Aktualitet

Shpaloset aplikacioni digjital ‘’Lajmëro policinë’’

Published

on

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka shpalosur aplikacionin digjital ‘’Lajmëro Policinë’’, i cili ofron mundësi shumë të mira kontakti të qytetarëve me policinë në raportimin e rasteve nga më të ndryshmet.  

Shpjegimet dhe udhëzimet më të hollësishme lidhur me këtë aplikacion i bëri sot, drejtori i DRP-së të Ferizajt, nënkolonel Basri Shabani në dy televizionet lokale të Ferizajt.                                                                             

Ai ka shpjeguar se, përmes kësaj platforme elektronike, qytetarëve iu mundësohet t’i raportojnë  të gjitha rastet në Policinë e Kosovës , duke ndjekur disa hapa për përdorimin e këtij aplikacioni, si një alternativë e re , e pakufizuar në kohë , mundësi dhe territor.

Përmes aplikacionit, qytetari vetëm  brenda pak sekondash, mund të ndajë informacione me policinë.

Aplikacioni ofron transparencë, konfidencialitet, pasi që të gjitha raportimet  dokumentohen dhe denoncimi i qytetarëve mund të mbetet anonim , varësisht nga vetë përzgjedhja e qytetarit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton të gjithë qytetarët që të shkarkojnë këtë aplikacion në telefonat e tyre dhe për të gjitha rastet kriminale , pa asnjë hezitim t’a njoftojnë policinë.

Continue Reading

Bota

A do t’i hiqet Orbanit e drejta e votës në BE? Kallas flet për bllokadën hungareze

Published

on

By

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, mori pjesë këtë të enjte në samitin e mbajtur për Ukrainën në Bruksel.

Në një prononcim të dhënë për mediat, Kallas theksoi rëndësinë e rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen dhe përpjekjet e shpejta për të adresuar këto çështje. Kryediplomatja e BE-së ripërsëriti thirrjet për “unitet dhe vendosmëri të unionit në këto kohë shumë të trazuara.”

Vështirësitë për të arritur një konsensus mes 27 anëtarëve të BE-së ishin gjithashtu në qendër të diskutimeve gjatë pyetjeve të gazetarëve drejtuar Kallas.

Një gazetar e pyeti diplomaten mbi bllokadën e Hungarisë, duke iu referuar vetove të përsëritura të Budapestit ndaj politikës së BE-së në lidhje me Ukrainën. Kryediplomatja u pyet në lidhje me spekulimet që qarkullojnë se Hungarisë mund t’i hiqet e drejta e votës.

Kjo është gjithnjë e më e vështirë dhe për këtë arsye në nismën e re kemi konsideruar krijimin e një koalicioni të vullnetarëve, në mënyrë që një vend të mos mund të bllokojë të tjerët,” tha ajo.

Nuk do të flas për Hungarinë, sepse ne ende po përpiqemi të arrijmë unitetin e 27 liderëve – dhe nëse kjo nuk është e mundur, Hungaria mund të flasë vetë,” theksoi Kallas.

Continue Reading

Bota

Lavrov: Rusia do ndihmojë Afrikën të forcojë aftësitë luftarake ndaj kërcënimeve

Published

on

By

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov deklaroi në një konferencë shtypi se Rusia do të ndihmojë vendet afrikane në forcimin e aftësive të tyre luftarake për të luftuar forma të ndryshme të krimit dhe terrorizmit.

Ne, në Rusi, do të vazhdojmë të kontribuojmë në përpjekjet e komunitetit global për të stabilizuar dhe zgjidhur konfliktet në kontinentin afrikan”, tha Lavrov.

Rusia do të rrisë gjithashtu ndihmën e saj për vendet e rajonit në baza dypalëshe, e cila përfshin përmirësimin e efektivitetit luftarak të forcave të armatosura kombëtare, trajnimin e personelit ushtarak dhe forcimin e agjencive të sigurisë dhe zbatimit të ligjit. Kjo mbështetje synon të forcojë kapacitetin e partnerëve tanë afrikanë për të trajtuar sfida të tilla si terrorizmi, trafiku i drogës dhe krimi i organizuar në territoret e tyre.”

Në të njëjtën kohë, Lavrov nënvizoi përkushtimin e Rusisë ndaj parimit që kombet afrikane duhet të zgjidhin në mënyrë të pavarur konfliktet e tyre me mbështetjen e organizatave përkatëse kontinentale.

Zgjidhjet e imponuara nga jashtë nuk çojnë kurrë në zgjidhje të qëndrueshme të krizave. Kjo është vërtetuar herë pas here dhe ne do të vazhdojmë të mbrojmë idenë se problemet afrikane kërkojnë zgjidhje afrikane,” theksoi Lavrov.

Continue Reading

Bota

Franca i ofron Ukrainës informata të inteligjencës, pasi SHBA-ja pezulloi shërbimin

Published

on

By

Franca është duke i dhënë Ukrainës informata të inteligjencës ushtarake, pasi Uashingtoni njoftoi pezullimin e ndarjes së informatave të tilla me Kievin, tha të enjten ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu.

SHBA-ja tha të mërkurën se e ka pezulluar ndarjen e informatave të inteligjencës me Ukrainën, duke e ndërprerë ofrimin e të dhënave jetike që kanë ndihmuar atë ta shënjestrojë pushtuesin rus. Megjithatë, zyrtarë të administratës Trump kanë thënë se bisedimet pozitive mes Uashingtonit dhe Kievit nënkuptojnë se pezullimi mund të jetë i shkurtër.

Informatat e inteligjencës amerikane janë jetike për Ukrainën në përpjekjet e saj për t’i gjurmuar lëvizjet e trupave ruse dhe për t’i zgjedhur objektivat.

Ministri Lecornu tha se Franca po vazhdon ndarjen e informatave të inteligjencës me Ukrainën.

Informatat tona të inteligjencës janë sovrane. Ukraina mund të përfitojë nga informatat e inteligjencës sonë”, shtoi ai.

SHBA-ja e mori vendimin pas përkeqësimit dramatik të raporteve mes Kievit dhe Uashingtonit. Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky, u përplasën në Zyrën Ovale javën e kaluar dhe pas kësaj, SHBA-ja njoftoi se ka pezulluar ndihmën thelbësore ushtarake për Ukrainën.

Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), John Ratcliffe, konfirmoi të mërkurën se ndarja e inteligjencës është ngrirë, teksa Ukraina po vazhdon të luftojë kundër pushtimit që Rusia ka nisur më 2022.

Continue Reading

Bota

Udhëheqësit e opozitës ukrainase refuzojnë Trump, s’pranojnë zgjedhje në kohë lufte

Published

on

By

Dy liderët e opozitës ukrainase kanë hedhur poshtë idenë e mbajtjes së zgjedhjeve ndërsa vendi është në luftë. Ish-presidenti Petro Poroshenko dhe Julia Tymoshenko kanë deklaruar se zgjedhjet duhet të zhvillohen vetëm pasi të vendoset paqja.

Deklaratat e tyre vijnë pas komentit të Donald Trump, i cili e quajti presidentin Volodymyr Zelenskyy një “diktator” për mosmbajtjen e zgjedhjeve presidenciale. Një narrativë shpesh e përdorur nga Kremlini në përpjekje për të delegjitimuar liderin ukrainas.

Përfaqësues të rrethit të Trump kanë zhvilluar bisedime me Poroshenkon dhe Tymoshenkon gjatë së mërkurës, por nga deklaratat e opozitës në Ukrainë duket se liderët nuk janë dakord me planin e SHBA për të mbajtur zgjedhje në kohë lufte.

Kushtetuta e Ukrainës nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve ndërsa vendi është nën ligjin ushtarak dhe do të kishte sfida të mëdha në realizimin e votimit për qytetarët që jetojnë në territoret e pushtuara dhe për ushtarët në vijën e frontit.

Poroshenko tha në Telegram se zgjedhjet duhet të zhvillohen vetëm pasi të jetë vendosur paqja, dhe jo më vonë se 180 ditë pas përfundimit të luftës. Nga ana tjetër, Tymoshenko theksoi se ekipi i saj “po bisedonte me të gjithë aleatët tanë që mund të ndihmojnë në sigurimin e një paqeje të drejtë sa më shpejt të jetë e mundur”, duke shtuar se zgjedhjet nuk duhet të mbahen para se kjo të arrihet.

Continue Reading

Të kërkuara