

Bota
Shkrirja e akullnajave, Zvicra dhe Italia në proces të ripërcaktimit të një pjese të kufirit
Published
7 months agoon
By
EAd SulNjë pjesë e zonës së prekur shtrihet nën Matterhorn, një nga malet më të larta në Evropë dhe është afër një numri vendpushimesh të njohura të skive, raporton BBC.
Pjesë të mëdha të kufirit zvicerano-italian përcaktohen nga linjat e kreshtave akullnajore ose zonat nën dëborë të përhershme, por shkrirja e akullnajave kanë bërë që këto vija kufitare natyrore të zhvendosen, duke bërë që të dy vendet të përpiqen të ripërcaktojnë kufirin.
Bota
Vizita e parë e presidentit sirian në Evropë që nga rënia e Bashar al-Assad
Published
27 minutes agoon
May 7, 2025By
UBTnews
Presidenti sirian Ahmed al-Shara do të mbërrijë sot në Paris, në vizitën e tij të parë në Evropë që nga rënia e ish-presidentit Bashar al-Assad, për të kërkuar mbështetje ndërkombëtare për përpjekjet për të rivendosur stabilitetin në vendin e tij, raportoi Reuters.
Shara, i cili është subjekt i sanksioneve të OKB-së për rolin e tij në të kaluarën në grupin islamist Hayat Tarir al-Sham (HTS), një ish-degë e al-Kaedës, mori leje të jashtëzakonshme nga organizata për të udhëtuar në Francë. Gjatë vizitës, ai do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron. Sipas zyrtarëve francezë, të dy udhëheqësit do të diskutojnë çështje të tilla si ruajtja e sovranitetit të Sirisë, siguria e komuniteteve minoritare, përfshirë alavitët dhe druzët, lufta kundër Shtetit Islamik dhe koordinimi i ndihmës humanitare, përfshirë lehtësimin e sanksioneve.
“Duke pasur parasysh sfidat e mëdha me të cilat përballet Siria, është e qartë se Franca, së bashku me partnerët kryesorë ndërkombëtarë të Sirisë, duhet të ofrojë mbështetje”, tha zyrtari francez, duke theksuar se Parisi “nuk ishte naiv” në lidhje me lidhjet e kaluara të Sharit me grupet xhihadiste dhe mbeti “dyshues” për veprimet e tij.
Në vitin 2012, Franca ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me regjimin e Asadit dhe refuzoi të rinovonte kontaktet me qeverinë e tij, edhe pasi forcat rebele pësuan disfata të mëdha dhe u shtynë në pjesët veriore të vendit.
Megjithatë, në muajt e fundit Franca ka ndërmarrë hapa për të hapur një ambasadë në Damask, duke emëruar një diplomat i cili duhet të lehtësojë rivendosjen e marrëdhënieve.
Një nga qëllimet kryesore të Sirisë gjatë vizitës është lehtësimi i sanksioneve ndërkombëtare të vendosura gjatë 14 viteve të luftës civile, të cilat vazhdojnë të pengojnë seriozisht rindërtimin ekonomik të vendit.
Bota
Trump reagon pas sulmit të Indisë ndaj Pakistanit
Published
40 minutes agoon
May 7, 2025By
UBTnews
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ishte “turp” që India sulmoi Pakistanin mbrëmë dhe shpresonte që kjo të përfundonte shpejt, ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se po e monitoronte nga afër situatën midis Indisë dhe Pakistanit pas sulmit indian.
“Është për të ardhur keq. Sapo dëgjuam për këtë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, raportoi Guardian.
Ai shtoi se “njerëzit e dinin se diçka do të ndodhte bazuar në të kaluarën”, sepse të dyja palët kanë luftuar për “shumë, shumë dekada dhe shekuj”.
“Shpresoj vetëm që kjo të përfundojë shumë shpejt”, shtoi Trump.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha mbrëmë se po e monitoron nga afër situatën midis Indisë dhe Pakistanit pas sulmit indian dhe se SHBA-të do të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë që të dyja lidershipet, indiane dhe pakistaneze, të ecin drejt një zgjidhjeje paqësore.
Ai përsëriti fjalët e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se shpresonte që “kjo të mbarojë shpejt”.
Bota
Të paktën 26 të vrarë nga sulmet raketore të Indisë në territorin pakistanez
Published
43 minutes agoon
May 7, 2025By
UBTnews
India ka hedhur raketa në disa pjesë të territorit të kontrolluar nga Pakistani në orët e hershme të së mërkurës, duke i vrarë të pakën 26 njerëz. Lideri i Pakistanit i cilësoi sulmet si “akt lufte”.
India tha se e ka goditur infrastrukturën e përdorur nga militantët e lidhur me sulmin e muajit të kaluar në pjesën e kontrolluar nga India në Kashmir, ku u vranë 26 turistë hindu.
Pakistani tha se i ka rrëzuar disa avionë luftarakë indianë në shenjë hakmarrjeje, teksa dy avionë ranë në fshatrat e kontrolluara nga India në Kashmir. Të paktën shtatë civilë u vranë në këtë rajon nga sulmet pakistaneze, thanë policia dhe mjekët indianë.
Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit – vende fqinje të armatosura me armë bërthamore – janë rritur ndjeshëm që nga sulmi i muajit të kaluar, për të cilin India i ka fajësuar militantët e mbështetur nga Pakistani. Islamabadi e ka mohuar përfshirjen.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, i dënoi sulmet ajrore të së mërkurës dhe tha se vendi i tij do të hakmerret.
“Pakistani ka çdo të drejtë të përgjigjet fuqishëm ndaj këtij akti lufte të imponuar nga India, dhe vërtet jemi duke u përgjigjur fort”, tha Sharif.
Komiteti i Sigurisë Kombëtare i Pakistanit do të mblidhet të mërkurën në mëngjes.
