Lajmet
Shoferët serb të Kosovës, edhe 10 ditë afat për të konvertuar patentat
Published
2 years agoon
By
Betim GashiPjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë kanë edhe dhjetë ditë afat për t’i konvertuar patentë shoferët e tyre – që janë lëshuar nga autoritetet serbe – në ato të autoriteteve të Kosovës.

Nëse nuk veprojnë ashtu deri më 9 gusht, dhe policia i ndalon gjatë vozitjes, ata do të konsiderohen se e kanë drejtuar veturën pa patentë shoferë, kanë thënë zyrtarë të Policisë së Kosovës në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë (REL).
Zyrtarët policorë theksojnë se, në përputhje me vendimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, ndaj këtyre individëve do të shqiptohen gjoba, me mundësi të konfiskimit të automjeteve.
Shuma e gjobave, sipas ligjit, është nga 500 deri në 1.500 euro. Autoritetet e Kosovës nuk i njohin dokumentet e lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës. Megjithatë, në disa raste ato “tolerohen”, për shkak se procesi i integrimit të serbëve në sistemin e Kosovës nuk është përfunduar plotësisht.
Nga ana tjetër, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008, dhe nuk është ndalur asnjëherë së lëshuari dokumente për territorin e Kosovës.
Autoritetet serbe i lëshojnë këto dokumente prej qyteteve të ndryshme të Serbisë. Në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, të dyja palët kanë arritur marrëveshje për njohjen e dokumenteve personale, por nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me dokumentet e lëshuara nga Serbia për serbët që banojnë në Kosovë. Prandaj, palët shpesh interpretojnë ndryshe-ndryshe marrëveshjen e Brukselit.
Çfarë do të ndodhë pas afatit?
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin verior, Veton Elshani, ka thënë për REL-in se Policia e Kosovës nuk do t’i “tolerojë” më ato patenta që u jepen serbëve me banim në Kosovë, pas skadimit të afatit për pajisjen e tyre me patentë shoferë të Kosovës.
Ai tregon se në atë rast, një individ do të gjobitet për mosposedim të patentë shoferit.
“Pas shqiptimit të një gjobe të tillë, vetura duhet të drejtohet nga dikush që ka patentë shofer [kosovar]. Nëse [pronari i veturës] nuk ka dikë tjetër që ta largojë makinën, ajo duhet të parkohet diku menjëherë, ose do ta konfiskojmë”, thotë Elshani.
Cila është procedura për marrjen e patentë shoferit të Kosovës?
Më 7 maj, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka marrë vendim për të lejuar qytetarët e komunitetit serb t’i konvertojnë patentë shoferët serbë me ata të lëshuar prej autoriteteve të Kosovës.
Vendimi ka hyrë në fuqi dy ditë më vonë, më 9 maj, dhe do të zbatohet deri më 9 gusht 2024.
Për marrjen e patentë shoferit të Kosovës, nuk duhet nënshtruar ndonjë testi të vozitjes.
Krejt çfarë duhen janë:
letërnjoftimi i Kosovës,
patentë shoferi origjinal, i lëshuar nga autoritetet serbe, dhe
një certifikatë e kontrollit mjekësor.
Sa patentë shoferë janë zëvendësuar?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 27 korrik se rreth 4.000 serbë nga Kosova kanë dorëzuar kërkesë për konvertimin e patentë shoferëve të tyre, të lëshuar prej Serbisë, me ata të Kosovës.
Në këtë shifër bëjnë pjesë kryesisht serbë nga veriu i Kosovës, sepse ata në jug të Ibrit patentë shoferët e Kosovës i kanë marrë rreth 10 vjet më parë.
“I ftoj të gjithë ata që nuk kanë aplikuar ende për konvertim të patentë shoferit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, e cila ofrohet në të gjitha komunat deri më datë 9 gusht. Falënderoj qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet tona”, ka thënë Kurti përmes një postimi në Facebook.
Procesit të pajisjes me patentë shofer të Kosovës i ka paraprirë procesi i riregjistrimit të veturave me targa serbe në targa RKS (Republika e Kosovës), sidomos për ato me regjistrimin KM (Mitrovica e Kosovës).
Procesi i riregjistrimit të automjeteve, i cili ka zgjatur prej fundit të vitit 2022 deri në mesin e dhjetor të vitit 2023, ka nxitur një sërë krizash në veri të Kosovës: daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës, protesta, barrikada, bojkot të zgjedhjeve, dhe gjithçka kulmoi me një sulm të armatosur të një grupi të organizuar të serbëve kundër Policisë së Kosovës.
Megjithatë, sot, në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposavç, Zveçan dhe Zubin Potok – nuk mund të shihen targat KM, me të cilat vlerësohej se ishin të regjistruara rreth 10 mijë makina.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, rreth 4.000 vetura i kanë konvertuar targat KM në RKS, ndërsa pjesa tjetër i ka regjistruar veturat e tyre në qytete të Serbisë.
