Lajmet

​Shpallet aktgjykimi i parë në mungesë për dhunim seksual gjatë luftës

Published

on

Për herë të parë është shpallur aktgjykimi i parë në mungesë për dhunim seksual gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq janë dënuar me nga 15 vjet burgim për dhunim seksual gjatë luftës. Gjykata Themelore në Prishtinë, të dy këta i ka shpallur fajtorë për veprën penale “krim i luftës kundër popullsisë civile”. Ata si pjesëtarë të forcave policore serbe gjatë luftës në Kosovë kanë kryer dhunim seksual ndaj një gruaje.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Rrahman Beqiri tha se të akuzuarit në bashkëkryerje dhe me pjesëtarë të tjerë të forcave policore kanë kryer dhunimin seksual.

“Të akuzuarit Dragan Deniq dhe Ivica Rajkoviq shpallen fajtorë sepse si pjesëtarë të forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë gjatë luftës në Kosovë në kundërshtim me rregullat të së drejtës ndërkombëtare, të përcaktuara me Konventën e Gjenovës, të akuzuarit në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë të forcave policore, me përdorim të dhunës dhe veprimeve tjera ç’ njerëzore kanë kryer dhunimin seksual ndaj një gruaje të nacionalitetit shqiptar, ngjarje kjo e ndodhur në ose rreth datave 23-25 maj 1999 në orët e paradites, në lagjen e redaktuar, Komuna e Prishtinës. Duke vepruar në atë mënyrë që Ivica Rajkoviq dhe i pandehuri Dragan Deniq të uniformuar dhe të armatosur bashkë edhe me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar hyn në shtëpinë e viktimës D1 me ç’rast të dëmtuarin D2, Ivica Rajkoviq e godet me kondakt të armës, ndërsa i akuzuari Dragan Deniq e kap viktimës D1 me forcë për krahu e ngreh zvarrë e vendos në dhomë të fjetjes së saj duke e kryer dhunimin. Pas tij, dhunimin e kryen edhe Ivica Rajkoviq e pas tij edhe personi i tretë i paidentifikuar”, deklaroi ai.

Në shpalljen e aktgjykimit, gjyqtari tha se viktimës i është shkaktuar dhimbje e vuajtje e madhe.

“Andaj gjykata bazuar në dispozitat e atëhershme të LPJ-së dhe të Kodit të Procedurës Penale aktual i gjykon: secilin veç e veç me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi. Urdhërohen të akuzuarit t’i paguajnë shpenzimet e procedurës gjyqësore, sipas llogarisë përfundimtare të gjykatës, në emër të paushallit gjyqësor, secili veç e veç do të paguajë shumën prej 200 eurove. Ndërsa, në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit secili veç e veç shumën prej 100 euro. Të gjitha këto në afat prej 15 dite prej plotfuqishmërisë së këtij vendimi ”, shtoi Beqiri.

Prokuroria Speciale më 14 shator të vitit 2023 ka ngritur aktakuzën ndaj Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq, duke i ngarkuar të njëjtit për veprën penale “krime të luftës”, me pretendimin se gjatë kohës së luftës në Kosovë, ata në bashkëkryerje kanë maltretuar dhe plaçkitur popullatën shqiptare.

Në arsyetimin e vendimit, kryetari i trupit gjykues tha se procesi gjyqësor është zhvilluar në mungesë të të akuzuarve, meqë të njëjtit nuk kanë arritur të arrestohen.

“Nga dëgjimi i dëshmitarëve është vërtetuar përtej çdo dyshimi se rreth datave 23-25 maj 1999, forcat serbe kishin ndërmarrë një ofensivë në këtë lagje, ku në mesin e shtëpive tjera kishin hyrë edhe në shtëpinë e të dëmtuarit D2. Gjykata që në fillim sqaron se nga provat, konkretisht dëshmia e dëshmitares D1, D2 dhe D3 është vërtetuar qartazi se e dëmtuara është dhunuar në atë kohë në mënyrën siç e ka përshkruar ajo. Gjithashtu, gjykata përtej çdo dyshimi e ka vërtetuar mënyrën se si ajo është dhunuar duke u tërhequr zvarrë, duke ju grisur rrobat e që pas policit të parë, ajo vazhdon të dhunohet edhe nga pjesëtarë të tjerë. Prandaj, gjykata është plotësisht e bindur që është vërtetuar ekzistimi i veprës, respektivisht është vërtetuar se e dëmtuara është dhunuar në shtëpinë e saj gjatë kohës së luftës nga forcat serbe”, përfundoi ai.

Përveç për dhunim seksual, në bazë të dëshmive të dëshmitarëve, të njëjtit kanë kryer edhe krime të tjera te luftës, si maltretime, plaçkitje, tortura, por që nuk janë përfshirë në këtë aktakuzë

E mbijetuara e këtij krimi u dhunua para syve të burrit të saj, i cili ka qenë dëshmitari kryesor i rastit, dhe dëshmia e tij ka qenë kryesore në gjykatë. Po ashtu, viktimën e kanë dhunuar gjashtë persona, por vetëm këta dy janë identifikuar nga viktima.

Deri më tani janë shpallur tri aktgjykime për dhunim seksual.

Zoran Vukotiq është i dënuar me 13 vjet burgim, në rastin tjetër Vukotiq është liruar, dhe rasti Zhivojin Nesiq “Zhika” u dënua me 15 vjet. Ndërkaq, ky është rasti i parë për gjykim në mungesë për këtë krim lufte.

Në shpalljen e aktgjykimit ka qenë i pranishëm burri i pari i cili publikisht foli për dhunim seksual, Ramadan Nishori.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara