Shëndeti

Shkencëtarët zbuluan se në cilën kohë stërvitja ka efektin më të madh në shëndet

Hulumtimet e reja tregojnë se te gratë në të 40-at përgjigjja është po, raporton US News.

Published

on

Dihet që stërvitja e rregullt ndihmon për të mbajtur zemrën të shëndetshme, por a mund të sjellë më shumë përfitime ushtrimet në mëngjes sesa të shkoni në palestër në mbrëmje? Hulumtimet e reja tregojnë se te gratë në të 40-at përgjigjja është po, raporton US News.

“Shumica e udhëzimeve të shëndetit publik e injorojnë plotësisht kohën që ne ushtrojmë, duke u fokusuar kryesisht në llojet e ushtrimeve dhe intensitetin e tij”, tha autori i studimit Gali Albalak, student i doktoraturës në Departamentin e Mjekësisë së Brendshme, Qendra Mjekësore Universitare Leiden në Holandë.

Duke krahasuar “incidentet” kardiake me kohën e stërvitjes, studiuesit zbuluan se gratë që kryesisht ushtronin në mëngjes, konkretisht nga ora tetë deri në 11 të mëngjesit, kishin një rrezik më të ulët të sulmit në zemër dhe goditjes në tru, shkruan US News.

Krahasuar me gratë që ishin më aktive në fund të ditës, ato që ishin më aktive në mëngjes kishin një rrezik 22 deri në 24 për qind më të ulët të sëmundjeve të zemrës, ndërsa rreziku i goditjes në tru ishte deri në 35 për qind më i ulët. Ajo që është veçanërisht interesante është fakti se përfitimi i shtuar i ushtrimeve në mëngjes nuk është vërejtur te meshkujt.

“Nuk gjetëm ndonjë teori të qartë që mund të shpjegonte këto rezultate të marra dhe informacionin se pse ushtrimet e mëngjesit funksionojnë te femrat, por jo te meshkujt”, theksoi Albalak, duke shtuar se do të nevojiten kërkime shtesë për të gjetur një përgjigje për këtë pyetje.

Shëndeti

Studim: Vrapi ose ecja e shpejtë, faktorë kyç që garantojnë jetëgjatësinë e njeriut!

Published

on

Njerëzit që vrapojnë janë 25-40 përqind më pak të rrezikuar nga vdekshmëria e hershme dhe jetojnë të paktën 3 vjet më shumë se njerëzit që nuk vrapojnë.

Një studim i publikuar në revistën Progress in Cardiovascular Diseases, thekson se vrapi ose ecja e shpejtë “është një faktor kyç që garanton jetëgjatësinë.”

Lajmi më i mirë që vjen nga ky studim 15 vjeçar, është që përfitimet janë të njëjta, si në rastet e një vrapi të ngadaltë e të lehtë për pak minuta ashtu edhe në rastet e një vrapi të shpejtë dhe kohëgjatë.

Kjo do të thotë që njerëzit mundet të jenë modestë në këtë aktivitet fizik dhe sërish, të korrin përfitime maksimale.

Ekspertët shpresojnë që ky studim do t’i motivojë njerëzit të kryejnë aktivitet fizik për shkak të përfitimeve që vijnë prej tij.

Studimi ka analizuar edhe aspekte të tjera të këtij aktiviteti fizik. Duke mbajtur në konsideratë faktorë të tjerë të stilit të jetesës, shkencëtarët sugjerojnë që vrapi të shton minimalisht 3 vite jetë.

Por përfitimet janë më të mëdha se kaq, sidomos në e nisni këtë aktivitet më vonë gjatë jetës.

Autorët e studimit saktësojnë se, çdo orë që shpenzoni duke vrapuar ju jep 7 orë shtesë jetë. Këto të dhëna vlejnë për sasi të vogla kohore të shpenzuara çdo ditë për vrap. Gjatë vlerësimit të rolit të vrapit në shëndetin e njeriut, shkencëtarët morrën për bazë të ashtuquajturat “fraksione të popullsisë” dhe faktorët që shkaktojnë vdekje të parakohshme. Në studim u përfshinë 55,000 njerëz.

Shkencëtarët thanë se nëse duhanpirësit ndalonin së piri duhan menjëherë, atëherë me këtë veprim do të shmangej 11% e vdekjeve të parakohshme.

Nëse të gjithë njerëzit mbipeshë do të ulnin Indeksin e Masës Trupore, atëherë do të shmangnin 8% të vdekjeve të parakohshme.

Tensioni i lartë i gjakut ishte një tjetër kontribues në nivelin e vdekjeve të parakohshme, me 15%. Mungesa e vrapit apo aktivitetit fizik, ishte faktori më i lartë i rrezikut me 16 përqind.

A është vrapi forma më e mirë e ushtrimit fizik? Vrapi është i volitshëm dhe më energjik në krahasim me format tjera të stërvitjes. Nuk është habi që vrapuesit aktivë renditen të parët. Përfitimi në jetëgjatësi i njerëzve që nuk vrapojnë, por që janë aktivë është 12%, ndërsa i njerëzve që vrapojnë, por jo në mënyrë aktive është 30%. Ky krahasim nxjerr faktin se vrapi është tregues më i fortë i shëndetit se çdo formë tjetër, edhe nëse ky aktivitet zgjat shumë pak.

Ekspertët nuk deklarojnë që vrapi është dyfish më i mirë se ushtrimet tjera fizike, theksojnë se vrapimi është një aktivitet shumë inkurajues për shëndetin.

Continue Reading

Shëndeti

Ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

Published

on

Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja e stomakut janë simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të ushqyerjes së keqe.

Ka ushqime të caktuara që shkaktojnë fryrje artificiale të stomakut por edhe gazra të vazhdueshme dhe një ndjesi parehatie të madhe.

Në shumë raste, fryrja e stomakut mund të eliminohet falë konsumit të ushqimeve dhe pijeve të caktuara të shëndetshme për tretjen.

Cilat janë ushqimet që eliminojnë fryrjen e stomakut?

Kivi – Një frut i pasur me fibër. Ekspertët thonë se ngrënia e dy frutave në ditë për katër javë me rradhë eliminon konstipacionin dhe fryrjet e stomakut.

Çaji i nenexhikut – Ky çaj është përdorur prej shekujsh për të përmirësuar tretjen e zgjidhur problemet e stomakut. Ky çaj ose suplementët e nenexhikut mund të konsumohen rregullisht për katër javë. Në këtë mënyrë përgjysmojnë simptomat e problemeve me tretjen dhe do të shfryjnë stomakun.

Bananja – Ky frut është një burim i pasur i fibrës e cila ushqen bakteret e mira në stomak dhe përmirëson tretjen. Gratë që hanë dy banana në ditë për 2 muaj me rradhë kanë një bark më të sheshtë.

Kefiri – Përmban enzimë të rëndësishme që shpërbën laktozën, një sheqernë tek qumështi që shkakton probleme me stomakun. Pirja e kefirit zgjidh problemet me tretjen dhe eliminon fryrjen dhe gazrat me të paktën 70%.

Xhenxhefili – Xhenxheri është përdorur prej mijëra vitesh për të qetësuar stomakun e përmirësuar tretjen. Ai qetëson muskujt e lejon trupin të nxjerrë gazrat më me lehtësi. Xhinxheri, një prej përbërësve kryesorë të këtij zhardhoku, ofron përfitime të shkëlqyera për stomakun dhe tretjen.

Pjepri – Ka aftësi çliruese edhe madje ndihmon në eliminimin e ujrave të tepërt nga organizmi. Ai shfryn stomakun por edhe shërben si zëvendësues natyral i elektroliteve sepse është shumë i pasur me kalium. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Qëndrimi ulur për periudha të gjata rrit rrezikun për sëmundje kronike

Published

on

Qëndrimi ulur për më shumë se 6 orë në ditë lidhet me rritjen e rrezikut për diabet, obezitet dhe sëmundje të zemrës, paralajmërojnë ekspertët e shëndetit.

Rekomandohet ngritja dhe lëvizja çdo 30–60 minuta.

Kur trupi është në gjendje pasive për periudha të gjata, metabolizmi ngadalësohet, muskujt e këmbëve dobësohen dhe qarkullimi i gjakut ngadalësohet, duke rritur rrezikun për mpiksje gjaku dhe tension të lartë.

Zgjidhja praktike është përdorimi i tavolinave të ngritura, pushimet aktive ose ecjet e shkurtra gjatë ditës së punës.

Edhe lëvizje të vogla, si shtrirja apo ushtrime të lehta, bëjnë ndryshim të madh në afatgjatë.

Continue Reading

Shëndeti

Të mirat dhe “dëmet” nga konsumimi i fasuleve

Published

on

Fasulet konsiderohen si ushqim i shëndetshëm dhe janë të pasura më shumë vitamina. Por, ato kanë edhe disa efekte jo shumë të këndshme.

Ndër dobitë e fasuleve janë përmbajtja e lartë e hekurit, kaliumit, fibrave, proteinave dhe vitaminës B, transmeton EO.

Gjithashtu fasulet kanë veti kundër kancerit, për shkak të kimikateve që përmbajnë të cilat luftojnë qelizat kancerogjene.

Ndër të tjera parandalojnë sëmundjet e zemrës, ulin kolesterolin dhe ndihmojnë në humbje peshe, për shkak se ngopin dhe nuk shëndoshin.

Të prekurit nga diabeti nuk duhet t’i ndajnë nga tryeza, për shkak se garantojnë një burim të qëndrueshëm të glukozës.

Por krahas dobive fasulet kanë edhe efekte të pakëndshme si gazrat, rritje të presionit të gjakut dhe stimulojnë shkaktimin e migrenë.

Continue Reading

Të kërkuara