Aktualitet

Shkupi dhe Sofja shënojnë festën e njëjtë të alfabetit

Published

on

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të hënën kanë shënuar ditën e vëllezërve Kiri dhe Metodi, dy shenjtor ortodoks, themelues të alfabetit sllav, që me disa modifikime përdoren në të dyja shtetet.

Shënimi i kësaj ngjarjeje që për dyja vendet ka rëndësi të madhe historike, ka shërbyer si pretekst që drejtuesit e dy shteteve të përsërisin qëndrimet lidhur me kontestin sa i takon gjuhës dhe identitetit maqedonas që ka bllokuar hapjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Bullgaria pranon identitetin e ri maqedonas dhe gjuhën maqedonase të krijuara siç thonë pas vitit 1945, ndërsa para kësaj periudhe Sofja pretendon se ato kanë pasur rrënjë bullgare.

“Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së kalon përmes Sofjes. Ne duhet të ulemi njëri me tjetrin dhe sinqerisht të bisedojmë për zgjidhjen e problemeve dypalëshe”, ka deklaruar presidenti bullgar, Rumen Radev, vendi i të cilit në nëntor të vitit të kaluar përdori veton për të bllokuar hapjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Presidenti bullgar ka thënë se kontesti me Shkupin ka zgjuar interes të madh mes vendeve të BE-së, por pa përmendur fjalën presion.

“Unë nuk do ta them fjalën presion, por të mos harrojmë-Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian. Ne do t’i drejtohemi anëtarëve të tjerë të BE për solidaritet. Gjëja më e rëndësishme është të mos lejojmë që probleme të reja të futen në Union”, tha presidenti bullgar Rumen Radev, i cili më 26 dhe 27 maj së bashku me presidentin maqedonas do të udhëtojnë në Romë të Italisë për të marr pjesë në një manifestim për nder të kësaj dite.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, tha se beson se fryma evropiane e këtij manifestimi do t’i japë shtysë zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Bullgarinë.

“Unë besoj se fryma evropiane e Presidentëve Radev dhe Pendarovski do të jetë një nxitje për të bërë një hap përpara për zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë”, tha ai.

Manifestime të përbashkëta janë mbajtur edhe në ambasadat e dy vendeve në Beograd, Pragë, Varshavë dhe Kiev.

Më 21 maj, ministri i Jashtëm portugez, Augusto Silva dhe komisionari për Zgjerimit e BE-së, Oliver Varhelyi paraqitën në Shkup dhe Sofje një propozim të presidencën portugeze me BE-në për zgjidhjen e dallimeve midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kryeministri, Zoran Zaev, tha se propozim paraqet një bazë të mirë për zgjidhje të kontestit, pasi sipas tij nuk cenon çështjet që kanë të bëjnë me identitetin maqedonas, por pa dhënë detaje tjera mbi më kë propozim.

Continue Reading

Sport

Schmeichel kërkon Xhakën te Manchester United, Scholes e refuzon prerë

Published

on

By

Ish-portieri i famshëm i Manchester United, Peter Schmeichel, ka befasuar duke propozuar transferimin e Granit Xhakës në “Old Trafford”.

Gjatë një podkasti, danezi argumentoi se mesfushori shqiptar është lideri që i duhet ekipit për të udhëhequr talentet e reja si Kobbie Mainoo.

“Shikoni çfarë ka bërë te Sunderland, ai është arsyeja pse ata janë të mrekullueshëm. Ka lidership dhe pushtet, gjë që na mungon,” deklaroi Schmeichel.

Megjithatë, kjo ide është kundërshtuar menjëherë nga Paul Scholes. Legjenda e mesfushës u shpreh skeptik, duke e krahasuar transferimin e mundshëm të Xhakës me situatën e Casemiros, duke lënë të kuptohet se Unitedit nuk i duhen më lojtarë veteranë, por energji e re.

Continue Reading

Aktualitet

Shpërthim tragjik në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë: 26 të vdekur e dhjetëra të plagosur

Published

on

By

Një shpërthim i fuqishëm në fabrikën e fishekzjarrëve “Huasheng Fireworks” në provincën Hunan të Kinës, i ka marrë jetën 26 personave dhe ka lënë të lënduar 61 të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Liuyang, ku forca e shpërthimit ishte aq e madhe sa dritaret e ndërtesave përreth u thyen plotësisht.

Autoritetet kineze angazhuan mbi 1,500 punonjës të emergjencës, dronë dhe robotë kërkimi për të gjetur të mbijetuarit nën rrënoja, duke arritur të shpëtojnë shtatë persona. Për shkak të rrezikut nga dy depo baruti brenda fabrikës, policia evakuoi të gjithë banorët në një rreze prej 3 kilometrash.

Ekipet e emergjencës punuan nën masa të rrepta sigurie, duke lagur zonën me ujë për të parandaluar shpërthime dytësore. Ndërkohë, policia ka njoftuar se ka ndërmarrë “masa kontrolli” ndaj stafit përgjegjës të kompanisë, teksa hetimet për shkaqet e shpërthimit po vazhdojnë.

Të plagosurit, të moshave nga 20 deri në 60 vjeç, po trajtohen në spitalet lokale, kryesisht për lëndime të shkaktuara nga mbetjet fluturuese pas shpërthimit.

Continue Reading

Lajmet

Funksionalizohet Gjykata Administrative

Published

on

By

Sot është bërë funksionalizimi i Gjykatës Administrative, institucioni i parë i specializuar në Kosovë për trajtimin e konflikteve administrative dhe kontesteve të punës në sektorin publik.

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, u shpreh se kjo gjykatë është një mekanizëm i ri i shtetit ligjor që do të rrisë profesionalizmin dhe llogaridhënien në administratën publike. Edhe pse fillon punën me një barrë prej mbi 10 mijë lëndësh të bartura, Gërvalla theksoi se specializimi i kësaj gjykate do të sjellë efikasitet dhe vendime më të shpejta për qytetarët.

“Gjykata Administrative është gjykata e parë e specializuar në vendin tonë, e cila do ta trajtojë konfliktin administrativ dhe kontestet e punës në sektorin publik. Kjo do të thotë se qytetari, zyrtari publik dhe institucioni do të kenë një adresë të qartë, më profesionale dhe më të specializuar për çështjet që lidhen me administratën publike”, është shprehur ministrja Gervalla

Nga sot, qytetarët dhe zyrtarët publikë do të kenë një adresë të veçantë për mbrojtjen e të drejtave të tyre në raport me vendimet e institucioneve shtetërore.

 

Continue Reading

Lajmet

Shmanget shtrenjtimi i energjisë, ZRRE shpërndan kostot në dy vite

Published

on

By

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka miratuar të hyrat maksimale për operatorët e sistemit energjetik (KOSTT, KEDS dhe KESCO), duke shmangur kështu rritjen e tarifave të rrymës për qytetarët.

Në mbledhjen e fundit, ZRRE-ja caktoi të hyrat për KEDS-in në vlerë prej rreth 186 milionë eurosh, shifër kjo 21 për qind më e ulët se ajo që kishte kërkuar vetë kompania. Ndërkaq, për furnizuesin KESCO janë aprovuar mbi 442 milionë euro.

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, sqaroi se kostot nuk janë reduktuar, por janë shpërndarë në një periudhë dyvjeçare.

Ky veprim strategjik është bërë me qëllim që të ruhet siguria e furnizimit dhe të evitohet barra financiare për konsumatorët gjatë këtij viti.

 

Continue Reading

Të kërkuara