Lifestyle

Shkencëtarët zgjidhin misterin pse gratë kanë më shumë të ftohtë se burrat

DrEran Levin tha se burrat dhe gratë temperaturat i ndjejnë ndryshe.

Published

on

Shkencëtarët më në fund kanë zgjidhur një nga misteret më të mëdha, atë se pse gratë ndjejnë më të ftohtë se burrat.

Studiuesit besojnë se kjo gjendje e grave i ndalon përplasjet e çifteve.

Ata zbuluan se e njëjta tipar është e pranishme në shumë lloje zogjsh dhe gjitarësh femra të cilat preferojnë një strofull më të ngrohtë dhe komode.

DrEran Levin nga Universiteti i Tel Avivit tha se burrat dhe gratë temperaturat i ndjejnë ndryshe.

“Burrat dhe gratë e ndiejnë temperaturën ndryshe. Ky ndryshim në ndjesinë termike. Studimi ynë ka treguar se fenomeni nuk është unik për njerëzit, por edhe në mesin e shumë llojeve të shpendëve dhe gjitarëve, femrat preferojnë një mjedis më të ngrohtë sesa meshkujt dhe në periudha të caktuara këto preferenca shkaktojnë ndarje midis dy gjinive”, u shpreh ai.

Ai shtoi se fenomeni lidhet me disa tipare të tjera që shihen tek kafshët dhe njerëzit. Për shembull, femrat kanë më shumë gjasa të grumbullohen së bashku për ngrohtësi ndërsa meshkujt mbajnë më shumë distancë dhe i shmangen kontaktit me njëri -tjetrin.

Lifestyle

Gabimet që bëni gjatë udhëtimeve të gjata me avion

Published

on

Në listën e mënyrave sesi njerëzit duan ta kalojnë kohën e tyre, sidomos gjatë një udhëtimi të largët dhe ulur për orë të tëra në avion, ka shumë gjëra. Disa prej gjërave që bëjmë gabim po i rendisim si më poshtë:

Vishni rroba të papërshtatshme – Fakti që do të rrini ulur gjashtë apo tetë orë në avion, do të thotë që duhet të ndiheni sa më rehat. Shmangni veshjet e trasha apo të ngushta dhe në vend të tyre zgjidhni pëlhura të buta dhe elastike për rehati maksimale.

hikoni shpesh orën – Nëse e bëni shpesh këtë, do ju duket sikur koha kalon shumë ngadalë, sidomos gjatë një fluturimi të gjatë me avion.

Udhëtoni pa gjërat e nevojshme për gjumë – Kufje për veshët, ta izoloni veten nga çdo zhurmë e mundshme. Përveç kësaj, një maskë për sytë dhe një gjumë i mirë janë gjithçka që rekomandohet për t’u ndjerë rehat në avion.

Nuk shkarkoni filma apo muzikë të mirë – Para fluturimit, shkarkoni filma, muzikë në pajisjet elektronike si telefoni, iPad ose laptopi dhe sigurohuni që ato të jenë të karikuara para se të udhëtoni, që të keni mundësi për t’u argëtuar gjatë orëve të gjata në avion.

Udhëtoni pa një plan për gjumin – Është e rëndësishme të kuptosh çfarë do të bësh në fluturim, a është qëllimi juaj të dilni nga avioni me sy të kuq? Mundohuni të flini gjatë udhëtimit kur është natë, shmangni kafeinën para se të hipni në avion dhe shijoni fluturimin.

Ndiheni të detyruar të flisni gjithë kohës – Kur udhëtoni me kolegët, nuk keni pse të uleni pranë tyre, pasi nuk është e nevojshme t’ju shohin si flini apo si gërhisni gjatë gjumit. Zgjidhni një vend ku të ndiheni rehat,

Hani vetëm ushqimin e avionit – Nëse nuk jeni ulur në business class, nuk keni shumë opsione vaktesh, ndaj është mirë të hani diçka pak para fluturimit që të mos ndiheni me stomakun bosh.

Neglizhoni kujdesin ndaj vetes – Të jesh në fluturim të gjatë mund të duket si lloj realiteti alternativ ku koha e rregullat nuk zbatohen, është e rëndësishme të kujdesesh për veten. Mos harroni të qëndroni të hidratuar dhe të merrni vitaminat e duhura. /UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Ushqimi më i mirë që ndalon rënien e flokëve

Published

on

Humbja e flokëve mund të jetë e vështirë për të parandaluar ose menaxhuar, prandaj është një moment dëshpërues për shumë individë sidomos nëse shkaku është i panjohur.

Edhe pse në shumicën e rasteve është diçka e natyrshme që ndodh me plakjen, ka faktorë tjerë si gjenetika, mungesa e lëndëve ushqyese, stresi ose probleme të ndryshme shëndetsore që nxisin më tej rënien e tyre.

