Aktualitet

Shpallet konkursi për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në akademitë ushtarake të SHBA-së

Konkursi është i hapur prej 11.10.2021 deri më 25.10.2021.

Published

on

Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të interesuarit për shpalljen e konkursit për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në Akademitë Ushtarake West Point dhe Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë e Forcave Detare të SHBA-së.

Siç theksohet në komunikatë, kandidatët e përzgjedhur për kadetë, do të nënshkruajnë kontratën e shkollimit me FSK-në me të cilën përcaktohen obligimet që ata do të marrin si kadetë të FSK-së, si mbajtja e standardeve të larta të shkollimit akademik, gjendjes fizike, sjelljes dhe disiplinës. Mos përmbushja e obligimeve të parapara me kontratë në cilindo vit të shkollimit do të rezultojë me humbjen e statusit të kadetit.

Aplikimi dhe njoftimi për kadetë të FSK-së është online në adresën: https://rekrutimi.fsk-rks.org// si dhe njoftimin për shpalljen e konkursit mund ta shikoni edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes: https://mod.rks-gov.net, ku gjendet shpallja e konkursit.

Gjatë procesit të testimit, kandidatët duhet të zbatojnë të gjitha masat dhe rekomandimet e IKShPK-së përkitazi me parandalimin e përhapjes së COVID-19. Mbajtja e maskës dhe distancës fizike është e obligueshme gjatë gjithë kohës.

Ministria e Mbrojtjes iu shërben të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet e të rinjve dhe të rejave për shërbim në FSK, pa dallim race, ngjyre, feje, gjinie, përkatësie etnike dhe orientimi seksual.

Konkursi është i hapur prej 11.10.2021 deri më 25.10.2021, ora 23:59.

Vendi

Kuvendi dështon sërish të përmbyllë seancën konstituive, PDK lëshon sallën

Published

on

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të përmbyllet edhe në vazhdimin e sotëm, pasi procesi mbeti te zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Në votimin e veçantë për nënkryetarët, Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje u zgjodh në këtë pozitë me 101 vota.

Ndërkaq, kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, nuk arriti të marrë votat e nevojshme për nënkryetare. Deputetët e LVV-së abstenuan gjatë votimit për kandidaturën e saj.

Pas këtij votimi, deputetët e PDK-së lëshuan sallën e Kuvendit, ndërsa kryetarja Albulena Haxhiu ndërpreu punimet e seancës.

Haxhiu tha se për vazhdimin e radhës së seancës deputetët do të njoftohen me kohë. Me këtë, Kuvendi ende nuk ka arritur ta përmbyllë procesin e konstituimit.

Seanca e sotme vjen në kuadër të përpjekjeve për përmbylljen e seancës konstituive dhe funksionalizimin e plotë të Kuvendit të Kosovës./A.K/

Continue Reading

lajme

Profesorët e UBT-së, Marigona Bekteshi Ferati dhe Mirsad Ferati publikojnë artikull shkencor në revistën e indeksuar në Scopus dhe Web of Science

Published

on

By

Kontributi i stafit akademik të UBT-së në kërkimin shkencor dhe në publikimet ndërkombëtare është pasuruar me një tjetër rezultat të rëndësishëm. Prof. Dr. Marigona Bekteshi Ferati në bashkëautorësi me Prof. Mirsad Ferati kanë publikuar artikullin shkencor me titull “Ethical Imagination from Actor Training to Applied Theatre: Participatory, Horizontal and Relational Studio Practices at the Stella Adler Academy”, në revistën ndërkombëtare Applied Theatre Research: Socially Engaged Performance, të botuar nga Intellect.

Revista është një publikim ndërkombëtar, peer-reviewed, që fokusohet në kërkimet dhe praktikat bashkëkohore në teatrin e aplikuar dhe performancën e angazhuar shoqërore.

Publikimi i artikullit në këtë revistë përfaqëson një arritje të rëndësishme akademike, duke dëshmuar angazhimin e profesorëve të UBT-së në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe në adresimin e temave bashkëkohore në fushën e artit, teatrit dhe performancës.

Artikulli trajton imagjinatën etike në procesin e formimit të aktorit dhe kalimin nga trajnimi tradicional i aktorit drejt praktikave të teatrit të aplikuar, duke u fokusuar në praktikat pjesëmarrëse, horizontale dhe relacionale të zhvilluara në studion e Stella Adler Academy. Përmes kësaj qasjeje, autorët shqyrtojnë mënyrat se si procesi i trajnimit artistik mund të krijojë hapësira për bashkëpunim, dialog, reflektim dhe angazhim të ndërsjellë.

Continue Reading

lajme

UBT përkujton viktimat e 11 Shtatorit

Published

on

By

Sot, UBT përkujton me respekt viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një tragjedi që tronditi jo vetëm popullin amerikan, por mbarë botën.

Në këtë ditë përkujtimi, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka shprehur solidaritetin e UBT-së me familjet e viktimave dhe popullin amerikan, duke theksuar rëndësinë e kujtesës, paqes dhe miqësisë së qëndrueshme ndërmjet popujve.

“11 Shtatori mbetet një kujtesë e dhimbshme e pasojave që sjell urrejtja dhe dhuna, por njëkohësisht edhe një thirrje e përhershme për paqe, solidaritet dhe bashkëpunim ndërmjet njerëzve dhe kombeve. Sot i nderojmë të gjitha viktimat e kësaj tragjedie dhe bashkëndjejmë me familjet e tyre dhe me popullin amerikan.

Për Kosovën dhe popullin shqiptar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një vend të veçantë në historinë tonë. Miqësia dhe mbështetja amerikane kanë qenë dhe mbeten një simbol i fuqishëm i partneritetit, lirisë dhe shpresës.

Në këtë ditë, kujtojmë viktimat, nderojmë sakrificën e tyre dhe riafirmojmë besimin tonë në një botë ku paqja, liria, toleranca dhe bashkëpunimi ndërtojnë të ardhmen”.

Prof. Dr. Edmond Hajrizi

Rektor i UBT-së

Continue Reading

Lajmet

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë

Published

on

By

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, Zëvendësdekani i Departamentit të Turizmit në UBT, Prof. Alban Fejza, zhvilloi një takim në Ambasadën e Italisë në Kosovë, së bashku me Prof. Raffaella Ritucci dhe Lirdion Blakaj.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimeve të ndërsjella me UNITO – University of Turin dhe UNITA – Universitas Montium, aleanca universitare evropiane e koordinuar nga UNITO.

Diskutimi u fokusua në mundësi konkrete për bashkëpunim akademik, mobilitet, ndërkombëtarizim dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta, me synim që interesat e përbashkëta të shndërrohen në hapa konkretë.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të lidhjeve akademike dhe institucionale ndërmjet UBT-së, partnerëve italianë dhe hapësirës evropiane të arsimit të lartë.

Continue Reading

Të kërkuara