Botë

Shpallet “situatë emergjente” në veri të Krimesë

Kjo sipas raportimeve të Interfax.

Published

on

Autoritetet e instaluara nga Rusia në Krime kanë shpallur një “situatë emergjente” në veri të gadishullit të pushtuar pas shpërthimeve në një bazë ushtarake në distriktin Dzhankoy, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

“Ne jemi në një regjim të situatës emergjente”, tha Sergei Aksyonov, sipas agjencisë ruse të lajmeve.

Interfax thotë se masa “zgjeron kufijtë e regjimit të situatës emergjente” pas prezantimit të tij në perëndim të gadishullit pas një shpërthimi në një bazë ajrore atje më parë në gusht.

BBC Monitoring thekson se, sipas rregulloreve ruse, një “situatë emergjente” është e ndryshme nga një gjendje e jashtëzakonshme, e cila mund të futet vetëm nga presidenti dhe mund të sjellë kufizime të rënda për liritë dhe të drejtat e njerëzve./UBTNews/

Continue Reading

Aktualitet

Trump: Kemi arritur suksese në Iran, por lufta vazhdon

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përmes një fjalimi televiziv, deklaroi se ushtria amerikane pothuajse i ka përmbushur qëllimet e saj në Iran. Edhe pse lufta ka hyrë në javën e pestë, ai nuk dha një datë të saktë se kur do të përfundojë ajo, por u zotua se do ta kthejë këtë shtet në “Epokën e Gurit”, raporton Reuters.

Trump tha se forcat amerikane kanë shkatërruar marinën dhe aviacionin e Iranit, si dhe kanë dëmtuar rëndë programet e tyre raketore dhe bërthamore. “Ne i kemi të gjitha letrat në dorë, ata nuk kanë asgjë,” tha ai nga Shtëpia e Bardhë.

Përkundër këtyre deklaratave, mbeten ende çështje të pazgjidhura si statusi i uranit të pasuruar dhe bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, e cila është pikë kyçe për furnizimin global me naftë. Trump u shpreh se kjo rrugë detare do të hapet “natyrshëm” sapo të përfundojë lufta.

Paralajmërimet për sulme të reja Presidenti njoftoi se SHBA do të godasë fort Iranin edhe për dy apo tri javë të tjera. Nëse udhëheqësit e rinj iranianë nuk pranojnë të bisedojnë, ai paralajmëroi sulme mbi rrjetin elektrik dhe infrastrukturën e naftës.

Rritja e çmimeve dhe presioni ndërkombëtar Fjalimi i Trump nuk dha shumë shpresë për qytetarët amerikanë dhe aleatët, të cilët po përballen me rritjen e çmimit të derivateve. Trump ia hodhi fajin Iranit për shtrenjtimin e naftës dhe kërkoi nga vendet e tjera që varen nga ky furnizim të marrin drejtimin për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Edhe pse u raportua se Trump mund të fliste për raportet me NATO-n, ai nuk e përmendi aleancën në fjalimin e tij 19-minutësh. Ndërkohë, tregjet financiare reaguan me rënie, duke reflektuar frikën se ky konflikt mund të zgjasë ende. /Reuters/

 

Continue Reading

Aktualitet

Starmer kërkon lidhje më të ngushta me BE-në pas përplasjeve me Trump për luftën në Iran

Published

on

By

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, deklaroi këtë të mërkurë se destabilizimi global i shkaktuar nga lufta në Iran e detyron Britaninë të rreshtohet më ngushtë me aleatët evropianë në çështjet e sigurisë dhe ekonomisë. Ky qëndrim vjen pas kritikave të përsëritura nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, raporton mediumi britanik Reuters.

Në një konferencë për media, të thirrur për të zbutur shqetësimet e publikut mbi rritjen e kostove të jetesës, Starmer tha se ndikimi i kësaj lufte do të “na përcaktojë për një gjeneratë” dhe mund të krahasohet me krizën e çmimeve të energjisë të viteve ’70.

Partneritet më i ngushtë me BE-në

Starmer shpalosi planet për një samit të ri me Bashkimin Evropian në javët e ardhshme, me shpresën për të riparuar disa nga “dëmet e thella” të shkaktuara nga Brexit.

“Është gjithnjë e më e qartë se derisa bota vazhdon në këtë rrugë të paqëndrueshme, interesi ynë afatgjatë kombëtar kërkon partneritet më të ngushtë me aleatët tanë në Evropë,” tha Starmer para gazetarëve në “Downing Street”.

Përplasja me Trump

Presidenti Trump kritikoi sërish të martën vendet evropiane që refuzuan t’i bashkohen luftës kundër Iranit, duke veçuar Britaninë dhe Francën. Kjo ka çuar në përkeqësimin e raporteve transatlantike, në një kohë kur konflikti ka rritur ndjeshëm çmimet e energjisë.

Trump i paralajmëroi këto vende të “mësojnë si të luftojnë për veten”, sepse SHBA-ja “nuk do të jetë më aty për t’i ndihmuar”.

