Sport

​Shpallet më i miri i xhiros së 23-të në Superligë

Published

on

Federata e Futbollit të Kosovës ka çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 23-të në Albi Mall Superligë i është ndarë për herë të dytë portierit të SC Gjilanit, Kenan Haxhihamza.

Çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 23-të t’i takojë Kenan Haxhihamzës, i cili, me pritjet e tij gjatë tërë ndeshjes dhe me penaltinë që arriti ta mbrojë në minutat shtesë, ishte më meritori në fitoren e SC Gjilanit kundër FC Feronikelit 74, e cila përfundoi me rezultat minimal 1:0.

Pasi mori këtë çmim, Haxhihamza u shpreh i lumtur që u vlersua më i miri i javës: “Momenti ka qenë pak interesant, sepse fillimisht nuk e kam pritur që do të akordohet penallti. Nuk e kisha të qartë situatën, por më pas gjithçka shkoi në favorin tim. Arrita ta pritja atë penallti, që ishte vendimtare për ekipin, dhe në fund arkëtuam tri pikë shumë të nevojshme.

Ambiciet tona janë të qarta, të vazhdojmë këtë formë të mirë dhe të synojmë Evropën. Ky është edhe objektivi i klubit dhe shpresojmë ta arrijmë

Gjithmonë çmimet të motivojnë për më shumë. Përderisa e kam fituar dy herë, pse të mos tentoj ta marr edhe për herë të tretë?

Gjithçka ka ndodhur falë punës ekipore dhe shpirtit luftarak që kemi treguar në fushë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. Me këtë rast, dua t’i uroj të gjithë ata që agjërojnë në këtë muaj të shenjtë, Zoti i begatoftë dhe i shpërbleftë për këtë agjërim.” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara