Lajmet

Shoqëria civile nga Kosova e Serbia thirrje që gratë të përfshihen në procesin e normalizimit

U shprehën shqetësime edhe për dështimin e përfshirjes së konsideratave specifike gjinore në marrëveshjet e dialogut.

Published

on

Shoqëria civile nga Kosova dhe Serbia, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, u bashkun në thirrjet për pjesëmarrje më të madhe të grave në procesin e normalizimit. Nënshkruesit gjithashtu shprehën shqetësimet e tyre për dështimin e përfshirjes së konsideratave specifike gjinore në marrëveshjet e ndryshme të dialogut dhe në veçanti, në marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, këtë 8 Mars, siç u bë e ditur në komunikatën e organizatës joqeveritare, Peaceful Change initiative – PCi (Nisma për ndryshim paqësor), poshtë-nënshkruarit bënë thirrje që më shumë zëra të grave të përfshihen në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Rezoluta 1325 e Këshillit të Sigurimit të KB-ve në mënyrë specifike e njeh dhe e pranon rolin jetik që luajnë gratë në promovimin e paqes. Për më tepër, Rezoluta 1325 po ashtu bën thirrje për pjesëmarrje të barabartë të grave në proceset e ndërtimit të paqes. Një studim global mbi Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të KB-ve gjeti se pjesëmarrja e grave çoi në rritje deri në 20% të mundësisë që një marrëveshje e paqes të zgjasë dy vjet dhe në rritje deri në 35% të mundësisë që ajo marrëveshje të zgjasë pesëmbëdhjetë vjet. Së këndejmi, bëjmë thirrje për pjesëmarrje më të konsiderueshme të grave në negociatat që ndërlidhen me marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës. Në bisedimet që ndërlidhen me Dialogun e që kanë zgjatur më shumë se një dekadë, shumë pak grave u është dhënë mundësia të përfshihen në proces. Po ashtu, jemi të shqetësuar për mospërfshirjen e çështjeve që ndërlidhen me gjininë në marrëveshjet e ndryshme të dialogut dhe, në veçanti, në Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ekziston nevoja për integrimin sa më mirë të perspektivave gjinore, për të siguruar që çdo vendim në kuadër të procesit të dialogut i merr parasysh nevojat dhe brengat specifike të grave”, u bë e ditur në komunikatë.

Po ashtu, u potencua se nëse gratë vazhdojnë të përjashtohen nga procesi i normalizimit, atëherë kjo do të jetë në dëm të Kosovës dhe të Serbisë.

“Gratë dhe grupet e grave – qoftë nga shoqëria civile, biznesi, politika, akademia, apo gjetiu – sjellin aftësi dhe njohuri të veçanta që shkojnë në dobi të procesit të gjithëmbarshëm të ndërtimit të paqes. Po ashtu, zërat e tillë janë jetik për qëndrueshmërinë afatgjate të çdo marrëveshjeje të arritur mes Serbisë dhe Kosovës. Nëse gratë vazhdojnë të përjashtohen nga procesi i normalizimit, atëherë kjo do të jetë në dëm si të Serbisë, ashtu edhe të Kosovës, dhe në të vërtetë në dëm të synimeve të shprehura të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij”, u bë e ditur tutje në komunikatë.

Nënshkruesit:

AKTIV

Belgrade Centre for Security Policy (BCSP)

Center for Peace and Tolerance (CPT)

Community Building Mitrovica (CBM)

Centar for Democracy and Education – Valley

European Fund for the Balkans

European Movement in Serbia

Foundation BFPE for a Responsible Society (BFPE)

Human Rights Council – Bujanovac

Dr. Jelena Lončar, Academic

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

Lawyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)

Livrit Presevo

Media Center Caglavica

New Social initiative, Mitrovica (NSI)

New Perspektiva

NGO Be active 16

Peer Educators Network (PEN)

Radio Gorazdevac

Radio Astra

Radio Peja

Rahim Salihi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanoc

TV Prizreni

Valon Arifi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanoc

Violeta Haxholli, Kosova Democratic Institute

Voice of Roma, Ashkali and Egyptians

Professor Vjollca Krasniqi, University of Prishtina

Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS)

Youth Initiative for Human Rights – Serbia (YIHR Serbia)

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara