Lajmet nga UBT

Shkollat e UBT-së gati për të nisur një vit të ri shkollor – edhe pak ditë për regjistrime

Published

on

Shkolla Fillore dhe Shkollat e Mesme në UBT janë gati për të nisur një vit të ri shkollor, i cili do të jetë një vit i mbushur me mundësi të reja dhe sfida interesante për të gjithë të angazhuarit në këtë proces.

Stafi pedagogjik ka kaluar muaj të tërë në planifikimin dhe organizimin e kurseve dhe aktiviteteve për vitin e ri. Programet mësimore janë përshtatur për të siguruar që të përmbushin nevojat e ndryshme të nxënësve dhe të ofrojnë një përvojë edukative të pasur.

Më poshtë janë të listuara nivelet të cilat do të fillojnë vitin e ri shkollor në UBT, si dhe linqet e faqeve zyrtare të shkollave në të cilën mund të merrni informacione më të detajuara për drejtimet përkatëse.

Niveli i mesëm i ulët:

Niveli i mesëm i lartë:

Ambientet shkollore janë përgatitur për të ofruar një hapësirë të ngrohtë dhe mbështetëse për mësim dhe zhvillim. Laboratorët, biblioteka dhe sallat e mësimit janë pajisur me materialet më të fundit dhe teknologjinë e nevojshme për të mbështetur mësimin efektiv.

Një gamë e gjerë aktivitetesh ekstrakurrikulare janë planifikuar për të ndihmuar nxënësit të zhvillojnë talente dhe aftësi të ndryshme jashtë klasës. Aktivitetet sportive, artistike dhe klube të ndryshme janë në dispozicion për të inkurajuar një qasje të balancuar dhe gjithëpërfshirëse ndaj edukimit.

Ky vit shkollor është një mundësi e shkëlqyer për të arritur dhe për të eksploruar potencialin e plotë. Me përgatitjet e bëra dhe mbështetje të fortë, është e sigurt se do të jetë një periudhë e suksesshme dhe e mbushur me arritje.

Lajmet nga UBT

Vazhdojnë regjistrimet në Inxhinieri të Ndërtimit dhe Infrastrukturë, vetëm edhe pak vende të lira!

Published

on

By

Dekani i Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, prof. Dr. Visar Krelani ishte i ftuar në Podcastin e UBT Media. Ai prezantoi gjerësisht programin e këtij fakulteti, duke treguar për mundësitë e studimit dhe rëndësinë që ky program ka në vendin tonë.  

Duke ditur rëndësinë e kësaj fushe në Kosovë dhe interesimin e lartë, ekonomia jonë rreth  40  – 50 për qind është Inxhinieri e Ndërtimit, është ndërtimtari, infrastrukturë, ndërtime, rindërtime, kemi struktura, diga që do të ndërtohen dhe është kërkesë shumë e lartë për zhvillim të infrastrukturës. Qëllimi është që studentët tanë të kenë zgjedhje në një profesion të sigurt për punësim”, tha ai.

UBT numëron qindra partnerë ndërkombëtare, përmes të cilëve studentëve u krijohet mundësi të marrin pjesë në gara të ndryshme, shkëmbime studimore dhe hulumtime shkencore. Kosova është përfaqësuar vazhdimisht në vende të ndryshme të rajonit përmes studentëve të Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT.

UBT ka mbi 500 partnerë aktiv ndërkombëtarë, ndërkaq, si Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës kemi partnerë jashtëzakonisht të rëndësishëm, siç është “Politecnico di Milano” në Milano të Italisë. Ne për momentin kemi studentë aktiv të nivelit bachelor dhe master në Valencia, të cilët po kryejnë një semestër në Politecnico të Valencias dhe në mbikëqyrjen e profesorëve atje dhe në UBT po realizojnë prova në laboratorë me studentë nga bota”, shtoi dekani Krelani.

Vendet e lira për regjistrim mbeten të kufizuara, prandaj, për të gjithë të interesuarit dr.Krelani bëri thirrje që të sigurojnë vendet e tyre në qendrën kryesore të regjistrimeve të UBT-së.

Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT është themeluar në vitin 2013, dhe deri më tani radhitet në mesin e Fakulteteve më të suksesshme në këtë institucion.

 

Continue Reading

Aktualitet

Laura e Argjendtë – UBT dhe Kosova përfaqësohet denjësisht në lojërat universitare botërore në Gjermani

Published

on

Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm për sportin kosovar dhe për UBT. Studentja dhe xhudistja e njohur, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e parë në historinë e Kosovës, atë të argjendtë, në Lojërat Universitare Botërore “FISU World University Games”, të mbajtura në Rhine-Ruhr, Gjermani.

Laura tregoi performancë mbresëlënëse në kategorinë e saj, duke e nisur garën në mënyrë të fuqishme:

Xhiroja e dytë – Mposhti Sofiia Bordinskykh nga Ukraina

Çerekfinalja – Triumfoi ndaj Viktoria Folgen nga Gjermania

Gjysmëfinalja – Shënoi fitore të madhe kundër Flavia Favorini nga Italia

UBT dhe mbarë Kosova janë krenarë me Laura Fazliun. Suksesi i saj është frymëzim për të gjithë studentët dhe të rinjtë që synojnë të arrijnë majat e suksesit në sport.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Prof. Dr. Alfred Marleku publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze “Security and Defence Quarterly”

Published

on

By

Prof. Dr. Alfred Marleku, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike të UBT-së, ka publikuar artikullin e tij të fundit shkencor në revistën ndërkombëtare “Security and Defence Quarterly”, revistë kjo e cila botohet nga War Studies University, një ndër institucionet më të njohura akademike në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Artikulli, me titull Public intelligence as a strategic tool: the role of real-time intelligence disclosure in the Ukraine War, analizon rolin e intelegjencës publike si një instrument strategjik gjatë luftës Ukrainë-Rusi, duke treguar se publikimi i të dhënave në kohë reale nga ShBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar ka qenë veçanërisht efektiv në kundërshtimin e dezinformimit rus dhe në forcimin e kohezionit diplomatik midis aleatëve perëndimor.

