri më i shikuar në Netflix është komedia romantike “La Dolce Villa” dhe duket se ka arritur në krye të listës pa u vënë re, edhe pse në javën e parë mblodhi gati 20 milionë shikime. 

“La Dolce Villa” mbërriti në platformë të enjten e datës 13 shkurt, por gjithsesi arriti të tërheqë publikun.

Arriti majën e top-listës më të ndjekur të Netflix në javën e parë të publikimit, duke mburrur 19.8 milionë shikime.

Në filmin e ri origjinal të Netflix-it luajnë Scott Foley, i njohur për rolin e tij në serialin “Scandal”, Maia Reficco (e njohur për serialin “Pretty Little Liars”) dhe Violante Placido.

Projekti ndjek biznesmenin amerikan Eric (Foley) teksa ai udhëton për në Itali për të ndaluar vajzën e tij Olivia (Reficco) të restaurojë një vilë të shkatërruar si pjesë e një plani rinovimi në vend. Italia, megjithatë, ka plane të ndryshme për të, pasi përmbush të gjitha ëndrrat e tij për bukurinë, magjinë dhe romancën, siç premtohet në përmbledhje. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara