Lajmet

Shkencëtarët zbulojnë “magjinë” e shegës

Gjatë viteve janë bërë shumë kërkime shëndetësore për shegët dhe shumë prej tyre janë kundërshtuar.

Published

on

Studiuesit zviceranë kanë vërtetuar se antikosidanti tanina që gjendet te shega konvertohet në sistemin e tretjes në një kompleks që duket se ngadalëson plakjen mitokondriale – një proces natyral që dobëson qelizat dhe shkakton humbjen e masës dhe fuqisë së muskujve me vitet e kaluara.

Gjatë viteve janë bërë shumë kërkime shëndetësore për shegët dhe shumë prej tyre janë kundërshtuar. Në vitin 2016, Komisioni Federal i Tregtisë dhe një gjykatë federale amerikane ndaluan kompaninë “POM Wonderful” që prodhonte lëng shegë nga reklamimi, i cili thoshte se produktet e saj mund të zvogëlonin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kancerit të prostatës dhe mosfunksionimit erektil.

Tani, megjithatë, të paktën një kërkesë shëndetësore është verifikuar. Ellagitanina, substanca që gjenden në një varietet të frutave dhe arrave, por veçanërisht të përqendruar tek shegët, konvertohen në një përbërje të quajtur urolithin A (UA) në zorrën e njeriut. Muskujt fillojnë të dobësohen dhe humbasin forcën dhe masën tek njerëzit mbi moshën 50 vjeç – por një studim i ri ka gjetur se UA mund të stimulojë biogjenezën mitokondriale – në fakt duke përmbysur efektet e pashmangshme të plakjes në qeliza.

Lajmet

Gjykata Kushtetuese urdhëron deputetët t’i kthehen votimit të hapur

Published

on

By

Gjykata Kushtetuese tha të premten, më 8 gusht, se deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e Kuvendit përmes votimit të hapur.

Po ashtu, gjykata vendosi që një kandidaturë për kryetar kuvendi të votohet vetëm tri herë.

Gjykata vendosi: TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutësë Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”, thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses të publikuar sot.

Continue Reading

Lajmet

​Laporta shpalos dëshirën e madhe, kërkon përplasjen e dy gjigantëve në Ligën e Kampionëve

Published

on

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka vlerësuar PSG-në si një nga dy skuadrat më të forta dhe më të bukura për t’u parë sezonin e kaluar, krahas Barcelonës. Ai ka shprehur dëshirën që dy gjigantët të përballen këtë sezon për të përcaktuar “cilët janë më të mirët”.

“Mendoj se dy skuadra, mes tyre PSG-ja, bënë shumë mirë sezonin e kaluar, fituan Ligën e Kampionëve, fituan kampionatin francez dhe ofruan futboll të bukur me një trajner shumë të mirë, lojtarë të shkëlqyer dhe një ekip fantastik. Fatkeqësisht, nuk patëm mundësinë të luanim kundër tyre, por është një ndeshje që bota e futbollit ende e pret. Mendoj se ishim dy skuadrat më konkurruese dhe në formën më të mirë sezonin e kaluar. Shpresoj që të përballemi këtë sezon për të parë se cila është më e mira, duke respektuar të gjitha klubet e tjera, sepse mund të shfaqet edhe ndonjë tjetër që do të luajë futboll të bukur”, theksoi Guardiola për ‘CNN’.

“Në aspektin e futbollit, të gjithë ata që e duan këtë sport e panë se Barcelona dhe PSG ishin ekipet më në formë dhe që ofronin futbollin më të mirë në botë. Por, për fat të keq, nuk patëm mundësinë të luanim finalen kundër tyre në Ligën e Kampionëve. Shpresoj që me formatin e ri të Ligës së Kampionëve, të organizuar nga UEFA, të kemi këtë mundësi sezonin e ardhshëm”, shtoi ai.

Laporte përgëzoi presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, për formatin e ri të Ligës së Kampionëve.

“E përgëzoj Aleksander Čeferin si president të UEFA-s, sepse ai ka krijuar një format që e përmirëson garën. Čeferin është një njeri i aftë që e njeh futbollin dhe besoj se edhe ai e shijon këtë kompeticion.”.

 

Continue Reading

Bota

​Kombet e Bashkuara: Izraeli të ndalojë menjëherë planin për Gazën

Published

on

OKB-ja kërkon që Izraeli të “ndalojë menjëherë” planin për kontroll ushtarak të Rripit të Gazës, sipas ANSA.

Në një deklaratë thuhet se “Plani i qeverisë izraelite për një marrje të plotë ushtarake të Rripit të Gazës të pushtuar rrezikon të sjellë vuajtje të paimagjinueshme dhe krime të tmerrshme dhe duhet të ndalet menjëherë”, tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, në një deklaratë të publikuar sot në Gjenevë.

Plani, theksoi më tej Türk, “është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që Izraeli duhet t’i japë fund okupimit sa më shpejt të jetë e mundur, me zbatimin e zgjidhjes me dy shtete dhe të drejtës së palestinezëve për vetëvendosje”.

Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së, bazuar në të gjitha provat e disponueshme deri më tani, “kjo përshkallëzim i mëtejshëm do të sjellë zhvendosje masive të detyruar, vrasje të mëtejshme, vuajtje të padurueshme, shkatërrim të pakuptimtë dhe krime mizore”.

“Në vend që ta përshkallëzojë këtë luftë, qeveria izraelite duhet të bëjë çdo përpjekje për të shpëtuar jetët e civilëve të Gazës duke lejuar rrjedhën e plotë dhe të pakushtëzuar të ndihmës humanitare”.

Gjithashtu, pengjet duhet të “lirohen menjëherë dhe pa kushte” nga grupet e armatosura palestineze, ashtu si edhe palestinezët e ndaluar në mënyrë arbitrare nga Izraeli”.

Continue Reading

Aktualitet

Kurti: PDK dhe LDK dërguan lëndë të reja në Gjykatë, nuk donin bashkëpunim

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij ka ofruar kompromise dhe ka qenë e gatshme për bashkëpunim, por partitë e tjera nuk kanë ndërmarrë hapa të njëjtë.

Ai ka deklaruar se edhe pas këshillës së Gjykatës Kushtetuese që partitë të merren vesh mes vete, PDK-ja dhe LDK-ja kanë dorëzuar lëndë të reja në këtë gjykatë.

“Ne kemi ofruar dy kompromise. I pari ka qenë që, nëse me votim të fshehtë nuk zgjidhet Albulena Haxhiu, ne do të sjellim një emër tjetër. Kompromisi i dytë ka qenë që të merremi vesh për një paketë ku përfshihen kryetari dhe nënkryetarët. Ne kemi bërë hapa, nuk ka pasur hapa nga pala tjetër”, tha Kurti.

“Nëse Gjykata thotë “Uluni dhe merruni vesh”, ti nuk shkon të dorëzosh lëndë në Gjykatë. LDK dhe PDK menjëherë kanë shkuar në Gjykatë, sikur të mos kishte pasur fare një vendim paraprak”, vazhdoi tutje Kurti.

 

Continue Reading

Të kërkuara