Edhe pse pas zgjedhjes së Trump në vitin 2024, Starmer u përpoq të pozicionohej si një urë lidhëse mes Evropës dhe SHBA-së, raportet mes tyre janë krisur publikisht për shkak të refuzimit të Londrës për t’u bërë pjesë e luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.

Interesi Kombëtar mbi Presionin

Ndonëse fillimisht Starmer refuzoi kërkesën e SHBA-së për të përdorur bazat britanike për sulme ndaj Iranit, ai më vonë lejoi ato që i quajti “misione mbrojtëse” për mbrojtjen e qytetarëve në rajon.

I pyetur për kritikat e Trump, Starmer u përgjigj: “SHBA-ja dhe Britania janë aleatë të ngushtë prej një kohe shumë të gjatë. Unë do të veproj në interesin kombëtar britanik, pavarësisht presionit mbi mua.”

Lidhur me krizën energjetike, Starmer nuk njoftoi masa të reja për familjet, por konfirmoi se Britania do të jetë nikoqire e takimeve këtë javë me 35 shtete, me qëllim rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. /Reuters/

 

Continue Reading

Aktualitet

Trumpi po e konsideron seriozisht largimin nga NATO-ja

Published

on

By

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë për “The Telegraph” se seriozisht po e konsideron largimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga NATO-ja, pasi ajo nuk iu bashkua në luftën në Iran.

Në një intervistë për mediumin prestigjioz, presidenti e ka cilësuar aleancën si “tigër prej letre”. Ai ka thënë se largimi i SHBA-së nga traktati i mbrojtjes tani është “përtej rikonsiderimit”.

Është shenja më e fortë deri tash se Shtëpia e Bardhë nuk e konsideron më Evropën si partnere të besueshme, pas refuzimit të aleatëve që të dërgojnë anije lufte për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.

Trump u pyet nëse do të rikonsideronte largimin e SHBA-së nga aleanca pas luftës. “Po, do të thosha përtej rishqyrtimit”, ka thënë ai. “Nuk u ndikova kurrë nga NATO. Gjithmonë e kam ditur se janë tigër prej letre dhe Putini e di këtë gjithashtu”.

Partnerët e NATO-s kanë hezituar të ndihmojnë në hapjen e ngushticës, nga e cila kalon 20 për qind e eksporteve të derivateve. Teherani e ka mbyllur për javë të tëra duke çuar në vlera të larta çmimin e naftës e që po kërcënon me recesion botëror.

“Përpos që nuk ishin aty, ishte e vështirë të besohej. Dhe unë nuk bëra përpjekje të madhe. Veç u thash ‘hej’, ju e dini, unë nuk insistova shumë. Vetëm mendoj se është dashur të jetë automatike. Ne kemi qenë aty automatikisht, përfshirë Ukrainën. Ukraina nuk ishte problem i joni. Ishte test dhe ne ishim aty për ta, dhe gjithmonë do të ishim aty për ta. Ata nuk ishin për ne”, ka shtuar Trumpi.

Duke e vënë theksin te Mbretëria e Bashkuar, presidenti ka thënë se Marina Mbretërore nuk ishte e gatshme për detyrën.

Shtëpia e Bardhë ka shtuar zërat frustrues se partnerët e kamotshëm nuk po i qëndrojnë në krah. Para se Trumpi të fliste, në një intervistë për “Fox News”, sekretari i shtetit, Marco Rubio, ka thënë se Amerika duhet të “rishikojë” anëtarësimin në NATO, kur të përfundojë lufta në Iran.

“Nuk ka asnjë dyshim, fatkeqësisht, se kur të përfundojë ky konflikt, ne do të duhet të rishikojmë raportet. Nëse NATO-ja është vetëm për mbrojtjen e Evropës nëse ata sulmohen, por ata të na mohojnë të drejtën tonë bazike kur na duhen, kjo s’është marrëveshje e mirë. Është zor të rrish aty”, ka thënë ai.

Trumpi e ka vlerësuar Rubion për këto fjalë.

 

Continue Reading

Lajmet

Çmimet e naftës bien teksa Trump thotë se lufta do të përfundojë “shumë shpejt”

Published

on

By

Çmimet e naftës kanë rënë këtë të mërkurë me më shumë se 3%, duke zbritur pak mbi 100 dollarë për fuçi, raporton BBC.

Kjo vjen pas deklaratave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, mbrëmë në Zyrën Ovale, se vendi do të largohet nga Irani “shumë shpejt” dhe se aksioni ushtarak mund të përfundojë brenda dy ose tre javësh.

Megjithatë, çmimet e naftës bruto Brent mbeten 39% më të larta krahasuar me 28 shkurtin, kur filloi lufta dhe Irani mbylli efektivisht Ngushticën e Hormuzit, një rrugë vendimtare për furnizimet globale të naftës dhe gazit. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara