Lifestyle

Shkencëtarët zgjidhin misterin pse gratë kanë më shumë të ftohtë se burrat

DrEran Levin tha se burrat dhe gratë temperaturat i ndjejnë ndryshe.

Published

on

Shkencëtarët më në fund kanë zgjidhur një nga misteret më të mëdha, atë se pse gratë ndjejnë më të ftohtë se burrat.

Studiuesit besojnë se kjo gjendje e grave i ndalon përplasjet e çifteve.

Ata zbuluan se e njëjta tipar është e pranishme në shumë lloje zogjsh dhe gjitarësh femra të cilat preferojnë një strofull më të ngrohtë dhe komode.

DrEran Levin nga Universiteti i Tel Avivit tha se burrat dhe gratë temperaturat i ndjejnë ndryshe.

“Burrat dhe gratë e ndiejnë temperaturën ndryshe. Ky ndryshim në ndjesinë termike. Studimi ynë ka treguar se fenomeni nuk është unik për njerëzit, por edhe në mesin e shumë llojeve të shpendëve dhe gjitarëve, femrat preferojnë një mjedis më të ngrohtë sesa meshkujt dhe në periudha të caktuara këto preferenca shkaktojnë ndarje midis dy gjinive”, u shpreh ai.

Ai shtoi se fenomeni lidhet me disa tipare të tjera që shihen tek kafshët dhe njerëzit. Për shembull, femrat kanë më shumë gjasa të grumbullohen së bashku për ngrohtësi ndërsa meshkujt mbajnë më shumë distancë dhe i shmangen kontaktit me njëri -tjetrin.

Lifestyle

Sekreti për të qëndruar i relaksuar gjatë ditës së punës

Published

on

Sa pushim është saktësisht “i mjaftueshëm”? Shkenca e ka dhënë një përgjigje të saktë: 42 për qind.

Kjo është pjesa e kohës që trupi dhe truri ynë kanë nevojë të kalojmë në pushim – rreth 10 orë nga çdo 24.

Nuk ka rëndësi nëse i plotësoni çdo ditë; rëndësi ka mesatarja gjatë javës, muajit apo edhe periudhave më të gjata.

Ndoshta mendoni: “42%? Është e pamundur, nuk kam aq kohë!”

Por e vërteta është se, nëse nuk ia jepni trupit pushimin e nevojshëm, atëherë “42 përqindëshi” do t’jua marrë vetë: me sëmundje, lodhje ekstreme apo rraskapitje që ju detyrojnë të ndaloni.

A ju ka ndodhur ndonjëherë të sëmureni sapo keni përfunduar një projekt të madh?

Apo të flini nga 12 deri në 14 orë ditët e para të pushimeve? Ndoshta edhe të përfundoni në spital pas një periudhe stresi të gjatë?

Këto janë shembuj të qartë se stresi ndikon realisht në çdo sistem të trupit: imunitar, tretës, hormonal. Për t’i mbajtur këto në ekuilibër, biologjia jonë ka nevojë për pushim të qëndrueshëm.

Pra, pushimi nuk është luks, por kusht biologjik. Nëse nuk e plotësoni, trupi do t’ju detyrojë ta bëni, shpesh në mënyrat më të pakëndshme.

Përgatiti: A.Z. /’UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Si të parandalohet rivaliteti midis fëmijëve?

Published

on

Rivaliteti midis vëllezërve dhe motrave është dukuri e zakonshme në familjet me shumë fëmijë. Ndërsa fëmijët rriten, konkurrojnë me njëri-tjetrin për vëmendjen prindërore dhe një ndjenjë drejtësie.

Nëse një fëmijë ndihet i lënë pas dore ose nuk trajtohet në mënyrë të barabartë, çon në konflikt e xhelozi në marrëdhënie me njërin prej tyre. Para ardhjes së një fëmije më të vogël, fëmija më i madh ishte qendra e vëmendjes prindërore.

Nevojat plotësoheshin shpejt e nuk kishte nevojë të ndante lodrat me askënd. Me ardhjen e një vëllai ose motre, situata ndryshon, prindërit tani duhet ta shpërndajnë vëmendjen e tyre midis të dy fëmijëve, gjë që mund të shkaktojë ndjenja xhelozie tek fëmija më i madh.

Ndërsa fëmijët rriten, rivaliteti manifestohet përmes konkurrencës për lodra dhe aktivitete, dhe rezistencës së fëmijëve më të vegjël ndaj të moshuarve që u imponojnë rregulla.

Ja si të reagoni

Njohja e hershme e konfliktit të mundshëm parandalon përshkallëzimin dhe mbajtja e qetësisë së prindërve i mëson fëmijët të bëjnë të njëjtën gjë. Çdo fëmijë ka nevoja të ndryshme. Në vend të shpërblimeve, ofroni një qasje dhe vëmendje individuale që i përshtatet.

Fëmijët i përjetojnë frustrimet pa aftësinë verbale për t’i shprehur ato. Është e rëndësishme të ndiejmë ndjenjat e tyre e t’i dëgjojmë, kjo ndihmon me qetësinë emocionale.

Ndonjëherë është më mirë të injoroni mosmarrëveshjet fillestare, në këtë mënyrë nuk e shpërbleni sjelljen e keqe me vëmendje dhe fëmijët zhvillojnë aftësinë për të zgjidhur konfliktet vetë.

Kur emocionet të jenë qetësuar, dëgjoni të dyja palët, inkurajojini fjali si “Ndihem”, pa ndjenjë faji dhe ftojini ato të sugjerojnë vetë zgjidhje.

Konfliktet janë mundësi për fëmijët të mësojnë të negociojnë, të bëjnë kompromis dhe të kuptojnë nevojat e të tjerëve. Në këtë mënyrë, zhvillojnë aftësi të qëndrueshme për marrëdhëniet ndërpersonale dhe situatat e ardhshme.