Sulmi ndezi alarmin në Uashington, ku presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është njoftuar për sulmin dhe shpreson që përleshjet “të përfundojnë shumë shpejt”.
Në Nju Jork, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, shprehu shqetësim për sulmin dhe bëri thirrje për vetëpërmbajtje maksimale nga të dyja vendet.
“Bota nuk mund ta përballojë një përplasje ushtarake midis Indisë dhe Pakistanit”, tha Guterres, sipas zëdhënësit të tij.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kontaktoi këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Pakistanit, Asim Malik, i cili është gjithashtu shef i agjencisë kryesore të inteligjencës së Pakistanit, për të diskutuar situatën.
Rubio foli gjithashtu me homologun e tij nga India dhe tha se do të vazhdojë të angazhohet me të dyja vendet për të arritur një zgjidhje për konfliktin.
“Ai po inkurajon Indinë dhe Pakistanin të hapin sërish një kanal komunikimi midis udhëheqësve të tyre për të zbutur situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Brian Hughes, në një deklaratë.
Hassan Abbas, profesor i dalluar i marrëdhënieve ndërkombëtare në Qendrën për Studime Strategjike të Lindjes së Afërt dhe Azisë Jugore, i tha Radios Evropa e Lirë se, megjithëse terrorizmi duhet të dënohet gjithmonë, pretendimi i nxituar i Pakistanit se incidenti ishte një operacion i rremë i organizuar nga India – pa hetim – është i papërgjegjshëm.
Po ashtu, nxitimi i Indisë për të fajësuar Pakistanin pa prova të besueshme vetëm sa thellon mosbesimin dhe rrit rrezikun e përshkallëzimit, tha Abbas.
Ushtria indiane goditi gjashtë lokacione në Kashmirin e administruar nga Pakistani dhe në provincën lindore Punjab të Pakistanit – duke i vrarë 26 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë – tha zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif.
Zyrtarët thanë se edhe 38 njerëz të tjerë u plagosën nga sulmet, ndërsa pesë njerëz të tjerë u vranë në Pakistan gjatë shkëmbimeve të zjarrit përgjatë kufirit më vonë gjatë ditës.
Ministria e Mbrojtjes e Indisë theksoi se sulmet kishin në shënjestër të paktën nëntë vende “ku janë planifikuar sulme terroriste kundër Indisë”.
“Veprimet tona kanë qenë të përqendruara, të matura dhe të natyrë jopërshkallëzuese. Asnjë objekt ushtarak pakistanez nuk është shënjestruar”, tha Ministria indiane, duke shtuar se “India ka treguar vetëpërmbajtje të madhe”.
Pakistani tha se sulmet goditën të paktën dy vende që më parë ishin të lidhura me grupe të ndaluara militante.
Njëra raketë goditi xhaminë Subhan në qytetin Bahawalpur të Punjabit, duke vrarë 13 njerëz, përfshirë një fëmijë, sipas mjekut Zohaib Ahmed nga një spital i afërt.
Xhamia ndodhet pranë një medreseje që dikur ishte zyra qendrore e Jaish-e-Mohammed, një grup militant i ndaluar në vitin 2002. Zyrtarët thonë se grupi nuk ka pasur prani operacionale në atë vend që nga ndalimi.
Një raketë tjetër goditi një xhami në Muridke, duke dëmtuar strukturën e saj. Një ndërtesë e madhe aty pranë kishte shërbyer si selia e Lashkar-e-Taiba deri në vitin 2013, kur Pakistani e ndaloi grupin dhe arrestoi themeluesin e tij.
Sulmin e muajit të kaluar ndaj turistëve e mori përsipër një grup i panjohur më parë që e quan veten “Qëndresa e Kashmirit”./REL/
Bota
Guterres: Bota s’mund të përballojë përballjen ushtarake mes Indisë dhe Pakistanit
Published
45 minutes agoon
May 7, 2025By
UBTnews
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, mbrëmë bëri thirrje për përmbajtje maksimale ushtarake nga India dhe Pakistani dhe theksoi se “bota nuk mund të përballojë një përballje ushtarake” midis dy vendeve.
Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dijarric, tha se Guterres është “shumë i shqetësuar” për operacionet ushtarake indiane përtej Vijës së Kontrollit kufirit de facto midis pjesëve të Kashmirit nën kontrollin e Indisë dhe Pakistanit, si dhe përtej kufirit ndërkombëtar të të dy vendeve, raporton “The Guardian”.
“Sekretari i Përgjithshëm është shumë i shqetësuar për operacionet ushtarake indiane përtej Vijës së Kontrollit dhe Kufirit Ndërkombëtar. Ai po bën thirrje për përmbajtje maksimale ushtarake nga të dyja vendet”, tha zëdhënësi.

Vizita e parë e presidentit sirian në Evropë që nga rënia e Bashar al-Assad

Trump reagon pas sulmit të Indisë ndaj Pakistanit

Të paktën 26 të vrarë nga sulmet raketore të Indisë në territorin pakistanez

Guterres: Bota s’mund të përballojë përballjen ushtarake mes Indisë dhe Pakistanit

Sot nis konklavi për zgjedhjen e Papës

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e 12-të

UBT organizon Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Mufail Salihaj

Merz zgjidhet kancelar

Britania dhe India arrijnë marrëveshje historike tregtare pas tre vitesh negociatash
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Përgatituni për të udhëhequr politikën e të ardhmes me Fakultetin e Shkencave Politike në UBT
-
Lajmet4 weeks ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT1 week ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesorët Besnik Skenderi, Safet Zejnullahu, Diamanta Skenderi dhe Ferid Selimi publikojnë punimin shkencor mbi AI në arsim