Kështu, individët që kanë makina me targat BG (Beograd), KG (Kragujevc), RA (Rashkë) dhe targa të tjera të regjistruara në qytetet e Serbisë, ngasin veturat në Kosovë me autorizim, sepse vendbanimi i tyre është në Kosovë.
Me çfarë patentë shoferi mund të drejtohet një makinë me autorizim?
Veton Elshani nga Policia e Kosovës e ka parë si problematike çështjen e drejtimit të veturës me targa të Serbisë (BG, KG, RA) në Kosovë, dhe ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme po punon për gjetjen e një zgjidhjeje.
Deri atëherë, sipas Elshanit, edhe pronarët e këtyre veturave do të mund të drejtojnë një automjet me patentë shoferë kosovarë dhe jo serbë, që lëshohen nga autoritetet serbe për qytetet e Kosovës.
“Nuk do të merren masa për ata që, për shembull, vozisin me targa BG dhe tregojnë patentë shoferë të Kosovës”, thekson ai.
Ai shton se, në bazë të ligjit, një gjë e tillë në fakt nuk është e mundur, por që autoritetet e Kosovës po përpiqen të gjejnë një zgjidhje të këtij problemi.
Në Serbi, autorizimet e tilla lëshohen në bazë të të dhënave të letërnjoftimit dhe patentë shoferit.
Kjo do të thotë se, serbët nga Kosova, të cilët nuk e kanë ndërruar vendbanimin në sistemin serb, dhe drejtojnë veturë me targa të një qyteti të Serbisë, në autorizim kanë të dhëna të letërnjoftimit që lëshon Serbia për qytetet e Kosovës. Këtë letërnjoftim se pranojnë autoritetet e Kosovës.
Në këtë rast, autoritetet e Kosovës, tash për tash, e pranojnë autorizimin serb, por jo letërnjoftimin dhe as patentë shoferin e lëshuar prej autoriteteve serbe./UBTNews/
Vendi
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Published
7 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.
Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.
Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.
Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.
Kronikë e zezë
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Published
8 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.
Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.
Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.
Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.
Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.
Vendi
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Published
8 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.
Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.
Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.
Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.
Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.
Lajmet
Përplasje në Kuvend për naftën: LDK kërkon uljen e akcizës, LVV e cilëson propozim populist
Published
10 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës këtë të premte është shoqëruar me një debate të ashpra mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me çmimin e naftës. Përmes një rezolute, opozita ka kërkuar ndërhyrje emergjente në politika fiskale për të lehtësuar barrën e qytetarëve, ndërsa pushteti e ka refuzuar këtë nismë.
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar se rritja e kostos së karburanteve po rrezikon të thellojë krizën sociale në vend. Ajo theksoi se nafta është çmim bazë që dikton zinxhirin e shtrenjtimeve në çdo sektor.
“Nafta është çmim bazë i ekonomisë dhe çdo rritje e saj përkthehet automatikisht në rritje të çmimeve të produkteve bazike, shërbimeve, transportit dhe ndërtimit. Qeveria nuk duhet të qëndrojë si spektatore në një kohë kur qytetarët përballen me rritje të kostos së jetesës,” deklaroi Lushaku-Sadriu.
Rezoluta e LDK-së propozon tri masa konkrete: Uljen e akcizës nga 36 në 20 centë për litër; Uljen e TVSH-së për karburante nga 18% në 8%; Subvencionimin e naftës për bujqit, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.
Në anën tjetër, deputetja e LVV-së, Rozeta Hajdari, e ka kundërshtuar ashpër këtë kërkesë, duke argumentuar se ulja e të hyrave publike do të dëmtonte buxhetin e shtetit dhe financimin e sektorëve kyç si arsimi dhe shëndetësia.
“Ne si Grup Parlamentar me qeverisjen tonë kemi ndërhyrë aty ku duhet, kemi formalizuar tregun e naftës, kemi evituar kostot e panevojshme dhe kemi rritur transparencën. Këto masa janë efekt real dhe afatgjatë,” tha Hajdari, duke e quajtur propozimin e opozitës si ekonomikisht të papërgjegjshëm.
Hajdari shtoi se rritja e çmimeve është pasojë e krizave gjeopolitike globale dhe se masat e propozuara nga LDK-ja nuk garantojnë një ulje reale të çmimit në pompë për konsumatorët fundorë. Debati po vazhdon me akuza të ndërsjella, ku opozita kërkon veprim të menjëhershëm, ndërsa pozita mbron stabilitetin buxhetor.
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Rrëzohet një avion luftarak amerikan mbi Iran, nisin kërkimet për pilotët
Emocione të forta,Kenan Yildiz publikon fotografi me Edon Zhegrovën
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Artemis II nis rrugën drejt Hënës pas ndezjes së motorit final
Ukraina shpreh gatishmëri t’i mbështesë përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Arijanet Muric: “Kemi rikthyer shpresën, koha jonë do të vijë”
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981, përkujtohet roli i tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