Sipas Marlekut, për dallim nga konfliktet e mëparshme, ku intelegjenca qëndronte brenda qarqeve të klasifikuara, lufta në Ukrainë shënoi një ndryshim të rëndësishëm, ku transparenca u shndërrua në një mjet publik të politikëbërjes strategjike.

Gjetjet e artikullit theksojnë gjithashtu ndikimin që ka pasur kjo qasje në formësimin e narrativave globale dhe në mobilizimin e mbështetjes ndërkombëtare. Megjithatë, Prof. Marleku nënvizon se, pavarësisht efektit të saj, vlera parandaluese e inteligjencës publike mbetet e diskutueshme, pasi ajo nuk arriti të ndaloj pushtimin rus të Ukrainës.

Ky publikim përbën një kontribut të rëndësishme në fushën e studimeve të sigurisë, diplomacisë dhe strategjisë moderne, duke sjell një analizë të thelluar të një fenomeni që po formëson mënyrën se si vendet komunikojën dhe reagojnë në kohë krizash ndërkombëtare.

Artikulli mund të lexohet në: https://securityanddefence.pl/Public-intelligence-as-a-strategic-tool-The-role-of-real-time-intelligence-disclosure,205566,0,2.html

 

Continue Reading

Aktualitet

BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës

Published

on

Në një kohë kur sfidat shëndetësore globale po intensifikohen dhe sistemet e kujdesit shëndetësor kërkojnë qasje të integruara dhe të qëndrueshme, UBT ka akredituar me sukses programin Bachelor në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore (180 ECTS). Ky program trevjeçar synon përgatitjen e profesionistëve të aftë për të kontribuar në parandalimin, edukimin, planifikimin, menaxhimin dhe vlerësimin e ndërhyrjeve në shëndetin publik.

Program me përmbajtje unike dhe vlera praktike

Programi është konceptuar sipas standardeve evropiane të arsimit të lartë dhe përqafon një qasje praktike dhe multidisiplinare. Përmbajtja përfshin lëndë bazë si epidemiologjia, higjiena, shëndeti mendor dhe riprodhues, si dhe module të avancuara si menaxhimi i emergjencave, analizat e sistemeve shëndetësore, teknologjitë e informacionit në shëndetësi, etika dhe promovimi i shëndetit.

Studentët përfitojnë nga një kombinim i balancuar mes ligjëratave teorike, punës praktike në laboratorët modernë të UBT-së, dhe praktikave profesionale në institucione partnere si: Poliklinika Universitare e UBT, Spitali Universitar UNITED, QKUK, si dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Rëndësia për shëndetin publik në Kosovë

Kosova përballet me sfida të mëdha në fushën e shëndetit publik, nga sëmundjet infektive e kronike deri te përballja me emergjenca dhe fatkeqësi natyrore. Ky program synon të formojë profesionistë që do të jenë në vijën e parë të përmirësimit të kujdesit shëndetësor parësor, edukimit shëndetësor në komunitet dhe monitorimit të rreziqeve shëndetësore.

Mundësi të gjera punësimi dhe zhvillimi profesional

Të diplomuarit nga ky program do të jenë të përgatitur për punësim në:

  • Qendrat e Shëndetit Publik në nivel komunal dhe qendror;
  • Institucionet e kujdesit parësor dhe preventiv;
  • Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Mjedisit dhe institucionet që monitorojnë faktorët e rrezikut;
  • Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-të në fushën e shëndetit publik, si dhe në projekte të WHO, UNICEF, UNDP etj.;
  • Qendrat e Promovimit të Shëndetit në shkolla, komunitete dhe institucione edukative.

Për më tepër, studentët kanë mundësi të vazhdojnë studimet në nivelin Master në Shëndet Publik dhe Menaxhim, Biokimi Klinike apo Shkenca Paramjekësore në UBT ose universitete ndërkombëtare.

Pse të zgjedhni UBT?

UBT është institucioni më i madh dhe më i ndërkombëtarizuar i arsimit të lartë në Kosovë, me mbi 12,500 studentë, 1,500 staf akademik dhe administrativ, si dhe bashkëpunim me mbi 500 universitete ndërkombëtare. Me një kampus modern mbi 15,000 m², laboratorë të teknologjisë së lartë, Poliklinikë Universitare me mbi 20 ambulanca funksionale dhe një Spital Universitar, UBT ofron kushte të avancuara për zhvillim profesional dhe akademik.

Përveç Shëndetit Publik, UBT ofron programe të akredituara në fusha të shumta të shkencave mjekësore, përfshirë: Farmacinë, Stomatologjinë, Radiologjinë dhe Biokiminë Mjekësore.

Continue Reading

Të kërkuara