Magazinë

Shkodra Elekronike shpallet fituese e Fest 63, Elvana Gjata renditet e dyta

Published

on

Mbrëmë është mbajtur finalja e Festivalit të Këngës në RTSH. Edicioni i 63-të ka sjell tek publiku projekte muzikore që janë pëlqyer shumë nga masa.

Në vendin e tretë është renditur Alis me ‘Mjegull’, e dyta ishte Elvana Gjata e cila garoi me këngën ‘Karnaval’, kurse Shqipërinë do ta përfaqësojë ‘Zjerm’ nga Shkodra Elektronike.

Përndryshe, për shumë vite, Festivali i Këngës ka pasur një rëndësi të madhe për identitetin muzikor të Shqipërisë dhe ka ndihmuar në promovimin e artistëve dhe këngëve që kanë arritur sukses në skenën ndërkombëtare. Gjatë viteve, festivali ka ndryshuar dhe ka pasur evolucione, por qëllimi kryesor mbetet i njëjtë: përzgjedhja e këngës më të mirë që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. /UBT News/

Magazinë

Hailey Bieber shfaqet e tensionuar mes thashethemeve për krizë martesore

Published

on

Hailey Bieber është fotografuar ditën e martë në Beverly Hills, duke lënë ndërtesën e agjencisë UTA me një pamje të lodhur dhe të ftohtë.

28-vjeçarja, e cila aktualisht përfaqësohet nga IMG Models – një rival i UTA – zgjodhi të qëndrojë larg vëmendjes, ndërsa ndjekësit e saj vijojnë të komentojnë veprimet e fundit të Justin Bieber në rrjete sociale.

E veshur me një xhaketë lëkure të zezë, crop top dhe pantallona të gjera, Hailey u pa e vetme në dalje, pa bashkëshortin e saj, ndërsa spekulimet për probleme në martesë vazhdojnë.

Edhe pse u kthye në Los Angeles me avion privat, modelja duket se po fokusohet tek angazhimet profesionale në këtë periudhë të turbullt.

 

Continue Reading

Magazinë

Seriali “Harry Potter” gati për xhirime – ja kush janë tre yjet e rinj

Published

on

Tre aktorë të vegjël me fytyra të reja do të sjellin sërish në jetë Harry Potter-in, seriali më i ri që do të prodhohet nga HBO.

HBO zbuloi treshen e artë: Dominic McLaughlin do jetë Harry Potter, Arabella Stanton, Hermione Granger dhe Alastair Stout do të jetë Ron Weasley.

Më shumë se 30,000 fëmijë aplikuan për role që u’a ndryshojnë jetën, pas njoftimit të HBO-së gjatë vjeshtës së kaluar. Xhirimet e serialit do të nisin këtë verë.

“Talenti i tre aktorëve të veçantë është një mrekulli për t’u parë dhe mezi presim që bota të përjetojë magjinë e tyre në ekran. I falënderojmë nga zemra të gjithë dhjetëra mijëra fëmijët që morën pjesë në audicion – ka qenë një kënaqësi të zbulojmë sa shumë talente të reja ka,” u shprehën përfaqësues të kastit.

Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Rupert Grint u bënë pjesë e historisë së kinemasë përmes interpretimit të këtyre roleve në filmat e Harry Potter.

HBO ka deklaruar më herët se seriali do të jetë një “përshtatje besnike” e librave bestseller dhe pritet të transmetohet në HBO Max, ndoshta që në vitin 2026.

Seriali është i bazuar mbi librat ikonikë të shkruar nga J.K. Rowling, e cila ka shitur miliona kopje në mbarë botën dhe ka ndikuar te breza të tërë lexuesish. Në këtë version të ri, HBO synon të sjellë më shumë detaje, të cilat në filma nuk kishin hapësirë të plotë.

Continue Reading

Magazinë

Gisele Bündchen thotë se e ka “rikthyer nën kontroll” jetën e saj

Published

on

Gisele Bündchen, supermodelja e njohur braziliane, ka treguar se ndihet “sërish në kontroll të jetës së saj”, vetëm tre muaj pas lindjes së fëmijës së parë me partnerin e ri, Joaquim Valente.

Në një intervistë për revistën “Vogue France”, 44-vjeçarja rrëfeu jetën e saj të re si nënë dhe mënyrën se si po e rifiton ekuilibrin pas një periudhe të ngarkuar.

“Tani që vogëlushi im fle gjatë gjithë natës, kam rifituar kontrollin e rutinës sime. Si çdo nënë e re e di, gjumi, apo mungesa e tij, ndryshon gjithçka! Por ndihem vërtet mirënjohëse: të jem në shtëpi me fëmijët dhe të shijoj çdo moment me ta është e paçmuar”, u shpreh ajo.