Disa nga këta faktorë mund të jenë më të vështirë për tu trajtuar dhe parandaluar, por përfshirja e lëndëve ushqyese të duhura në regjimin tuaj ushqimor, mund të jetë një opsion në parandalimin e rënies së mëtejshme.

Sipas këshillave të ekspertëve botërorë të shëndetit, ka një ushqim të veçantë i cili ndihmon në parandalimin dhe forcimin e flokëve.

Një nga ushqimet më të mira që mbështet shëndetin e flokëve janë vezët, veçanërisht e verdha, përmbajnë lëndë ushqyese dhe vitamina që ndihmojnë në rritjen e flokëve, në veçanti janë të pasura me Biotinë.

Biotina është një lloj vitamine B, dhe përveç vezëve, ajo gjendet në mish, organe të kafshëve, peshk, fara dhe arrorë, në një vezë ju do të merrni rreth 10 mikrogramë nga kjo lëndë ushqyese, që është 33% e vlerës së rekomanduar ditore.

Kjo është përqindja më e lartë e biotinës që një ushqim përmban pas mëlçisë së viçit, vezët janë më të lehta për t’u përfshirë sesa mëlçitë!

Edhe pse nuk ka shumë që tregojnë se biotina parandalon rënien, ka të dhëna që sugjerojnë se mungesa e kësaj lënde ushqyese lidhet me një shëndet të dobët të flokëve. Pra, konsumi i ushqimeve me biotinë si vezët, ndihmon në rritjen e flokëve me ritëm të shëndetshëm.

Një përfitim tjetër që vezët kanë është se përmbajnë proteina me cilësi të lartë, një tjetër lëndë ushqyese që mbështet shëndetin e flokëve.

Continue Reading

Lifestyle

Kujdesi për bimët, ja sa dritë dhe ujë duan ato

Published

on

Kur të blini lule, mendoni mirë për zgjedhjen që bëni, sepse luleve duhet përshtatur ambientin ku rriten.

Se për çfarë lloji të luleve do të vendosni varet nga preference por edhe mundësia për t’u kujdesur për to!

Nëse disa lule nuk kanë nevojë për ndonjë kujdesje të madhe me disa të tjera duhet treguar më shumë kujdes.

Bimët të mbahen larg nga burimi i nxehtësisë

Bimët nuk duhet të vendosen në afërsi të trupave që çlirojnë nxehtësi. Gjithashtu, mos i mbani bimët në afërsi të televizorët, sepse bimët do të absorbojnë nxehtësinë dhe do t’u thahen rrënjët dhe gjethet.

Ujitja e rregullt e bimëve

Uji është njëri ndër faktorët vendimtarë për zhvillimin e rritjen e bimëve, andaj duhet pasur më së shumti kujdes. Pas ujitjes, dheu do ta lirojë tepricën e ujit në enën e vendosur nën vazo, ndërkaq atë ujë duhet ta hiqni, sepse bimët nuk e duan lagështinë e tepërt.

Temperatura dhe drita

Disa bimëve u përshtaten këndet e errëta të dhomave, disa të tjerave pozicionet afër dritareve, duhet pasur kujdes edhe temperaturën, megjithatë këta elementë ndryshojnë në varësi të bimëve, ndaj informohuni me luleshitësin përpara se të blini një lule.

Continue Reading

Lifestyle

Sot, Dita Ndërkombëtare e Lumturisë

Published

on

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 13 vjet më parë e shpalli 20 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë, duke njohur rëndësinë e lumturisë dhe mirëqenies si synime dhe aspirata universale në jetën e qenieve njerëzore.

Nismëtar për këtë rezolutë u bë Butani, një vend sipas të cilit vlera e lumturisë kombëtare qëndron mbi të ardhurat kombëtare. Butani në fillim të viteve ’70 miratoi një paketë objektivash që u bënë të famshme në të gjithë botën, “Lumturia Kombëtare Bruto në Produktin Kombëtar Bruto”.

OKB thotë se, lumturia është qëllim themelor i njeriut. Asambleja e Përgjithshme bën thirrje për “një qasje më gjithëpërfshirëse, të barabartë dhe të ekuilibruar ndaj rritjes ekonomike që promovon lumturinë dhe mirëqenien e të gjithë popujve”.

OKB bën thirrje që qeveritë e organizatat ndërkombëtare duhet të investojnë në kushte që mbështesin lumturinë duke mbështetur të drejtat e njeriut e përfshirë mirëqenien dhe dimensionet mjedisore në kornizat e politikave, siç janë 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Efektiviteti i qeverive në ruajtjen e paqes dhe rendit shoqëror, si dhe në fushat e taksave, institucioneve ligjore dhe ofrimit të shërbimeve publike, lidhet fuqishëm me kënaqësinë mesatare të jetës.

Kombet e Bashkuara ftojnë çdo person të çdo moshe, të çdo niveli arsimor, biznese dhe qeveri të bashkohen në festimin e Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë.

Continue Reading

Të kërkuara