Continue Reading

Lifestyle

Një orë më shumë gjumë, e më pak dritë! Ja data kur ndryshon ora

Published

on

Edhe pse kjo duket si një formalitet i zakonshëm, ndryshimi i orës ndikon dukshëm në jetën e përditshme.

Nga gjumi dhe përqendrimi, te humori dhe produktiviteti, trupi reagon ndaj prishjes së ritmit natyral. Në vend të një ore më shumë pushim, shpesh përballemi me lodhje, nervozizëm dhe rënie të energjisë.

Prej vitesh në Evropë diskutohet për heqjen e kësaj praktike, por ajo ende mbetet në fuqi dhe zbatohet dy herë në vit, pranverë dhe vjeshtë, me arsyetimin se drita e ditës shfrytëzohet më mirë.

Ky ndryshim sjell më shumë shqetësime sesa përfitime, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit që e kanë më të vështirë përshtatjen.

Efektet nuk duhen nënvlerësuar e këshillojnë që secili të përgatitet për këtë tranzicion, që ndikimi në organizëm të jetë sa më i lehtë.

Kur ndryshon ora?

Në vjeshtën e vitit 2025, orët do të kthehen pas më 26 tetor, të dielën në ora 03:00 të mëngjesit, atëherë akrepat kthehen një orë pas, në 02:00. Praktikisht fitojmë një orë më shumë gjumë, por humbim një pjesë të dritës së ditës. Ndërsa shumica mendojnë: “mirë, fle më gjatë”, pasojat e kësaj ndryshimi shpesh nënvlerësohen – nga lodhja deri te ndjesia se dita është shumë e shkurtër.

Pse bëhet ky ndryshim?

Edhe pse prej kohësh diskutohet për heqjen e tij, ndryshimi i orës ende zbatohet dy herë në vit, me arsyetimin se drita e ditës shfrytëzohet më mirë. Por në praktikë, më shumë dritë në mëngjes nuk do të thotë më pak lodhje pasdite, transmeton Telegrafi.

Pasojat që shpesh i injorojmë:

▪ Çrregullim i bioritmit, sidomos tek fëmijët dhe të moshuarit.
▪ Përgjumje dhe ulje të përqendrimit.
▪ Rrezik më i madh për gjendje depresive për shkak të errësirës më të hershme.
▪ Ndryshime në oreks dhe në cilësinë e gjumit.

5 gjëra që gjithmonë i harrojmë

▪ Ora në furrë, në makinë ose në mur nuk ndryshohet vetë.
▪ Ndihemi “të çuditshëm” për disa ditë pas ndryshimit, pa e kuptuar pse.
▪ Fëmijët e kanë më të vështirë përshtatjen se të rriturit.
▪ Produktiviteti bie në javën e parë.
▪ Shumë besojnë se kjo praktikë do të hiqet, por ende nuk është.

Si të përshtatemi më lehtë?

▪ Filloni të rregulloni orarin e gjumit disa ditë më herët.
▪ Dilni në dritë natyrale në mëngjes, edhe kur është me re.
▪ Mos planifikoni angazhime të rëndësishme menjëherë të hënën.
▪ Mbani rutinë – trupi e do parashikueshmërinë.

Ndryshimi i orës në vjeshtë shihet si formalitet teknik, por ndikon në ritmin e përditshëm. Trupi reagon ndaj errësirës më të hershme, ndryshimit të aktiviteteve dhe ndjesisë së “moskoordinimit” me kohën.

Lodhja, nervozizmi dhe rënia e përqendrimit nuk janë shenjë dobësie, por reagim i natyrshëm ndaj ndryshimit të ritmit.

Prandaj, është e rëndësishme të mos i nënvlerësojmë këto efekte, por t’i pranojmë dhe t’i menaxhojmë, përmes rutinës, ekspozimit në dritë dhe durimit ndaj trupit tonë.

Continue Reading

Lifestyle

Sa shpesh duhet t’i prisni flokët?

Published

on

Është gjithmonë e ndërlikuar për ta përcaktuar kur keni nevojë për një prerje flokësh. Sidomos nëse përpiqeni të rritni flokët.

Pra, sa shpesh duhet t’i premë flokët? Sipas parukierëve, ekziston një kohë e duhur që duhet t’i përmbaheni nëse mundeni, por kjo varet edhe prej faktorëve sikurse lloji i flokëve, gjatësia dhe trashësia e tyre.

Ka shumë ndryshime midis llojeve të flokëve. Flokët kanë gjatësi dhe nivele të ndryshme trashësie. Flokët e trashë nuk duhet të priten aq shpesh sa flokët e hollë. Kur mund ta dimë se kur është koha e duhur?

Ka sinjale të ndryshme që tregojnë, një nga ato janë fijet e ndara, por ka edhe shenja tjera, nëse keni flokë çdo ditë të ‘çoroditura’ ose kur lidhen shumë.

Nëse keni flokë kaçurrela dhe majat humbasin të gjitha kaçurrelat, ky është sinjal tjetër për të rezervuar takim me parukieren tuaj.

Philip B. këshillon të mos prisni më shumë se gjashtë muaj për t’i prerë flokët.

“Pas një kohe të caktuar, pavarësisht se sa mirë i trajtoni flokët, majat tuaja kanë tendencë të bëhen [të fërguara]”.

Nëse jeni duke u përpjekur të rritni flokët tuaj, ju duhet t’i shkurtoni ato rregullisht. Edhe nëse kjo duket kundërintuitive.

Një eksperte tjetër, Meri Kate O’Conner, shpjegon se nuk duhet të prisni derisa ndarja të shkojë deri te boshti i flokëve.

Continue Reading

Të kërkuara