Bündchen dhe Valente, mirëpritën një djalë në shkurt 2025, pasi shtatzënia u konfirmua në muajin tetor të vitit 2024.

Megjithëse nuk kanë zbuluar emrin e plotë të foshnjës, “People” ka raportuar se çifti ka zgjedhur emrin River si emër të mesëm.

Çifti ka nisur lidhjen më 2023. Për Bündchen, ky është fëmija i tretë. Ajo ka edhe dy fëmijë nga martesa e mëparshme me Tom Brady, Benjamin 15 vjeç dhe Vivian 12 vjeçe. Gisele dhe Tom u divorcuan në tetor të vitit 2022, pas 13 vjetësh martesë.

Bündchen ka theksuar sa e rëndësishme është familja për të. “Të jem me familjen time, sidomos kur mund të bëjmë aktivitete jashtë së bashku… kjo më sjell më shumë gëzim”, ka thënë ajo.

Kur u pyet për ditën e saj ideale, u përgjigj duke thënë se “të kaloj kohë me fëmijët e mi është ajo që më bën më të lumtur”.

“Është bukur t’i shoh të gjithë sërish pas kësaj pauze,” tha Gisele. “Të bësh grim dhe flokët ndjehet si pushim – me një bebe në shtëpi, netët janë kaq të shkurtra, saqë mezi kam pasur kohë të krihem muajt e fundit!” Bündchen ka treguar tutje se mëmësia e ka formuar dhe forcuar ndër vite.

“Ndihem rehat në lëkurën time e kam kuptim më të qartë të prioriteteve të mia. Jam mirënjohëse për atë ku jam. Ndiej se e kam fituar këtë vend”, tha ajo.

Megjithëse shumë private, këtë muaj ajo ka ndarë për herë të parë një foto me foshnjën në Instagram, në një postim për Ditën e Nënës më 11 maj.

“Kam qenë e heshtur këtu, por shumë e zënë duke jetuar jetën… Ndonjëherë momentet më të bukura nuk ndahen, thjesht përjetohen”, ka shkruar ajo.

Continue Reading

Magazinë

Miley Cyrus shpjegon arsyen mjekësore që e pengon të bëjë turne të shpeshta

Published

on

Miley Cyrus iu referua edhe një herë në një intervistë të re edemës së Reinke, një gjendje që i jep asaj timbrin karakteristik dhe të ashpër të zërit.

Por në të njëjtën kohë është një pengesë për të bërë turne aq sa do të donte. Duke folur në emisionin “The Zane Lowe Show” të Apple Music, këngëtarja 32-vjeçare shpjegoi se ka një polip shumë të madh në kordat vokale, i cili është një rritje anormale e indeve.

“Është pjesë e anatomisë sime unike,” tha ajo. “Më ka dhënë shumë nga toni e struktura që më kanë bërë këtë që jam, por është e vështirë të këndosh me të, është si të vraposh në maratonë me pesha në kyçet e këmbëve.” Cyrus pranoi se stili i jetës së saj kur ishte 21 vjeç – me netë të vona, alkool, duhan dhe festa pas koncerteve – nuk e ndihmoi gjendjen e saj. «Zëri im tingëllonte gjithmonë kështu », tha ajo.

Ajo tha se kur është e rraskapitur, nëna komenton se zëri i saj tingëllon sikur “po flet në radio” . “Kjo krijon këtë ‘shqetësim vokal’ absolut dhe kështu, unë jetoj me këtë bekim të gjendjes”, tha Cyrus, duke zgjedhur të shohë anën pozitive. “Zëri im është jashtëzakonisht unik për shkak të kësaj.”

Këngëtarja zbulo se nuk planifikon ta heqë polipin me anë të ndërhyrjes kirurgjikale, pasi nuk rrezikon të mos ketë më këtë zë. Në vend që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, artistja fituese e çmimit Grammy preferon të reduktojë performancat live për të shmangur tendosjen e kordave vokale.

Nëse do të bënte një turne botëror, do duhej të bëhej “në mënyrë të qëndrueshme” për të, pasi nuk bën riprodhime muzikore dhe performancat live janë të lodhshme. Ajo madje shtoi se nëse nuk jep një numër të caktuar koncertesh, atëherë “matematikisht nuk është e mundur” të bëjë turne, sepse nuk do të jetë në gjendje të mbulojë kostot për stafin dhe nevojat e tjera të koncerteve.

Continue Reading

Të kërkuara